{"id":13267,"date":"2021-12-26T19:42:25","date_gmt":"2021-12-26T19:42:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/te-punosh-nga-shtepia-tendenca-qe-ka-mberritur-tashme-edhe-ne-shqiperi\/"},"modified":"2021-12-26T19:42:25","modified_gmt":"2021-12-26T19:42:25","slug":"te-punosh-nga-shtepia-tendenca-qe-ka-mberritur-tashme-edhe-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/te-punosh-nga-shtepia-tendenca-qe-ka-mberritur-tashme-edhe-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"T\u00eb punosh nga sht\u00ebpia, tendenca q\u00eb ka mb\u00ebrritur tashm\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>N\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve, smart\u00a0working do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas pandemis\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p>Sektori bankar po aplikon modelin e ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb puna hibride, e cila pritet t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e smart working, pasi balancon t\u00eb punuarit me angazhimet sociale t\u00eb punonj\u00ebsve. N\u00eb sektorin call center, pun\u00ebn n\u00eb distanc\u00eb po e zbatojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kompanit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb rrit\u00ebn investimet e infrastruktur\u00ebs jasht\u00eb zyrave. N\u00eb IT, puna nga sht\u00ebpia po preferohet m\u00eb tep\u00ebr nga punonj\u00ebsit n\u00eb karrier\u00eb sesa t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ardit Ago, me profesion inxhinier informatik, i pun\u00ebsuar prej 5 vitesh n\u00eb nj\u00eb nga kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit IT p\u00ebr tregun e huaj, prej disa muajsh \u00ebsht\u00eb duke punuar \u2018remote\u2019 (nga sht\u00ebpia). Arsyeja pse ai ka zgjedhur t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00ebn nga sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfitimeve, si ulja e shpenzimeve dhe organizimi i koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar m\u00eb pran\u00eb familjes. Kompania ku ai \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar vazhdon t\u00eb zbatoj\u00eb pun\u00ebn n\u00eb distanc\u00eb, e nisur q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e karantin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKam zgjedhur t\u00eb vazhdoj t\u00eb punoj nga sht\u00ebpia p\u00ebr t\u00eb shmangur kostot e larta, q\u00eb nga shpenzimet p\u00ebr karburantin e makin\u00ebs, tarifa e parkimit, drek\u00ebs jasht\u00eb, por edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur sa m\u00eb mir\u00eb angazhimet familjare. Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur harxhimin e koh\u00ebs n\u00eb trafik p\u00ebr vajtje-ardhjet nga sht\u00ebpia n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb rezulton q\u00eb puna fleksib\u00ebl ka p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor dhe fizik. N\u00eb sektorin IT \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e zbatueshme, pasi ne jemi t\u00eb familjarizuar me pun\u00ebn remote\u201d, pohon Arditi, me p\u00ebrvoj\u00eb 12-vje\u00e7are pune n\u00eb sektorin IT.<\/p>\n<p>Modeli i \u2018smart working\u2019 (pun\u00ebs s\u00eb zgjuar apo n\u00eb distanc\u00eb) q\u00eb nisi zbatimin n\u00eb muajt e karantin\u00ebs, si domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb vazhduar aktivitetin n\u00eb pandemi, aktualisht p\u00ebr disa sip\u00ebrmarrje t\u00eb sh\u00ebrbimit do t\u00eb vijoj\u00eb edhe n\u00eb ardhmen, pasi rezulton me p\u00ebrfitime, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb konsiderohet tendenc\u00eb kalimtare.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb periudh\u00ebn e izolimit, smart working u konsiderua e ardhmja p\u00ebr sektorin call center, pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kontrolluar produktivitetin e punonj\u00ebsve dhe kryerja e investimeve p\u00ebr elementet e siguris\u00eb, ndikuan q\u00eb puna n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb mos vijoj\u00eb t\u00eb zbatohet nga t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb disa banka ka nisur zbatimi i modelit t\u00eb ri t\u00eb pun\u00ebs fleksib\u00ebl, q\u00eb njihet ndryshe puna hibride (prani n\u00eb zyr\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve 1, 2 apo 3 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb).