Lëvizjet e gazetarëve janë kthyer tashmë si në merkatot e futbollit, shkruan newsbomb.al.
Përmbyllja e sezoneve çel negociatat mes gazetarëve dhe pronarëve të medieve.
Newsbomb.al mëson se kanali i ri televiziv A2 me investitor Bashkim Ulajn i cili ka sjellë në Shqipëri simotrën e CNN, ka “rekrutuar” një pjesë të mirë të emrave të gazetarisë televizive.
Kështu, burimet i thanë newsbomb.al se Endri Xhafo dhe Juli Krisafi shkojnë CNN.
Xhafo që prej 25 majit ka dhënë dorëheqjen nga gjiganti mediatik Top Channel, por i pyetur nga newsbomb.al nëse e ka përmbyllur gjithçka mes CNN, gazetari tha “Jo”. Megjithatë nuk mohon se ka marrë një ofertë.
Edhe Denisa Pasholli, spikerja e Top Channel, ka dhënë dorëheqjen nga ky televizion.
Sakaq, burimet i thanë newsbomb.al se gazetarja Ina Qirjo lë televizionin News 24 dhe shkon në CNN. Edhe spikerja simpatike e ABC News Viol Xhafaj është duke negociuar për t’u atashuar pranë CNN.
Gjithashtu spikerja e lajmeve Alba Alishani pritet të lërë televizionin Ora News për t’u bërë pjesë e televizionit të ri.