Eni Shehu i ABC News i “nxjerr në shesh” para Metës dhe Thaçit! | VIDEO

Edicioni veror në ABC News transmetoi dje një kronikë mjaft interesante. Lajmi se Ilir Meta gjendej me pushime në Jalë me Menduh Thaçin, duket se u eklipsua nga incidenti që i ndodhi gazetarit Eni Shehu gjatë intervistës me dy politikanët.

Pasi dolën nga deti, ata të dy me rrobabanjo shkëmbyen batutame gazetarin, të cilin, Ilir Meta e ftoi të heqë kanatjeren dhe të futej në det për t’u freskuar. Eni u duk entuziast dhe nuk ia prishi kreut të Kuvendit. Pasi zhveshi kanatjeren dhe gjithë ç’kishte nëpër xhepa, u drejtua për tek shkalla mbi shkëmbinj. Por, një incident i sikletshëm po aq sa edhe humoristik i ndodhi gazetarit, kur sapo u hodh në det për të notuar. Një dallgë e vogël por e rrezikshme, bëri që rrobabanjot e tij të uleshin deri tek gjunjët, duke dhuruar një moment të papërsëritshëm, që shkaktoi të qeshura tek Meta e Thaçi.

Shfaqja e të pasmeve në prani të dy politikanëve u shoqërua me batuta dhe si për të qetësuar sado pak situatën, Ilir Meta komentoi: “Nga transparenca s’ka asgjë të keqe”.

 

Marre nga albeu.com

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.