<\/p>\n<p>Puna hibride e bazuar te kombinimi i dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs nga zyra dhe n\u00eb sht\u00ebpi ka rezultuar se rrit produktivitetin te punonj\u00ebsit, pasi balancon t\u00eb punuarin me angazhimet sociale. Sektori IT e pati leht\u00ebsisht t\u00eb zbatueshme pun\u00ebn nga sht\u00ebpia n\u00eb muajt e izolimit. Kompanit\u00eb IT n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb kryejn\u00eb sh\u00ebrbim ndaj t\u00eb tret\u00ebve ende vazhdojn\u00eb t\u00eb lejojn\u00eb pa kufizim pun\u00ebn nga sht\u00ebpia, por rezulton q\u00eb smart working, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor po zbatohet m\u00eb shum\u00eb nga punonj\u00ebsit n\u00eb karrier\u00eb mbi 5-vje\u00e7are, nd\u00ebrsa m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb paraqiten fizikisht n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ecuria e smart\u00a0<\/strong><strong>w<\/strong><strong>orking p\u00ebr call center<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kompanin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe call center, Albania Marketing Service sh.p.k, sipas administratorit t\u00eb saj, Diego Pisa, m\u00eb shum\u00eb se 80% e punonj\u00ebsve ende punojn\u00eb nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk synojm\u00eb ta ulim k\u00ebt\u00eb p\u00ebrqindje p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb distancimi social \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebndetin e punonj\u00ebsve tan\u00eb. Sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje q\u00eb varet vet\u00ebm nga ne. Ne jemi nj\u00eb kompani sh\u00ebrbimesh dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ne t\u2019u japim klient\u00ebve tan\u00eb cil\u00ebsi dhe siguri: n\u00ebse nj\u00eb nga k\u00ebto gj\u00ebra nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e garantuar, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb klient\u00ebt tan\u00eb t\u00eb na k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kthehemi n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb zbatojm\u00eb t\u00eb gjitha masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb shmangur mashtrimin dhe gjithmon\u00eb t\u00eb motivojm\u00eb stafin q\u00eb t\u00eb sigurohet q\u00eb puna nga sht\u00ebpia t\u00eb mos jet\u00eb tjet\u00ebrsuese\u201d, pohoi Pisa p\u00ebr \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Situata paraqitet ndryshe n\u00eb kompanin\u00eb call center, Facile.it. Administratori Lorenc Goga thot\u00eb se punonj\u00ebsit e kompanis\u00eb jan\u00eb kthyer 100% n\u00eb zyr\u00eb. Kompania me 300 t\u00eb pun\u00ebsuar ofron sh\u00ebrbim p\u00ebr shitjen e siguracionit t\u00eb automjeteve p\u00ebr tregun italian dhe me klient\u00ebt, transaksioni i shitjes kryhet n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb sh\u00ebrbimit q\u00eb ofrojm\u00eb, e kemi t\u00eb pamundur t\u00eb kryejm\u00eb pun\u00ebn nga sht\u00ebpia, pasi parametrat e shitjes nuk jan\u00eb t\u00eb sigurta jasht\u00eb zyrave. Edhe n\u00eb karantin\u00eb, ku smart working u aplikua nga t\u00eb gjitha kompanit\u00eb call center 100%, me q\u00ebllim vijim\u00ebsin\u00eb e aktivitetit, te ne vet\u00ebm 30% t\u00eb punonj\u00ebsve punuan nga sht\u00ebpia, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr vijoi nga zyra, sipas masave t\u00eb miratuara nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. N\u00eb smart working punuan m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebnat me f\u00ebmij\u00eb dhe familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky model t\u00eb punuari n\u00eb karantin\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e mir\u00eb, pasi siguroi vazhdimin e pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por konsiderohet m\u00eb e p\u00ebrshtatshme si zgjidhje provizore, sesa si nj\u00eb model q\u00eb duhet zbatuar edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen. Aktualisht, shum\u00eb kompani call center kan\u00eb rikthyer shumic\u00ebn e punonj\u00ebsve n\u00eb zyra, pasi puna nga sht\u00ebpia nuk rezultoi aq produktive sa n\u00eb ambientet e kompanive\u201d, thekson Goga.<\/p>\n<p><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2021\/12\/Smart-working-pune-nga-shtepia-1-1011.