Që në momentin që u bë publik lajmi i largimit të Marina Vjollcës nga Top Channel, të gjithëve na erdhën disa pyetje njëherësh: përse u largua, te cili TV do e shohim sërish, çfarë do bëjë?
Ndonëse Marina është treguar shumë e rezervuar, duke mos treguar asgjë, dita- ditës ia kemi dalë të zbulojmë diçka.
Mësuam se bukuroshja nuk do të prezantonte më një emision sportiv, por do të risjellë në ekranin e “Tv Klan” programin hit të 10 viteve më parë, “C’est la vie”/”Kjo është jeta” i konceptuar si një spektakël i madh muzike me pjesëmarrjen e 10 çifteve, të cilët do të konkurrojnë duke kënduar.Cest
Teksa i mësuam të gjitha, madje edhe konkurrentët që do të marrin pjesë, sekret na kishte mbetur vetëm se si do dukej skena, por kjo jo dhe për shumë kohë.
Është balerina e njohur e TKOB, Enada Hoxha që ka bërë një postim në Instastory të një skene të re që po ndërtohet në TV Klan dhe me shumë gjasa bëhet fjalë për programin e ri që pritet të nisë së shpejti nën drejtimin e Marinës.
Me sa shohim nga video do të na duhet të presim edhe pak kohë pasi ka ende punë për të bërë. Në këtë rast nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim…