Edhe pse mbaroi para pak muajsh, edicioni i ardhshëm i kampionatit europian të futbollit ka filluar përgatitjet e tij të para përsa i përket dhënies së të drejtës së transmetimit të ndeshjeve të Euro 2020.
Sot janë publikuar fituesit e parë të tenderit për transmetimit e eventit futbollistik për shtetin e Gjermanisë, pikërisht ARD dhe ZDF, dy televizionet publike të shtetit gjerman.
Ende nuk dihet nëse RTSH dhe platformat televizive kanë hedhur tenderin për transmetimin e Euro 2020 në Shqipëri, i cili do të luhet verën e 2020-ës për herë të parë në 13 Shtete europiane me rastin e 60 vjetorit të krijimit.