Një mori programesh e spektaklesh të reja kanë filluar, por edhe një tjetër do i bashkohet ekranit të “TV Klan”. Programi i ri do i kushtohet i gjithi fëmijëve dhe do të quhet “Chi ha incastrato Peter Pan”.
Këtë e ka zbuluar Alketa Vejsiu mbrëmjen e sotme gjatë “Dance with me”. Moderatorja njoftoi se programi do të nisë në shkurt dhe se javës tjetër do të shpallet data zyrtare se kur do të nisin audicionet.
Në fakt formati nuk është i ri për ekranin shqiptar pasi në 2011-ën Top Channel realizoi versionin shqiptar me titull “1001 pse” drejtuar nga Arbana Osmani. Formati televiziv i suksesshëm mban firmën e Endemol dhe në Itali mban titullin “Chi ha incastrato Peter Pan”, transmetuar për 5 edicione në Canale 5 drejtuar nga Paolo Bonolis.
“Në muajin shkurt do të nisim në Tv Klan një program të ri shumë interesant i cili ka në fokus fëmijë. Javën e ardhshme do të shpallim edhe datën zyrtare kur do të nisin audicionet”, tha Vejsiu sot në “Dance with me”.