Tre muaj pas lancimit në rang global, Facebook thotë se po merr 75 milionë shikues të përditshëm dhe 400 milionë në muaj për shërbimin e tij të quajtur Watch.
Në një postim në blog, drejtuesi i projektit Fidji Simo tha se shikuesit në zonën e rrjetit social po shihnin më shumë se 20 minuta në të njëjtën kohë.
Facebook ka lancuar gjithashtu edhe opsionin “Watch Party” për të ruajtur linjën tradicionale të televizionit, si një media që të gjithë e shohin bashkë në të njejtën kohë. Gjithsesi edhe pse është ende në fazat fillestare, projekti ka marrë një audiencë të madhe në faqe dhe në grupet në Facebook.
Simo tha se sondazhi dhe mjetet ‘gamification’ ishin prezantuar për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve të bëjnë prodhimin e tyre më interaktiv.
Në një kthim prapa në idenë e stilit të ardhshëm, Facebook po shpërndan edhe “ad breaks” anembanë botës. Tashmë i disponueshëm në pesë territore, është projektuar për t’u larguar nga “pre-roll-i” që shihet shpesh në videot tradicionale në internet.