{"id":12769,"date":"2021-12-24T18:58:17","date_gmt":"2021-12-24T18:58:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/albin-kurti-marreveshja-me-serbine-brenda-mandatit-te-qeverise-sime\/"},"modified":"2021-12-24T18:58:17","modified_gmt":"2021-12-24T18:58:17","slug":"albin-kurti-marreveshja-me-serbine-brenda-mandatit-te-qeverise-sime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/albin-kurti-marreveshja-me-serbine-brenda-mandatit-te-qeverise-sime\/","title":{"rendered":"Albin Kurti: Marr\u00ebveshja me Serbin\u00eb, brenda mandatit t\u00eb qeveris\u00eb sime"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se shpreson p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb brenda mandatit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij t\u00eb Komisionit aktual evropian. N\u00eb intervist\u00ebn e fundvitit me korrespondentin ton\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Besim Abazi, kryeministri Kurti foli edhe p\u00ebr kriz\u00ebn energjetike q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb vendin si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet rajonale.<\/p>\n<\/div>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Zoti kryeminist\u00ebr, Kosova po p\u00ebrballet me kriz\u00eb energjetike q\u00eb ka kusht\u00ebzuar shkurtime t\u00eb furnizimit t\u00eb qytetar\u00ebve. Cila \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebdalja prej saj?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Kriza energjetike nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn. Por, neve na ka goditur si nj\u00eb popullsi e varf\u00ebr q\u00eb jemi. Dhe me k\u00ebt\u00eb rast, ne po p\u00ebrpiqemi q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet subvencionimit t\u00eb konsumit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe rregullimit t\u00eb bllokut B2 t\u00eb termoelektranave n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sadopak ta zbusim k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e cila nuk do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shpejt, meqen\u00ebse k\u00ebto dit\u00eb ngarkesa baz\u00eb \u00ebsht\u00eb diku rreth 900 megavat, nd\u00ebrkaq q\u00eb shpenzimi arrin edhe 1.4 gigavat, kurse i gjith\u00eb kapaciteti prodhues, sikur t\u00eb punonte edhe blloku B2, nuk do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se 900 megavat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb importojm\u00eb energji elektrike dhe k\u00ebt\u00eb po e b\u00ebjm\u00eb me \u00e7mime bukur t\u00eb shtrenjta, p\u00ebr shkak se bursa nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb nga \u00e7mimet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb gazit. Pra, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb subvencionojm\u00eb konsumin, do t\u00eb ndihmojm\u00eb edhe familjet q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb varfra, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjithashtu u kemi b\u00ebr\u00eb thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb munden, ta racionalizojn\u00eb shpenzimin dhe u jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgjigjen pozitive.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Opozita i ka cil\u00ebsuar t\u00eb vonuara veprimet tuaja p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb krize t\u00eb paralajm\u00ebruar. Vendet e rajonit ka muaj q\u00eb e kan\u00eb shpallur emergjenc\u00ebn energjetike. P\u00ebrse ju nuk e b\u00ebt\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Kosova i ka dy termoelektrana. Nj\u00ebra, Kosova A \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr 60 vjet, tjetra, Kosova B \u00ebsht\u00eb 40 vjet. Por, teknologjia brenda tyre \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se kaq, sepse vjet\u00ebrsin\u00eb q\u00eb e p\u00ebrmenda \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vjet\u00ebrsi e nd\u00ebrtesave, nd\u00ebrkaq stabilimentet aty jan\u00eb edhe s\u00eb paku edhe nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr se kaq. \u00cbsht\u00eb situat\u00eb me pajisje, teknologji dhe rrjet t\u00eb amortizuar dhe gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave t\u00eb pasluft\u00ebs kemi pasur p\u00ebrgjith\u00ebsisht projekte sporadike e t\u00eb d\u00ebshtuara, pa nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb sivjet, me nj\u00eb strategji q\u00eb i paraprin\u00eb analiza dhe studimi, do ta kemi vitin e ardhsh\u00ebm p\u00ebr politikat energjetike dhe sektorin e energjis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe m\u00eb pastat do t\u00eb mund t\u00eb