Dje është publikuar edhe kënga e cila do të marri pjesë në edicionin e këtij viti të Eurovision.
Ajo titullohet Oneiro Mou e cila performohet nga Yianna Terzi.
Kënga ka marrë pëlqimin e fansave të ESC, të cilët e kanë vlerësuar hyrjen e këtij viti.
“Oneiro Mou” ka ardhur nën produksionin e Panik Records që e ka publikuar edhe në versionin audio e shoqëruar nga teksti, ndërkohë që na lë në pritje për më vonë për videoklipin zyrtar./IMA/