E kemi parasysh pritjen e gjatë që fansat e serialit po përjetojnë, por ndonjëherë duhet të presin sepse “ajo gjëja e madhe” po vjen.
HBO ka anoncuar së fundmi edhe detajet e para për premierën e Game Of Thrones teksa prej kohësh qarkullonin thashetheme që caktonin 2019-ën si vitin që do të transmetohej.
Rreth 1 vit pas premierës së sezonit të shtatë, drejtori i programeve në HBO ka zbuluar se premiera e finales së madhe dhe aq shumë të diskutuar të mega serialit, do të jetë në gjysmën e parë të vitit 2019-ës.
“Nuk preferoj të flas mbi atë çfarë do të ndodhi në sezonin e fundit, por ju siguroj që do të jetë shumë fantastik! tha Casey Bloys në Turin Veror të Shoqatës së Kritikëve të Televizionit në SHBA. “Nuk kemi vendosur për një datë ende, por besoj diku në 2019… gjysmën e parë të vitit.” u shpreh ai.
Game of Thrones ka filluar xhirimet për sezonin e tetë në Tetor të 2017-ës./IMA/