Nuk është habi që shikuesit të kërkojnë seriale turke në ekranet kryesore. Tashmë tregu i kinematografisë turke po sundon botën në më shumë se 120 shtete, për të mos harruar edhe shqipërinë, ku serialet turke zënë një hapsirë të konsiderueshme të fashës orare televizive dhe audiencën më të lartë.
I vetmi televizion nga dy rivalët e tij, që i ka rezistuar serialeve turke është Top Channel, i cili edhe këtë sezon televiziv nuk ka lajmëruar për asnjë prodhim turk.
Kureshtja për të marrë mendimin e lexuesve na shtyu që në sondazhin javor të IMAlbania.com ta vendosnim me temën:”A do te donit te shihnit seriale turke ne Top Channel?” i cili nga rezultatet doli se 60.1 % e votuesve do te donin te shihnin prodhime te turqise ndersa kundra tij ishin vetem 39.9 % qe mendonin per jo.