kemi projektet se si Kosova n\u00eb k\u00ebt\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli t\u2019ia dal\u00eb sa i p\u00ebrket kriz\u00ebs energjetike. Jemi kritikuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb blejm\u00eb energji elektrike m\u00eb her\u00ebt, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka qen\u00eb e mundur. Meqen\u00ebse nuk mund t\u00eb blesh energji elektrike dhe ta konservosh n\u00eb frigorifer. Je shum\u00eb i ekspozuar ndaj \u00e7mimeve t\u00eb burs\u00ebs dhe nuk ka asnj\u00eb vend tashm\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb t\u00eb af\u00ebrt q\u00eb \u00ebsht\u00eb vend eksportues, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb duke importuar. Ne jemi goditur r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shkak se jemi vend m\u00eb i varf\u00ebr se sa t\u00eb tjer\u00ebt dhe ne an\u00ebn tjet\u00ebr, jemi goditur r\u00ebnd\u00eb, meqen\u00ebse p\u00ebraf\u00ebrsisht shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb shpenzon energji elektrike amvisnia n\u00eb raport m\u00eb industrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> N\u00eb nd\u00ebrlidhje me k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb, jeni kritikuar shum\u00eb p\u00ebr refuzimin e projektit t\u00eb Korporat\u00ebs Sfidat e Mij\u00ebvje\u00e7arit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e struktur\u00ebs s\u00eb gazsjell\u00ebsit. Debati rreth gazsjell\u00ebsit u shoq\u00ebrua nga diskutime rreth marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Kosov\u00ebs me Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat n\u00eb kohen e qeveris\u00eb suaj t\u00eb par\u00eb ishin t\u00eb ftohura. Po tani?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Ne nuk e kemi p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e furnizimit me gaz dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb gazit dhe t\u00eb nj\u00eb termoelektrane n\u00eb t\u00eb ardhmen edhe n\u00ebp\u00ebrmjet gazit dhe k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb von\u00eb. Mir\u00ebpo, tani, kur nuk e kemi strategji, t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb projekte p\u00ebr t\u00eb cilat nuk e kemi as infrastruktur\u00ebn dhe as ekspertiz\u00ebn, na \u00ebsht\u00eb dukur nxitim i pavend. Gjith\u00e7ka kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim me partner\u00ebt amerikan\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht me MCC-n\u00eb dhe me programin e tyre \u2018compact\u2019, fondet p\u00ebr t\u00eb cilin nuk do t\u00eb shkojn\u00eb d\u00ebm, por do t\u00eb riorientohen deri at\u00ebher\u00eb kur ne ta kemi strategjin\u00eb dhe t\u00eb shohim se si do t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Pra, p\u00ebr asnj\u00eb moment, nuk ka pasur as l\u00ebkundje se l\u00ebre m\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb bashk\u00ebpunimit ton\u00eb me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Edhe p\u00ebr faktin q\u00eb gazsjell\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt rajonal sepse p\u00ebrfshin\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe lidhet edhe me Greqin\u00eb, pra kur Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjerim t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi rajonal?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Padyshim q\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal ne e kemi prioritet dhe tashm\u00eb kemi mbajtur mbledhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb dy qeverive edhe me Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut edhe me Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Kemi pasur vizita t\u00eb nd\u00ebrsjella me Greqin\u00eb, por nuk mendoj q\u00eb projekte e tilla, q\u00eb edhe ashtu nuk do t\u00eb mund t\u00eb fillonin para shum\u00eb vjet\u00ebve, diku nga fundi i k\u00ebsaj dekade, do t\u00eb mund ta cenojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e mir\u00eb q\u00eb kemi me t\u00eb gjitha vendet e rajonit, mbase me p\u00ebrjashtim t\u00eb fqinjit ton\u00eb verior.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> I p\u00ebrmend\u00ebt mbledhjet me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut q\u00eb t\u00eb dyja jan\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs Ballkani i Hapur q\u00eb e keni refuzuar deri tani Ka ndonj\u00eb gjas\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin ndaj k\u00ebsaj nisme e cila po merr form\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> S\u00eb pari, Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tri shtete, Ballkani nuk \u00ebsht\u00eb as gjasht\u00eb shtete sa \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsira e Ballkanit Per\u00ebndimor ende t\u00eb paintegruar n\u00eb BE. Ballkani \u00ebsht\u00eb s\u00eb paku 12 shtete\u2026<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Por t\u00eb tjerat jan\u00eb ne BE, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb rregulluar\u2026?