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-271774 lazyloaded\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1709\" src=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2021\/12\/Smart-working-pune-nga-shtepia-1-1011.jpg\"\/><\/a><\/p>\n<p><strong>Sektori i sh\u00ebrbimeve p\u00ebrqafon pun\u00ebn hibride<\/strong><\/p>\n<p>Puna hibride, nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb po zbatohet m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb kompanit\u00eb e sh\u00ebrbimit n\u00eb SHBA \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqafuar me shpejt\u00ebsi edhe nga sektori bankar n\u00eb Shqip\u00ebri. Thelbi i pun\u00ebs hibride \u00ebsht\u00eb kombinimi i dit\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs nga zyra me pun\u00ebn n\u00eb distanc\u00eb. Intesa Sanpaolo Bank Albania, q\u00eb nisi t\u00eb praktikoj\u00eb pun\u00ebn nga sht\u00ebpia para pandemis\u00eb, n\u00eb vitin 2019, aktualisht po zbaton pun\u00ebn hibride, sipas drejtoresh\u00ebs t\u00eb Departamentit t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore dhe Organizimit, Entela Zigori.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrjetin e deg\u00ebve, zbatimi i pun\u00ebs fleksib\u00ebl arrin nivelin 10%. Kjo vjen nga fakti se, megjith\u00ebse 70% e punonj\u00ebsve t\u00eb rrjetit mund t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb hibride, duke qen\u00eb se nuk kemi arritur n\u00eb dixhitalizim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha proceseve t\u00eb pun\u00ebs e duke qen\u00eb se klienti parap\u00eblqen ende takimin n\u00eb deg\u00ebt tona, punonj\u00ebsit e deg\u00ebve punojn\u00eb n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit n\u00eb strukturat qendrore kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb punojn\u00eb me kapacitet t\u00eb plot\u00eb nga sht\u00ebpia (100% e tyre) pa krijuar asnj\u00eb problematik\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Aktualisht, zgjedhja q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb punonj\u00ebsit e strukturave qendrore p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb pun\u00eb hibride, sipas tipologjis\u00eb s\u00eb ekipeve t\u00eb pun\u00ebs (ekipe q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrveprim apo ekipe q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr drejtim) \u00ebsht\u00eb 1, 2 apo 3 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb me prezenc\u00eb fizike n\u00eb zyr\u00eb, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jav\u00ebs punohet nga sht\u00ebpia\u201d.<\/p>\n<p>E ardhmja e smart working vler\u00ebsohet se do t\u00eb jet\u00eb puna hibride edhe nga Roden Pajaj, drejtor i burimeve njer\u00ebzore p\u00ebr Deloitte Albania dhe Deloitte CE South. Kompania nd\u00ebrkomb\u00ebtare e sh\u00ebrbimeve profesionale ka zgjedhur t\u00eb aplikoj\u00eb n\u00eb Deloitte Albania dhe Deloitte n\u00eb shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor pun\u00ebn hibride, sipas modelit t\u00eb quajtur DeloitteFlex. Kjo qasje pritet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e politikave t\u00eb burimeve njer\u00ebzore edhe p\u00ebr sip\u00ebrmarrjet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Valbona Zeneli, drejtoresh\u00eb e divizionit t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore n\u00eb Raiffeisen Bank Shqip\u00ebri, pohon se puna n\u00eb distanc\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i ri i t\u00eb punuarit, pasi konsiderohet p\u00ebrfitim dhe jo detyrim. \u201cDuke qen\u00eb se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jemi t\u00eb orientuar ndaj rezultateve dhe jo ndaj koh\u00ebs q\u00eb stafi yn\u00eb punon brenda nj\u00eb zyre, na vjen natyrsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb kemi 20% t\u00eb stafit n\u00eb pun\u00eb nga sht\u00ebpia n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, n\u00eb situat\u00eb normale\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tendenca\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin call center, shum\u00eb n\u00ebna me f\u00ebmij\u00eb e kan\u00eb kusht t\u00eb punuarit \u2018remote\u2019, pasi t\u00eb punuarit nga sht\u00ebpia konsiderohet prej tyre mjaft e favorshme q\u00eb t\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do jav\u00eb, ne zhvillojm\u00eb intervista p\u00ebr rekrutime t\u00eb reja dhe vihet re se 20% e aplikuesve kan\u00eb kusht pun\u00ebsimi smart working. Kryesisht jan\u00eb n\u00ebnat me f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cilat nuk p\u00ebrfundojn\u00eb procesin e rekrutimit n\u00ebse nuk plot\u00ebsohet kushti i tyre p\u00ebr t\u00eb punuar nga sht\u00ebpia. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup punonj\u00ebsish, si\u00e7 jan\u00eb n\u00ebnat e reja, puna nga sht\u00ebpia konsiderohet m\u00eb komode sesa nga zyra.