Gazetari Drini Zeqo nuk është menduar gjatë kur ka marrë ofertën e produksionit të Dancing with The Stars, për të qenë pjesë e spektalit më të ndjekur të kërcimit në Shqipëri.
Këtë vit përkrah bukuroshes Ami që do të prezantojë spektaklin, do të jetë edhe Drini Zeqo që do të mbulojë pjesën e backstage-it, aty ku vipat braktisin emocionet para se të ngjiten në skene.
Për Drinin, që vitet e fundit e kemi parë në rolin e spikerit të lajmeve dhe gazetarit, sëfundmi në Ora News, nuk është hera e parë që drejton programe të zhanrit show por gjithsesi formati ndërkombëtar do të pasurojë akoma CV e tij në karrierën televizive.