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Por, n\u00ebse e quajm\u00eb Ballkan dhe Ballkan i Hapur, besoj se testi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb hapja e Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs. Ata nuk i pranoj\u00eb as dokumentet tona t\u00eb udh\u00ebtimit, kartat e identitetit, nuk i pranojn\u00eb as vulat, certifikatat dhe diplomat tona, prandaj me nj\u00eb Serbi t\u00eb mbyllur p\u00ebr Kosov\u00ebn, nuk e di se si mund te kemi Ballkan t\u00eb Hapur. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb rrafsh edhe m\u00eb individual do t\u00eb thosha, besoj q\u00eb k\u00ebshtu ndjehen shumica d\u00ebrmuese e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb. As si p\u00ebrcaktim politik as si ndjeshm\u00ebri kulturore, un\u00eb nuk u p\u00ebrkas atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb vet\u00ebmjaftueshm\u00ebrin\u00eb e Ballkanit. Un\u00eb jam i bindur q\u00eb Kosova dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e kan\u00eb vendin e tyre n\u00eb NATO dhe BE.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Por, a nuk e d\u00ebmton Kosov\u00ebn nj\u00eb far\u00eb vetizolimi nga kjo nism\u00eb nd\u00ebrsa ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr thyerjen e pengesave dhe p\u00ebr qasje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb madh dhe p\u00ebr sigurimin e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb njer\u00ebzve, mallrave e kapitalit?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Kurr\u00eb nuk ka pasur Republika e Kosov\u00ebs m\u00eb shum\u00eb vizita t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb politik e diplomatik t\u00eb per\u00ebndimit sikurse n\u00eb vitin 2021. Dhe gjithashtu, kurr\u00eb nuk ka pasur pritje m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr zyrtar\u00ebt tan\u00eb sikurse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit. Mbase vet\u00ebm viti 1999 pas \u00e7lirimit do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb vizita nga jasht\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ne marrim pjes\u00eb n\u00eb procesin e Berlinit. P\u00ebr tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal kemi shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dhe interesimin ton\u00eb. Gjithashtu, theksojm\u00eb se investimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rajon. Por, k\u00ebto duhet t\u00eb b\u00ebhen duke pasur respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe barazi t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Iniciativat q\u00eb vijn\u00eb nga Beogradi, un\u00eb e kam p\u00ebrshtypjen e fuqishme se d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb platform\u00eb pa BE-n\u00eb. Ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb BE-ja t\u00eb jet\u00eb n\u00eb \u00e7do iniciativ\u00eb rajonale edhe si mekaniz\u00ebm, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si vler\u00eb. Nuk preferojm\u00eb q\u00eb edhe m\u00eb tej n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb ket\u00eb fonde t\u00eb BE-s\u00eb pa vlera evropiane.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> BE-ja mb\u00ebshteti nism\u00ebn p\u00ebrmes komisionarit p\u00ebr zgjerim, nd\u00ebrsa nisma \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga diplomacia amerikane dhe vet zoti Gabriel Escobar ka theksuar se mb\u00ebshtet nism\u00ebn q\u00eb nuk e z\u00ebvend\u00ebson BE-n\u00eb. A nuk jan\u00eb garanci t\u00eb mjaftueshme q\u00eb Kosova ta tejkaloj\u00eb do thosha nj\u00ebfar\u00eb vetizolimi t\u00eb saj?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Un\u00eb jam i bindur q\u00eb mb\u00ebshtetja q\u00eb vjen nga per\u00ebndim p\u00ebr Ballkanin e Hapur, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga motivi q\u00eb t\u00eb mos i dilet kund\u00ebr ides\u00eb, sesa t\u00eb p\u00ebrkrahet projekti si i till\u00eb. Pra, nuk duan ta kund\u00ebrshtojn\u00eb iden\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb se aktivisht po marrin pjes\u00eb pastaj n\u00eb projektin e till\u00eb. Dhe t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb tek k\u00ebto tri shtete q\u00eb po marrin pjes\u00eb n\u00eb iniciativ\u00ebn e Ballkanit t\u00eb Hapur, vet\u00ebm nj\u00ebri shtet e ka pajtimin edhe t\u00eb presidentit edhe t\u00eb kryeministrit; Serbia.