Perla, seriali më i mirë në botë në RTV21

Për ju adhurues të serialeve televizive RTV21 ka përgatitur një dhuratë të re dhe të jashtëzakonshme. Nga kjo e martë ( 14 PRILL 2015) ekskluzivisht në Televizionin 21 do të mund ta ndiqni serialin portugez “PERLA”, (“JOIA RARA”) i vlerësuar si seriali më i mirë në botë , fitues i çmimit më prestigjioz AMMY AWARD 2014, në kategorinë e novelave televizive.

Për disa muaj me radhë do ta shikoni këtë serial nga e hëna në të premte, vetëm në Televizionin 21 , nga ora orën 9:15, pastaj në orën 15:10 si edhe prej orës 23:30.

Ky serial i jashtëzakonshëm, që ka rrëmbyer me qindra miliona zemra të shikuesve në shumë vende të botës, tash vjen edhe për audiencën e madhe të TELEVIZIONIT 21.

Kryepersonazhet e serialit “PERLA” janë tepër të veçantë dhe do ta rrëmbejnë vëmendjen e simpatinë tuaj që në episodin e parë. Seriali është xhiruar në 60 studio, por më së shumti në ambiente reale në shumë vende të botës, në zona mahnitëse të natyrës, qyteteve dhe objekteve të shenjta.

Ky serial me rrëfimin që gërsheton dashuri,dhembje, por edhe intriga e histori njerëzore, me shumë të papritura në marrëdhënje e situata me kthesa jetësore, që ju shpie në Brazil, Nepal, Rio, Katmundu, Patan, Bungamati e deri në peisazhet e bukura të Himalajeve.

Seriali i ri “Perla” vërtetë është një perlë që do t’ju sjellë përjetime si asnjë serial tjetër. Ndiqeni nga episodi i parë ( e martë -14PRILL) dhe do të bindeni pse juria e AMMY AWARD e shpalli serialin më të mirë në botë për vitin 2014.

Por, po ashtu do të bindeni se RTV 21 gjithmonë bën përzgjedhjen më të mirë për Ju. Si përherë, edhe transmetimi i serilait të ri “Perla” dëshmon se RTV21 është dritare e storjeve të mëdha për kënaqësinë e audiencës .

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here