Moduli i raportimit kërkon nga raportuesi që përfshijë linkun se ku gjendet lajmi si edhe median sociale në të cilin është shpërndarë.
Portali u anoncua të Enjten nga Marco Minniti, Ministri i Brendshëm i Italis. Ai e cilësoi platformën si një shërbim publik “transparent dhe legjitim për të mbrojtur qytetarët nga lajmet e rreme”.
Për të shmangur komentet e ndryshme të “gojëve të këqija”, Franco Gabrielli, Drejtori i Policisë së Shtetit Italian u shpreh se nuk ishin duke krijuar një sistem “big brother”.
“E kemi të qartë se fushata elektorale është një moment tepër delikat dhe i rëndësishëm, por ne insistojmë të hetojmë vetëm lajmet e rreme, dhe nuk do të përfshihemi me asnjë detaj të fusat.
Policia e krimit kibernetk do të bëjë një hulumtim të lajmit të rremë, dhe do të caktojë se ku është thyer ligji për të ndjekur më pas procedura të tjera. Edhe nëqoftëse asnjë ligj nuk është shkelur, policia do të vazhdojë të shohi me tej për të shpallur fals lajmin./IMAlbania.com/