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Kund\u00ebrshtimi i nism\u00ebs sikur shkaktoi \u00e7arje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebrse nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb synon afrim mes vendeve t\u00eb Ballkanit po thellon ndarjet n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre i kan\u00eb cil\u00ebsuar v\u00ebllaz\u00ebrore?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Besoj q\u00eb mospajtimi yn\u00eb rreth iniciativ\u00ebs p\u00ebr Ballkanin e Hapur, q\u00eb n\u00eb fakt e ka origjin\u00ebn n\u00eb Novi Sad, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtim i raporteve tona q\u00eb vlen p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur. Marr\u00ebdh\u00ebniet midis Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs jan\u00eb nd\u00ebr \u00eb t\u00eb mirat n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs\u2026<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Edhe midis kryeministrave?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Padyshim. Por ne kemi mospajtime edhe n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, edhe brenda partive politike nganj\u00ebher\u00eb kemi mospajtime edhe brenda kabineteve qeveritare e l\u00ebre m\u00eb midis dy kryeministrave. Por, me vet faktin q\u00eb p\u00ebrmendet kaq shum\u00eb ky mospajtim, besoj q\u00eb kjo tregon se n\u00eb fakt, ka fare pak ose aspak mospajtime t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb shfaqen p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb zhvillimeve n\u00eb Ballkan. Aktualisht procesi i bisedimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00eb pa krye. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb zhbllokoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe cilat jan\u00eb pritjet tuaja?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Edhe kryenegociatorja e dikurshme e Kosov\u00ebs, zonja (Edita) Tahiri, e pat p\u00ebrmendur para disa viteve q\u00eb bisedimet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb praktikisht jan\u00eb ndalur kur \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb tryez\u00eb projekti i shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb se ne ndaluam dialogun, p\u00ebrkundrazi, ne i pat\u00ebm dy takime n\u00eb Bruksel dhe pat\u00ebm nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr reciprocitetin e targave, e cila po zbatohet edhe derisa po e zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb. Nd\u00ebrkaq ,dialogu besoj q\u00eb ngadal\u00eb, por sigurt, po vendoset ne binar\u00ebt e duhur, e ato jan\u00eb binar\u00ebt e nj\u00eb marr\u00ebveshje ligj\u00ebrisht t\u00eb obligueshme, sipas vlerave evropiane me qytetar\u00ebt si p\u00ebrfitues t\u00eb mbram\u00eb dhe n\u00eb qend\u00ebr ta ket\u00eb njohjen reciproke nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se aktualisht realiteti \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb mosnjohjeje reciproke.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> A keni ndonj\u00eb pritje edhe n\u00eb afate kohore? Brenda mandatit tuaj? M\u00eb von\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Un\u00eb besoj q\u00eb dialogu, bisedimet dhe marr\u00ebveshja nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfundonte brenda t\u00eb mandatit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e q\u00eb koincidon, q\u00eb p\u00ebrputhet edhe me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe at\u00eb t\u00eb Komisionit aktual Evropian t\u00eb udh\u00ebhequr nga zonja Ursula von der Leyen dhe me z\u00ebvend\u00ebsin e saj, p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e lart\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e Jashtme dhe at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, zotin Josep Borrell.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Her\u00ebn e fundit kur u takuat me zotin Borrell, doli n\u00eb pah mospajtimi juaj i thell\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe. Si do ta tejkaloni k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Un\u00eb i kam theksuar \u00e7do her\u00eb n\u00eb Bruksel parimet q\u00eb duhet t\u2019i ket\u00eb dialogu dhe bisedimet, e ato jan\u00eb n\u00eb fakt vlerat evropiane, demokratizimi, sundimi i ligjit, ballafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb lloj simetrie apo reciprociteti i t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, sepse pa nj\u00eb lloj simetrie t\u00eb till\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb kemi paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe stabilitet afatgjat\u00eb. Tash Asociacioni i komunave serbe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e Beogradit si nj\u00eb instanc\u00eb e lart\u00eb shtet\u00ebrore<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> K\u00ebrkes\u00eb e Beogradit por e sanksionuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare?.