DHOMA 309 – EPISODI 165
Lale, Nilyferi dhe Nergisi janë më se të vendosura të gjejnë babanë e tyre. A është e saktë adresa që ato gjejnë? Të gjithë personat që e kanë njohur e përshkruajnë Jëlldërëmin, babanë e vajzave si një njeri të pavlerë. Të gjendura në udhëkryq, ato nuk dinë më si të veprojnë.
Flake Pasioni – EPISODI 186
Dasma e Hyljas dhe Kerimit do të shkojë për mrekulli, por një letër do të rikujtojë të shkuarën. Hylja dhe Mahiri përshëndeten përgjithmonë. Një dashuri e lindur që në fëmijëri, mes gënjeshtrash dhe intrigash arrin të mbijetojë deri në fund.
5 Yjet – EPISODI 5
Virhinia fillon t’i rregullojë marrëdhëniet me Ignacion, por ajo gjen një mesazh të Mias në celularin e tij. Amanda zemërohet kur djali i saj i thotë se Karla dhe Havo shkojnë bashkë, ndërkohë që ky i fundit vendosë të ikë nga shtëpia. Florës i jepet mundësia që të marrë pjesë në një reklamë dhe ia del mbanë me sukses.
Tre Anat – EPISODI 23
Ramiro përpiqet ta joshë Ana Laurën me shumë ëmbëlsi, por ajo i thotë se nuk është ende gati për ta hedhur atë hap. Ndërkohë, Ana Lusia dhe Santiago bëjnë dashuri për herë të parë. Mariano reagon ashpër kur sheh Ramiron me Ana Laurën dhe i thotë asaj se ai e do për interes. Ana Letisia thur një tjetër intrigë kundër Ramiros. A do ta prishë fejesën Ana Laura?