Për të gjithë ata që i kanë ndjekur sezonet e kaluara, familja Cesaroni, fiction i prodhuar nga Publispei për RTI, rikthehet në televizion nga 3 shtatori, në prime time në Canale 5 me 12 episode të sezonit të 6-të.
Këte sezon do ketë shumë ndryshime që do të perfshijnë familjen më të zgjeruar të ekranit italian. Duke filluar nga cast-i i plotë i aktorëve ku mungon Elena Sofia Ricci e cila në fiction është zhvendosur në New York. Giulio Cesaroni (Claudio Amendola) do të jetë protagonisti rreth të cilit do të zhvillohen ngjarjet. Giulio, pas largimit të gruas së tij Lucia (Elena Sofia Ricci), përkohësisht New York për të ndihmuar vajzën Eva (Alessandra Mastronardi) dhe për t’ju përkushtuar mbesës, gjendet i vetëm në organizimin dhe drejtimin e familjes së tij gjithnjë e më e zgjeruar.
Risitë
Në cast kemi hyrje të reja: do të kemi një fqinje të re, Sofia me aktoren Christiane Filangieri në rolin e vështirë të një nënë që ka për të menaxhuar ndryshime të mëdha; kërkimi i vëllait të katërt që Annibale, Edoardo Pesce, që do të zbulojë se ka shumë gjëra të përbashkëta me vëllezrit më shumë nga sa ai kishte menduar. Nuk do të mungojë Margherita Vicario në rolin e Nina, vajza e madhe e Sofia-s që do ta shohim gjithnjë e më shume në shoqerinë e bukuroshit Luca Capuano, në serial Federico Forlani, profesori i saj në universitet. Stefania (Elda Alvigini), e cila pas largimit të Max Tortora nga seriali, ndodhet e vetme dhe e dëshpëruar nga ndarja me Ezio-n. Debora Villa në rolin e Annamaria, gazmore dhe shoqe e ngushtë e Sofias, që formojnë sëbashku një dyshe komike argëtuese. Michele La Ginestra, në rolin e Luca, që do të shfaqet në episodin final. Dhe i fundit Maurizio Mattioli, jo i ri për serialin por këtë sezon do jetë pjesë e rregullt e cast-it si një vlere e shtuar me rolin e tij prej komiku.