Aktori dhe këngëtari i njohur Justin Timberlake do të lancojë librin e tij në Tetor, “Hindsight & All The Things I Can’t See In Front Of Me”, një përshkrim i një koleksioni personal i imazheve dhe anekdotave në frymëzimin e tij muzikor.
Libri i cili do të debutojë në 30 Tetor perms shtëpisë së botimit Harper Design, libri do të ofrojë një hapsirë të dedikuar familjes së Timberlake me aktoren Jessica Biel dhe karierën e tij profesionale. Botimi ka si bashkë-autore Sandra Bark dhe është dizenjuar nga Mixhael Bierut.
“Ishte shumë bukur të punoja për këtë liber” tha artisti në një deklaratë. “Historia ime është plotësuar falë disa njerëzve të mrekullueshëm të cilët më kanë ndihmuar të jem një artist i fuqishëm sot.”, është shprehur ai.
Timberlake është një prej këngëtarëve më të njohur ditët e sotme si solist, ku ka rrëmbyer më parë edhe një çmim Grammy duke shitur më shumë se 10 milionë kopje të dy albumevetë tij të para. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në filmat The Social Network, Bad Teacher, Friends with Benefits dhe In Time.
Guys, I have some news! I’ve been working on this for a while now and I am happy to finally give you a first look at my first book, #Hindsight. I’m looking forward to sharing these pictures and stories with you. It’s coming out October 30th! https://t.co/m7vBgzxviP pic.twitter.com/GrtjULtvgI
— Justin Timberlake (@jtimberlake) August 10, 2018