Duke filluar nga 1 janari 2018, Google nuk do të ofrojë më mundësinë e shikimit të videove të YouTube nëpërmjet Fire TV Stick, aparaturës së Amazon që lidhet me televizorin për të parë përmbajtjet në streaming.
Vendimi vjen pasi Google akuzon Amazon që prej kohësh ka ndërprerë për poseduesit e Chromecast aksesin në PrimeVideo, dhe se prej disa muajsh Amazon ka bllokuar shitjen e produkteve të Nest, kompani në pronësi të Alphabet, kompania holding që drejton Google-in.