<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare meqen\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb ratifikuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Serbi, nj\u00ebra pal\u00eb nuk e pranon si marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe le t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb nuk e ka kaluar testin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb vitin 2013 nj\u00ebmend jan\u00eb vendosur parimet e atij asociacioni, mir\u00ebpo substanca ka ardhur n\u00eb vitin 2015 dhe ajo praktikisht u rr\u00ebzua n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Bindja ime \u00ebsht\u00eb se Serbia synon t\u00eb krijoj\u00eb brenda Kosov\u00ebs nj\u00eb ngrehin\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte edhe m\u00eb legjitime nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht se sa shteti i Kosov\u00ebs, sepse paramendojeni nj\u00eb Asociacion t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb instaluar n\u00eb Kosov\u00eb ashtu si\u00e7 e ka dashur Serbia, ai do t\u00eb njihej edhe nga Kosova edhe nga Serbia nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Republika e Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdonte t\u00eb mos njihet nga Serbia, mbase edhe shtetet tjera n\u00eb BE edhe m\u00eb tej e sidomos nga dy superfuqit\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Pra, ka nj\u00eb synim t\u00eb mbrapsht\u00eb q\u00eb brenda Kosov\u00ebs t\u00eb krijohet nj\u00eb ngrehin\u00eb legale e juridike e cila jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Beogradit, por edhe b\u00ebhet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht me legjitimitet edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa vet shteti i pavarur i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: <\/strong>Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje brenda marr\u00ebveshjes por n\u00eb tekstin e saj p\u00ebraf\u00ebrsisht thuhet se Asociacioni duhet t\u00eb formohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2013. Do ta pranoni nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Un\u00eb besoj se Gjykata Kushtetuese thot\u00eb k\u00ebshtu meqen\u00ebse e kemi pasur nj\u00eb ratifikim t\u00eb atyre parimeve t\u00eb marr\u00ebveshjes me 26 qershor t\u00eb vitit 2013 p\u00ebr marr\u00ebveshjen e 19 prillit t\u00eb atij viti dhe \u00ebsht\u00eb interesante se si Serbis\u00eb menj\u00ebher\u00eb, nj\u00eb apo dy dit\u00eb pasi q\u00eb ratifikohet n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs marr\u00ebveshja e par\u00eb e parimeve, i \u00e7elen negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkim Evropian. Ne p\u00ebsojm\u00eb d\u00ebme n\u00eb funksionimin e brendsh\u00ebm nd\u00ebrkaq Serbia avancon s\u00eb jashtmi. Gjykata Kushtetuese e kufizuar nga nj\u00eb ratifikim i till\u00eb n\u00eb Kuvendin e Republik\u00ebs m\u00eb duket q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7ik\u00eb sikleti dhe ka th\u00ebn\u00eb se nuk e kund\u00ebrshton n\u00eb parim iden\u00eb p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, por pastaj thot\u00eb se asnj\u00ebri prej shtat\u00eb kapitujve t\u00eb atij asociacioni nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e cila l\u00ebndohet n\u00eb plot 23 nene, jo n\u00eb dy apo tri nene, por n\u00eb 23 nene.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: <\/strong>Por si do ta kaloj kryeministri Kurti \u2018sikletin\u2019 e trysnis\u00eb q\u00eb ushtrohet mbi t\u00eb p\u00ebr themelimin e Asociacionit?