Gazeta “Shqip” nuk do të botohet më çdo ditë sikurse ka ndodhur deri më tani.
Organi i pavarur i grupit mediatik Top Media tashmë do të jetë i disponueshëm në versionin print në fundjavë, raporton Lapsi.al.
Funksionin e saj si e përditshme, gazeta do ta mbaj vetëm në versionin e saj online, ku lexuesit do të kenë mundësinë të informohen me të rejat më të fundit në website-in zyrtar.
Drejtuesit kanë marrë këtë vendim si rezultat i rënies graduale të lexuesve që ka çuar si pasojë në uljen e tirazhit të gazetës dhe kostove të larta për botimin e gazetës.
Numri i parë i gazetës Shqip ka dalë në vitin 2006.