Edicionit të katërt të IMA Awards i njohur ndryshe si Çmimet e Televizionit, i cili është eventi i vetëm në Shqipëri që vlerëson programet dhe personazhet e televzionit shqiptar dhe kosovar, sapo ka hapur procesin e votimit.
Këtë edicion të katërt, jemi munduar të përzgjedhim personazhet, programet dhe serialet më të ndjekura nga shikuesit të cilët do të kenë mundësinë të votojnë preferencat e tyre për çdo kategori në faqen e dedikuar www.imalbania.com/imaawards2016, përgjatë 1 muaji!
Pas hapjes së votimit Ditën e Shtunë, 5 Nëntor 2016, për një muaj rresht, deri në datën 5 Dhjetor, të gjithë do të kenë mundësinë të votojnë deri në 5 herë për çdo kategori.
Edhe këtë vit një seksion votimi i është dedikuar edhe televizionit kosovar, falë filialit tonë InfoMedia Kosova.
Finalja e IMA Awards 2016, ku do të zbulohen edhe fituesit, do të jetë në datë në 10 Dhjetor 2016, ora 21.00 në portalin e InfoMedia Albania (imalbania.com).
Për të votuar, mjafton të hyni në linkun https://www.imalbania.com/imaawards2016 ku të klikoni mbi personazhin, televizionin, formatin si edhe serialin tuaj të preferuar!