Disa ditë më parë duke udhëtuar për në koncertin e tyre në Greqi, menaxheri Xhani Demika dhe aktorët e show-t të humorit “Al -Pazar” kanë bërë aksident me makinë. Burime konfindenciale nga lexuesit e faqes na bëjnë me dije që ata janë jashtë rrezikut për jetën. Miqtë dhe fansat, por dhe stafi organizativ që prisnin artistët kanë qenë të shqetësuar dhe kanë njoftuar për aksidentin dhe na kanë konfirmuar që tre djemte janë mirë.
Xhani Demika është menaxheri i artistëve të njohur shqiptar më në zë të momentit por dhe dy aktorëve. Montana dhe Montela janë dy aktorët e humorit të cilët ndodheshin në makinë me menaxherin e tyre për koncertin e rradhës në shtetin fqinj. Ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe çdo gjë është nën kontroll, duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta në trup.
Aksidenti që pësuan nuk i ndaloi të mos zhvillohej koncerti i tyre që kishin planifikuar. Në rrjete sociale si “Instagram” janë postuar foto gjatë udhëtimit të tyre me makinë gjatë ikjes dhe mbas konceriti ata janë rikthyer direkt me një avion nga shteti fqinj.
Burimet kofindenciale të Info Media- Albania tregojnë që artistët dhe menaxheri i tyre janë jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk kemi ndonjë informacion zyrtar për gjendjen e tyre shëndetësore. Menaxheri bashkë me aktorët nuk e kanë bërë këtë lajm publik për mendian dhe fansat e tyre.
Ekskluzive IMA