Mesa duket edhe modelja e njohur Angela Martini do të jetë pjesë e ekranit tashmë si pjesë e një tjetër formati televiziv.
E njohur ndryshe si Angjela Martini, bukuroshja e cila më parë ka qenë pjesë e konkursit të bukurisë “Miss Universe Albania” me shumë mundësi do ta shohim edhe në ekranin e Top Channel.
Lajmin e ka zbuluar Artan Korenica, një fotograf shqiptar, i cili përmes fotove të postuara në Instagram na paralajmëron për projektin e ri që do të shtohet në “portofolion” televiziv të Top Channel.
Edhe pse fotografi nuk ka dhënë shumë detaje, na paraljamëron se do të jenë 12 episode ku protagonise do jetë edhe simpatikja Angela Martini. E ftuar apo moderatore? Na pritet ta shohim në vijim!