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Me durim dhe pun\u00eb. Un\u00eb jam zgjedhur si kryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs pas 14 shkurtit q\u00eb ishte nj\u00eb fitore plebishitare, q\u00eb ishte nj\u00eb fitore e papar\u00eb n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs dhe zotimet tona kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsim dhe drejt\u00ebsi, k\u00ebto jan\u00eb prioritetet tona gjithashtu, \u00ebsht\u00eb e pandemia t\u00eb cil\u00ebn po e menaxhojm\u00eb mjaft mir\u00eb dhe nuk e p\u00ebrjashtojm\u00eb dialogun, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm dhe t\u00eb hapur p\u00ebr diskutime e bisedime, mir\u00ebpo ato duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm bisedime p\u00ebr statusin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb raportit nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, jo p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs. Pra, nuk bisedojm\u00eb p\u00ebr statusin e Kosov\u00ebs i cili jo vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur, por i nj\u00eb pavar\u00ebsie q\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e para ishte e mbik\u00ebqyrur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht dhe n\u00eb fund ishin vet\u00eb faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb na e hoq\u00ebn mbik\u00ebqyrjen n\u00eb vitin 2012, na than\u00eb mjaft me mbik\u00ebqyrjen tash pavar\u00ebsia juaj do t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb. Nuk mund t\u00eb kthehemi as para vitit 2012 as para vitit 2008.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> E p\u00ebrmend\u00ebt m\u00eb her\u00ebt mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb asimetrie nd\u00ebrmjet dyja vendeve duke pasur parasysh gjendjen e pakicave. A po k\u00ebrkoni k\u00ebsisoj nj\u00eb status t\u00eb ngjash\u00ebm me serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Kjo u shtrua n\u00eb takimin q\u00eb kemi pasur n\u00eb Bruksel me dat\u00eb 15 qershor dhe n\u00eb at\u00eb takim, meqen\u00ebse presidenti i Serbis\u00eb mundohej q\u00eb t\u00eb arsyetonte interesin e Serbis\u00eb si shtet i hidh\u00ebruar nga humbjet e s\u00eb kaluar\u00ebs, si p\u00ebrkujdesje p\u00ebr t\u00eb drejtat e pakicave n\u00eb Kosov\u00eb, un\u00eb thash le ta shohim se \u00e7far\u00eb b\u00ebn Serbia me pakicat n\u00eb territorin e saj. Ata e kan\u00eb K\u00ebshillin Nacional t\u00eb hungarez\u00ebve, t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe boshnjak\u00ebve, meqen\u00ebse ju besoni se jeni m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt le ta p\u00ebrdorim edhe n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebt\u00eb model. Pra un\u00eb e prezantoja k\u00ebrkes\u00ebn e tij si interes shtet\u00ebror t\u00eb tij dhe e kund\u00ebrshtova. M\u00eb pastaj ai (Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7) e elaboroi k\u00ebrkes\u00ebn shtet\u00ebrore si interes i pakicave dhe aty ishte shansi q\u00eb un\u00eb t\u00eb prezantoj se si Serbia e zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e pakicave n\u00eb territorin e saj, mir\u00ebpo natyrisht u hidh\u00ebruan edhe m\u00eb shum\u00eb se sa ishin, meqen\u00ebse d\u00ebshironin t\u00eb mbanin nj\u00eb lloj ofensive, nj\u00eb lloj hegjemonie ku ajo q\u00eb vlen p\u00ebr vet\u00ebn e tyre, nuk vlen edhe p\u00ebr ty dhe ajo q\u00eb duhet t\u00eb vlej\u00eb p\u00ebr ty nuk ka pse e zbatojn\u00eb te vetja e tyre. N\u00ebse d\u00ebshiron q\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb jet\u00eb legjitime duhesh ta paramendosh k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb parimi, mir\u00ebpo ata kan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebrkesa q\u00eb refuzojn\u00eb q\u00eb t\u2019ua japin trajt\u00ebn e nj\u00eb parimi, prandaj edhe simetria, balanci q\u00eb e shtrova un\u00eb aty u refuzua me nervoziz\u00ebm nga pala tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Po nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi, si reagoi?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi nuk reagoi meqen\u00ebse ishte m\u00eb shum\u00eb i interesuar t\u00eb kemi nj\u00eb rezultat se sa tek theksat e holl\u00ebsive t\u00eb atij diskutimi. Un\u00eb i konsideroj si nd\u00ebrmjet\u00ebsues por, fatkeq\u00ebsisht, ata e konsiderojn\u00eb vet\u00ebn vet\u00ebm si leht\u00ebsues dhe un\u00eb mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se si Brukseli fatkeq\u00ebsisht nuk po e z\u00eb vendin q\u00eb e meriton dhe i cili na duhet t\u00eb gjith\u00ebve. Fuqia e Brukselit mbi rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, mbi Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe sidomos mbi Serbin\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebsaj fuqie q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrdorej, fatkeq\u00ebsisht nuk po ngjan.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> P\u00ebr shum\u00eb k\u00ebnd prania amerikane prandaj b\u00ebhet e domosdoshme. Nisur nga komunikimet tuaja, a ka gjasa, a ka mund\u00ebsi p\u00ebr forcim t\u00eb k\u00ebsaj pranie?