Big Brother Albania 9, Albana Osmani dhe Olti Curri sërish në Fan Club

Këtë vit do të kemi vërtet një spektakël reality për të parë në Big Brother Albania 9. I konceptuar në detajet më të vogla, ashtu si ju kemi informuar edhe më parë BBA 9, do të filloj të shtunën e 18 Marsit.

E ndërsa një pjesë e detajeve tashmë është zbuluar, mbeten ende të panjohur opinionistët, të cilët ndryshe nga edicionet e kaluara do të jenë disa, jo vetëm një.

Ndërkohë BBA 9, ashtu si vitet e kaluara do të vij çdo të dielë edhe me post-emisionin e tij “Big Brother Fan Club,” i cili edhe këtë edicion të nëntë do të mbetet i pandryshuar në përbërjen e drejtimit të tij. Albana Osmani do të jetë sërish moderatore ndërsa bloggeri Olti Curri do të mbetet sërish komentues i gjithë ngjarjeve javore që do të ndodhin në reality-n më të shumëpritur në Shqipëri./www.imalbania.com/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.