Jemi në muajin Janar dhe kjo do të thotë vetëm një gjë: Grammy Awards.
Në mbrëmjen e 30 janarit do të mbahet ceremonia më e madhe muzikor në teatrin Madison Square Garden, në New York.
Përpos nominimeve të shpallura vitin e kaluar, ditën e sotme janë zbuluar disa prej performuesve që do të ngjiten në skenë për të na dhuruar një spektakël të vërtetë.
Bruno Mars dhe Cardi B do të performojnë këngën e tyre më të re, “Finesse”, SZA, Kesha, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, Alessia Cara, Khalid dhe Logic do të performojnë gjithashtu në ceremoninë e 60-të të Grammy Awards.
Jo vetëm kaq, por edhe Childish Gambino, Lady Gaga, Little Big Town, Patti LuPone, P!nk dhe Ben Platt do të ngjiten në skenën e Madison Square Garden.
Ndërkohë priten konfirmimet edhe të Kendrick Lamar, Taylor Swfit, Jay Z, Ed Sheeran e Beyonce për të performuar.
Duket se mbrëmja e 30 janarit do të jetë nga ato mbrëmje që nuk duhet humbur për asgjë në botë! /Blitz.al/