“Diamante dhe Dashuri”, gjatë verës ritransmetimi në Tv Klan

Sezoni veror njihet ndryshe në televizion edhe si sezoni i ritransmetimeve të disa prej programeve më të ndjekura gjatë vitit. Një nga prodhimet më të mira të kinematografisë turke, Diamante dhe Dashuri (Kara Para Ask), një serial shumë i dashur për publikun shqiptarë, rikthehet këto muaj të nxhetë me ritransmetimin në Klan.

Seriali me dy aktorët e famshëm Tuba Buykustun dhe Engin Akyurek do të ritransmetohet çdo ditë duke i dhenë mundësinë kështu edhe atyre që nuk e kanë ndjekur premierën, si edhe për ata fansa që do duan ta rikujtojnë edhe njëherë historinë e dashurisë mes një komisari të quajtur Omer dhe një vajze të quajtur Elif, që shpesh herë bëhet e pa mundur për shak të njerëzve të padrejtë që i rrethojnë.

Seriali filloi trasmetimet në fillim të vitit 2015 dhe u transmetua për dy sezone në Tv Klan në prime time, duke kryesuar audiencën televizive dhe lënë pas dy programet e njohura Big Brother dhe Alpazar.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.