Personazhi i rradhës në rubrikën tonë të të intervistuarëve është pikërisht Aleks Seitaj, një djal me shumë talente, “multi-funksional”. E kemi njohur për herë të parë në ekran në në “Fresk Fare” sitcomi-n e parë shqiptar për adoleshent nga Leonard Bombaj si aktor, ai ka spikatur gjithashtu edhe në Kënga Magjike ku ka konkuruar më një nga këngët e tij. Përveç aktrimit ai është edhe autor i tekteve të shumë këngëve, është një tip tepër i ftohtë në pamje të parë, por në fakt është një djalë tepër i lezetshëm dhe funny. Së fundmi ai ka sjellë edhe ëeb-serialin e parë shqip, që të pakëtn për fansat e ekranit dhe serialeve është i hasur, pikërisht Sarasvati Shakira, një serial shqip me një emërgjysmë indian dhe me teledramë latine. Kurioziteti për të mësuar më tepër për Aleks na shtyu që të zhvillonim një intervistë me të. Ju ftojmë ta lexoni!
Si lindi ideja e Sarasvatishakirës?
Kisha kohë që kisha shkruar episodin e parë të Sarasvati Shakirës, një parodi qe ka ne qendër tre personazhe tipike të karakterit të shqiptarit por më groteskë dhe gufuar i rrethuar nga teatraliteti “patetik” i telenovelave latine. Skripti kishte mbetur për kohë në sirtarin tim derisa u bashkova me dy aktoret e tjere, Marsijon Durmishi dhe Silvester Cekodhima që ishin “po aq te cmendur”, sa unë duke nisur së bashku këtë rrugëtim.
Mendon se godite në atë pjesën e mardhënies karakteristike shqiptare midis vjehrrës dhe nuses?
Nuk besoj se Shakira dhe Vezirja perfaqesojne te gjitha vjerrat dhe nuset shqiptare. Por nëse Shakira është “pjeshka” moderne, Vezirja është “pjeshka” e së kaluares. Te dyja tejet dhelperake, të mbushura me dinakëri dhe materialiste. Është normale që dy personalitete kaq shpërthyese sigurisht që do kenë përplasje.
Në fakt Vezirja është bërë pjesë e konsiderueshme e batutave nga të rinjtë por si është të luash rolin e një gruaje, madje një gruaje të ashpër por edhe funny njëkohësisht?
Vezirja është shumë argëtuese për t’u luajtur sepse eshte një psikopate e vertete. Transformimi nga ana tjeter është tmerr që kërkon kohën e vet. Për herë të parë kam provuar torturen e këpuceve me taka, irritimin e fytyres nga make up-i. Mund të them se e vemtja gjë e lirshme është fustani, ofron komoditet të paparë për zonat intime mashkullore. (qesh) Po Vezirja has a di*k!
Vështirësia kryesore që ke hasur gjatë xhirimeve?
Koha. Sarasvati Shakira është një projekt i mundësuar falë dashamirësisë, pasionit dhe dashurisë qe kemi për këtë histori dhe personazhet që janë pjesë e saj. Xhirimet bëhën përkrah punëve tona të përditshme dhe sigurisht edhe ato kane lodhjen e tyre. Ishim tre tani jemi bërë katër duke shtuar në ekip edhe drejtorin e fotografisë Erlin Mano që edhe ai ju bashkua “punes sonë vullnetare”.
Fillimisht një ëeb serial e më pas në një serial në televizion, e prisje këtë sukses të Sarasvatishakira?
Aspak. Konceptet e humorit në Shqipëri janë deri diku të kornizuara dhe të dalësh jashtë kornizës është risk I madh, aq më tepër duke krijuar një parod të tras, gorteske e të pisët. Një vend kaq i “moralshem” sa ky i yni do të konsiderohej shumë banal. Por sado i fryre të jetë, aty brenda gjendet realiteti i gjallë dhe pa zbukurime.
Çfarë do të shohi publiku gjatë këtij sezoni të dytë të serialit?
Nëse mendoni që 4 episodet e para ishin të çmendura, nuk keni pare asgjë ende.
Kënga apo Aktrimi? Nëse do të vendosnin para 100 mijë $, kë do lije dhe kë do zgjidhje?
Nuk e di pse e kam shume te thjeshte kete pyetje. Aktrimi, pa diskutim. Muzika është një pëlqim që kam dhe që me lumturon por aktrimi për mua është një nga ato dashuritë obsesive për të cilën mund të sakrifikosh gjithçka.
5 gjërat që sheh për herë të parë tek një vajzë?
BOOBS (Gjoksi)! Bëja shaka. Sigurisht pamja fizike është impakti fillestar. Inteligjencën absolutisht, jam alergjik ndaj injorancës dhe njerzëve sipërfaqsore. Vetëbesimin, Lirshmërinë, Filozofinë.
Në një lidhje?
Nope. Dhe natyra ime asociale ndihmon shumë në këto raste.
Seks jashtë apo brenda katër mureve?
Brenda katër mureve. Sado adrenalinë te sjellë, nuk më duket interesant seksi mbrapa shkurres. Dhe nuk jam fans i seksit të shpejtë sa për të mbyllur punë.
Ateist apo Besimtar?
Besoj së dua të besoj dhe kjo më lejon të mos besoj ato që nuk duhet te besoj.
Më fol pak për projektet dhe planet e tua…
Momentalisht jam fokusuar tek seritë e reja të Sarasvatit dhe teksteve te kengeve. Sezonet teatrale dhe televizive nuk janë hapur akoma. Nuk e di ç’do më sjellë ky vit.
Mesazhi juaj për lexuesit e IMA?
Dy episodet e para të Sarasvati Shakira janë xhiruar me celular. Diçka është e pamundur vetëm kur thua: “S’bëhet”.
Intervista & Përpunimi Grafik: Justin Kasaj