<\/p>\n<p>Te moshat e reja nuk \u00ebsht\u00eb kusht pun\u00ebsimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori t\u00eb pun\u00ebsuarish, d\u00ebshira m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb t\u00eb rriten n\u00eb karrier\u00eb dhe kjo m\u00eb tep\u00ebr favorizohet nga puna nga zyra, pasi ka m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebrveprim n\u00eb pun\u00ebn n\u00eb grup\u201d, n\u00ebnvizon administratori i Facile.it, Lorenc Goga.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>\u2018Smart\u00a0<\/strong><strong>w<\/strong><strong>orking\u2019 n\u00eb call center, m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebrkohet nga rrethet<\/strong><\/p>\n<p>Diego Pisa, nga Teleperfomanca, thot\u00eb se p\u00ebr momentin nuk ka nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb ndryshme midis niveleve t\u00eb kompanis\u00eb apo gjinis\u00eb s\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr pun\u00ebn nga sht\u00ebpia. Sipas tij, dallimi \u00ebsht\u00eb n\u00ebse punonj\u00ebsit kan\u00eb apo jo kushte optimale p\u00ebr t\u00eb punuar nga sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Tiran\u00eb, vullneti p\u00ebr t\u00eb punuar nga sht\u00ebpia \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i fort\u00eb se n\u00eb qytetet e vogla, ashtu si\u00e7 shpesh n\u00ebnat preferojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb nga sht\u00ebpia, sepse mund t\u00eb kombinojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb jet\u00ebn private me pun\u00ebn. Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit, ne kemi krijuar shum\u00eb vende t\u00eb reja pune, me staf q\u00eb fillon menj\u00ebher\u00eb nga sht\u00ebpia, ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb qytete ku nuk operojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se p\u00ebr k\u00ebta persona do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb pun\u00eb n\u00eb zyr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Puna n\u00eb distanc\u00eb, m\u00eb pak e p\u00ebrdorur nga t\u00eb rinjt\u00eb\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Moshat e reja e parap\u00eblqejn\u00eb m\u00eb pak pun\u00ebn nga sht\u00ebpia. Tendenca \u00ebsht\u00eb e dukshme si n\u00eb sektorin IT, edhe at\u00eb bankar. Edlira Nikaj, administratore e kompanis\u00eb IT, DotBalkans, thot\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga infektimet vazhdojn\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb pun\u00ebn remote, por t\u00eb rinjt\u00eb e mosh\u00ebs n\u00ebn 30 vje\u00e7 zgjedhin t\u00eb paraqiten fizikisht n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZbatimi i smart working \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje komplekse n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr sektorin e IT-s\u00eb, aktiviteti remote \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht i zbatuesh\u00ebm, model q\u00eb u provua me sukses n\u00eb pandemi. Aktualisht p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, n\u00eb kompanin\u00eb ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e lejuar puna n\u00eb distanc\u00eb, por vihet re se shumica e punonj\u00ebsve, kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb, preferojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb pasi p\u00ebr ta, puna \u00ebsht\u00eb m\u00eb nd\u00ebrvepruese dhe zbavit\u00ebse n\u00eb zyr\u00eb sesa n\u00eb sht\u00ebpi. M\u00eb tep\u00ebr preferojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb nga sht\u00ebpia punonj\u00ebsit e mosh\u00ebs mbi 30 vje\u00e7, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb familjar\u00eb dhe u duhen t\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt apo familjen e tyre\u201d.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta qasje konfirmohet edhe nga drejtoresha e burimeve njer\u00ebzore n\u00eb Bank\u00ebn Intesa Sanpaolo Albania, znj. Entela Zigori. \u201cKemi konkluduar q\u00eb, pavar\u00ebsisht se pun\u00ebn n\u00eb distanc\u00eb e kan\u00eb zgjedhur t\u00eb gjith\u00eb si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re pune, grupmosha q\u00eb do t\u00eb donte ta zbatonte sa m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb ajo nga 20 \u2013 24 vje\u00e7.