Do te vazhdoje sonte për kombëtaren Shqiptare, përballja e dytë në Euro 2016, e cila do të jetë ndaj Francës, me të cilën është ndeshur edhe dy herë të tjera por nën cilësinë e një ndeshje miqsore.
Rreth 10.000 mijë Shqiptarë nga mbarë bota mendohet ta ndjekin sonte nga afër përballjen sfiduese për Shqipërinë, ndërsa eventi do të transmetohet live në Top Channel dhe Super Sport në orën 21.00.
Sonte Kulla Eifel mund të ngjyroset Kuq e Zi!
Bashkia e Parisit i ka dhënë mundësi të gjithë shikuesve që ta ngjyrosin për disa sekonda kullën Eifel me ngjyrat e flamurit të tyre, por nëse dëshirojmë ta bëjmë sërish me ngjyrat tona kombëtare mjafton të vendosim hashtag-un #ALB në Facebook, Instagram por edhe Twitter!
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë djemve të Kombëtares shumë fat!
Copyright IMAlbania.com