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb mir\u00eb t\u00eb informuara dhe na njohin t\u00eb gjith\u00eb neve tejet mir\u00eb, natyrisht q\u00eb ne e mir\u00ebpresim gjithmon\u00eb rolin dhe kontributin amerikan, mir\u00ebpo p\u00ebr momentin intensitetin dhe form\u00ebn e angazhimit t\u00eb tyre ata e din\u00eb vet m\u00eb s\u00eb miri.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Integrimet evropiane lidhen me procesin e bisedimeve dhe n\u00ebse mund t\u00eb them k\u00ebsisoj, karota q\u00eb u ofrohet pal\u00ebve p\u00ebr t\u00eb normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet tyre \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ky integrim ndon\u00ebse Kosova \u00ebsht\u00eb e fundit n\u00eb rajon. Por. me nj\u00eb Bashkim Evropian t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot i lodhur nga zgjerimi, i rezervuar nga zgjerimi, cila mund t\u00eb ishte realisht karota p\u00ebr t\u00eb nxitur pal\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> S\u00eb pari prioritet i yni \u00ebsht\u00eb normalizimi i Kosov\u00ebs, nuk e mohoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e normalizimit t\u00eb raporteve me Serbin\u00eb me njohjen reciproke n\u00eb qend\u00ebr mir\u00ebpo, mua m\u00eb nevojitet q\u00eb t\u2019i dal zot qytetarit n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e tij p\u00ebr normalizim t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ne po e d\u00ebshmojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundshme q\u00eb ndon\u00ebse s\u2019e kemi zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen me Serbin\u00eb, megjithat\u00eb ne mund t\u00eb funksionojm\u00eb si shtet i suksessh\u00ebm dhe t\u00eb forcohemi. Ta z\u00ebm\u00eb investimet e huaja direkte n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij 9 mujori t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2021 ishin 53 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe 80 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb vitin 2019. Kemi nj\u00eb qeveri q\u00eb ka administruar 1 milion\u00eb e 600 mij\u00eb doza t\u00eb vaksinave pa konsideruar asnj\u00ebher\u00eb Federat\u00ebn ruse dhe Kin\u00ebn si opsion, vet\u00ebm vaksinat e miratuara nga EMA dhe FDA pra evropiane dhe amerikane dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga 773 raste ditore brenda mesatares javore q\u00eb i kishim para 9 muajve kur hym\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, kemi r\u00ebn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 9 raste. Popullsia mbi mosh\u00ebn 18 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb vaksinuar me s\u00eb paku nj\u00eb doz\u00eb mbi dy t\u00eb tretat dhe me dy doza mbi 60 p\u00ebr qind. Qytetar\u00ebt mund t\u00eb vaksinohen pa caktuar termin dhe madje pa qen\u00eb shtetas t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb dhe un\u00eb i inkurajoj ata q\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb e ata q\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ta marrin edhe doz\u00ebn e tret\u00eb. T\u00eb hyrat tatimore jan\u00eb rritur n\u00eb Kosov\u00eb, i kishim mbi 588 milion\u00eb t\u00eb hyra tatimore nga Administrata Tatimore sivjet nd\u00ebrkaq nga Doganat e Kosov\u00ebs, i kemi t\u00eb hyrat 1 miliard\u00eb e 320 milion\u00eb euro sivjet. T\u00eb hyrat tatimore jan\u00eb p\u00ebr 26 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se viti paraprak, 12 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se sa viti 2019 dhe 28 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se viti 2018. Doganat jan\u00eb mbi nj\u00eb t\u00eb tretat m\u00eb t\u00eb larta se viti i kaluar, p\u00ebr 17.5 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se viti 2019 dhe p\u00ebr 21 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta se viti 2018. Pastaj kemi regjistruar diku rreth 10 mij\u00eb vende t\u00eb reja pune, i kemi mbajtur 50 mbledhje si qeveri, me 458 vendime dhe gjithsej me 112 projektligje. Rritja ekonomike do t\u00eb jet\u00eb dyshifrore, \u00ebsht\u00eb interesant q\u00eb tremujori i dyt\u00eb i k\u00ebtij viti kishte rritjen ekonomike 16.3 p\u00ebr qind nd\u00ebrkaq tremujori i tret\u00eb i kishte 14.5 p\u00ebr qind. Eksportet jan\u00eb rritur 60 p\u00ebr qind krahasuar me vitin e kaluar dhe madje 90 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2019 nd\u00ebrkaq t\u00eb hyrat buxhetore jan\u00eb 30 p\u00ebr qind m\u00eb t\u00eb larta, q\u00eb tregon se qytetar\u00ebt kur e shohin nj\u00eb qeveri