Gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhiu ka nisur një debat në distancë me Viola Spiron. Kjo e fundit është konkurente në ‘Dance With Me’ në Tv Klan, e sipas Fatmës prezantimi i saj si gazetare në këtë show është diçka e fryrë.
“Fejsbuku paska ndaluar per pak mbreme,hmmm i ndali fryma kur degjoi qe Viola Spiro eshte gazetare”, shkruan Fatma në rrjetin social Facebook.
“Viola eshte nje goce shume e bukur dhe po, ka qene bashkeprezantuese e nje emisioni sportiv…po te thuash gazetareeee, nuk e di ca ngeli t’i thuash atyre qe kane studiuar e punuar per vite ne kete profesion. Pse e kemi kaq te veshtire t’i japim njerzve titujt qe kane dhe meritojne, pa i fryre palidhje”, shkruan me tej Fatma.
Marrë nga JavaNews (i paredaktuar)