Emisioni “Start up” në RTV 21

Risi nga RTV 21- Format i ri televiziv – Emisioni “Start up”
Debat dhe reportazhe për gratë ndërmarrëse
Të arriturat dhe problemet e tyre
Vetëm në RTV21 çdo të hënë do të ndiqni emisionin krejtësisht unik ,me informacione dhe mesazhe për angazhimin e grave në segmente të ndryshme të ekonomisë dhe biznesit , si edhe roli i tyre në shoqëri.
Emisionin e parë “START-UP” shikojeni këtë të hënë me date 14Shtator në orën 21:30 minuta. Tema boshte është :”Angazhimi i grave në sektorin bujqësisë”.
Si vlerësohet ndikimi i grave në ekonomitë familjare dhe në zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Debatojnë :
Shqipe Dema – Shefe e autoritetit menaxhues ne Ministrinë e Bujqësisë
Salih Salihu – zv. Kryetar i parë në Komisionit për bujqësi të Kuvendit të Republikës së Kosovës
Linda Shala – anëtare e Dhomës ekonomike të grave G7
Mirlinda Kusari Purrini – drejtoreshë e Shoqatës Afariste të Gruas “SHEERA”
Fahrije Hoti – Drejtoreshë e Kooperativës bujqësore “Krusha”
Në “Start up” edhe reportazhi për fermeren Shkurte Rrustemi , nga fshati Babaj i Bokës në komunën e Gjakovës.
“Start up”, emisioni i ri dhe unik – vetëm në RTV21 me 
Gjylshahe Beqiraj Ibrahimi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here