t\u00eb pakorruptuar jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb paguajn\u00eb taksa dhe kontribute, nd\u00ebrkaq kur kan\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen po ashtu m\u00eb shum\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb se sa t\u00eb kursejn\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb shifra t\u00eb nj\u00eb shteti i cili po avancon nga nj\u00eb baz\u00eb e ul\u00ebt, mir\u00ebpo po ec\u00ebn p\u00ebrpara dhe n\u00eb kontrast me rr\u00ebfimin e pav\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet i d\u00ebshtuar, qeveria jon\u00eb po tregon q\u00eb edhe vlerat demokratike evropiane por edhe progresi shoq\u00ebror dhe ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb, jo vet\u00ebm se jan\u00eb t\u00eb mundura por tashm\u00eb po ngjajn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong> Pas k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ju i radhitet si suksese t\u00eb qeveris\u00eb suaj ndryshe nga shkurti i vitit 2021 kur ju fituat me mbi 50 p\u00ebr qind, tetori dhe zgjedhjet lokale nuk e p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn nj\u00eb sukses t\u00eb till\u00eb. Si shpjegohet zoti kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p><strong>Albin Kurti:<\/strong> \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb zgjedhjet lokale pat\u00ebm nj\u00eb rezultat t\u00eb pak\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebr subjektin ton\u00eb politik, mir\u00ebpo Kosova tregoi nj\u00eb pjekuri demokratike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Ishin zgjedhjet e para q\u00eb organizoheshin me mua si kryeminist\u00ebr. Edhe m\u00eb 14 shkurt t\u00eb vitit 2021 edhe m\u00eb 17 tetor e 14 n\u00ebntor t\u00eb k\u00ebtij viti me zgjedhjet lokale, Kosova ka treguar se opozita mund t\u00eb fitoj\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kushti thelb\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb situat\u00eb demokratike. Tash aq shum\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mb\u00ebshtetja jon\u00eb n\u00eb elektorat n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti sa q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb preokupuar shum\u00eb me qeverisjen qendrore nuk kemi arritur as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb krijojm\u00eb struktura t\u00eb gjera dhe organizat\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ta p\u00ebrthekuar at\u00eb mb\u00ebshtetje dhe kjo besoj q\u00eb na u shfaq n\u00eb rezultatin jo t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm. M\u00eb pastaj, faktor tjet\u00ebr besoj se ka qen\u00eb edhe pandemia, ku subjekti yn\u00eb politik q\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr tubime t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb kushte t\u00eb pandemis\u00eb ne mund t\u00eb mbanin vet\u00ebm tubime t\u00eb vogla nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr tubime t\u00eb m\u00ebdha nuk kemi gjetur si organizat\u00eb ende z\u00ebvend\u00ebsim. Pra, me aq sa dim\u00eb po i nxjerrim m\u00ebsimet e duhura dhe do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me komunat e Kosov\u00ebs p\u00ebr zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e t\u00eb gjith\u00ebve, duke mos l\u00ebn\u00eb mbrapa ask\u00ebnd.\/ VOA<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/24\/albin-kurti-marreveshja-me-serbine-brenda-mandatit-te-qeverise-sime\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se shpreson p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb brenda mandatit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb p\u00ebrkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij t\u00eb Komisionit aktual evropian. N\u00eb intervist\u00ebn e fundvitit me korrespondentin ton\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Besim Abazi, kryeministri Kurti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":12770,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[4829,9028,1632,9029,9026,9030,9027,9031,1575],"class_list":["post-12769","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-albin","tag-brenda","tag-kurti","tag-mandatit","tag-marreveshja","tag-qeverise","tag-serbine","tag-sime","tag-te"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=12769"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/12769\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=12769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=12769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=12769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}