ADVERTISEMENT
Moderatorja dhe producentja e njohur, Alketa Vejsiu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar, duke uruar të bijën për arritjet e saj të shkëlqyera akademike. Në një postim të rrallë, Alketa ka publikuar një foto të vajzës së saj, duke shprehur krenarinë që ndjen për vendosjen e saj në mesin e tre studentëve më të mirë të vitit në fushën e biznesit.
“See you soon my Love❤️ Top 3 Best Students of the Year in Business”, ka shkruar Alketa në postim, duke treguar dashurinë dhe mbështetjen e saj të fortë për vajzën. Ky moment i ndarë me ndjekësit ka ngjallur shumë reagime pozitive dhe urime për suksesin e vajzës së saj.