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mese e qart\u00eb dhe e kuptueshme q\u00eb k\u00ebta punonj\u00ebs, sapo kan\u00eb p\u00ebrfunduar studimet e tyre dhe i shohin ambientet e pun\u00ebs, si nj\u00eb vend ku do t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi praktik dhe ai i nd\u00ebrveprimit profesional dhe social me koleg\u00ebt e tjer\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Roden Pajaj, nga kompania nd\u00ebrkomb\u00ebtare Deloitte Albania dhe Deloitte CE South, tha se bazuar n\u00eb rezultatet e vrojtimit t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb kompanis\u00eb dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregun e pun\u00ebs, pak m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb rinjve pjes\u00ebmarr\u00ebs (51.8%) do t\u00eb donte t\u00eb punonte n\u00eb distanc\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb, nd\u00ebrsa 17.3% e tyre do t\u00eb zgjidhte t\u00eb ishte larg zyr\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb n\u00eb \u00e7do muaj dhe vet\u00ebm 5.5% than\u00eb se do t\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb punonin plot\u00ebsisht n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p><strong><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2021\/12\/Smart-working-pune-nga-shtepia-2-1011-scaled.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-271776 lazyloaded\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1703\" src=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2021\/12\/Smart-working-pune-nga-shtepia-2-1011-scaled.jpg\"\/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria, a mund t\u2019u ofroj\u00eb \u201csmart\u00a0<\/strong><strong>w<\/strong><strong>orking\u201d t\u00eb huajve<\/strong><\/p>\n<p>Tregu m\u00eb i lir\u00eb i pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb zonat periferike t\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha urbane, si Nju Jorku, \u00c7ikago, Florida apo Londra ka nxitur migrimin masiv t\u00eb atyre q\u00eb punojn\u00eb remote. Nj\u00eb tjet\u00ebr trend n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe krijimi i zonave me ofrimin e sht\u00ebpive me qira m\u00eb t\u00eb lira se tregu europian p\u00ebr punonj\u00ebsit smart working.<\/p>\n<p>Sipas Ylli Sul\u00ebs, drejtuesit t\u00eb grupit mediatik \u00c7el\u00ebsi dhe indeksit Keydata, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vihet re nj\u00eb tendenc\u00eb e till\u00eb, pasi ende nuk \u00ebsht\u00eb krijuar tregu i blerjes apo marrjes me qira t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme p\u00ebr ata persona q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTek ne ende nuk \u00ebsht\u00eb krijuar tregu i blerjes apo dh\u00ebnies me qira t\u00eb apartamenteve p\u00ebr shtetas t\u00eb huaj q\u00eb e shohin m\u00eb t\u00eb leverdishme t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb pun\u00ebs t\u00eb tyre online. Shqip\u00ebria mbetet e paintegruar p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtij tregu, pasi mungojn\u00eb rregullat p\u00ebr administrimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. N\u00eb \u00e7do vend t\u00eb Europ\u00ebs jan\u00eb t\u00eb qarta disa standarde, q\u00eb nga se kush \u00ebsht\u00eb administratori i pallatit ku jetojn\u00eb, sa do t\u00eb paguajn\u00eb apo \u00e7far\u00eb sh\u00ebrbimesh do t\u2019i ofrohen.<\/p>\n<p>Rregullat e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb jan\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr ambientet e p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb vendin ton\u00eb, pasi nuk ka nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbaj\u00eb ashensorin, ndri\u00e7imin, higjien\u00ebn e me radh\u00eb. Problemet e bashk\u00ebpron\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb zgjidhen me vendosjen e administrator\u00ebve kundrejt pages\u00ebs p\u00ebr 1,000 lek\u00eb\/muaj p\u00ebr familje\u201d.<\/p>\n<p>Drejtuesi i indeksit Keydata nuk parashikon q\u00eb n\u00eb tregun e pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb ket\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb distanc\u00eb, pasi sipas tij, nga sip\u00ebrmarrjet ky model \u00ebsht\u00eb konsideruar kalimtar. \u201cP\u00ebr shum\u00eb nd\u00ebrmarrje, puna nga sht\u00ebpia shihet si nj\u00eb trend q\u00eb funksionoi p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb caktuar. Nga ana tjet\u00ebr, shum\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar pranojn\u00eb se t\u00eb punuarit nga sht\u00ebpia nd\u00ebrthuri oraret e tyre t\u00eb pun\u00ebs me jet\u00ebn personale, duke mos ndat\u00eb limitet. Mosvendosja e kufirit mes pun\u00ebs dhe jet\u00ebs personale rriti ankthin te t\u00eb pun\u00ebsuarit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ngrihet n\u00eb Kroaci fshati p\u00ebr nomad\u00ebt dixhital\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Studimet kan\u00eb treguar se puna fleksib\u00ebl redukton shpenzimet dhe \u00ebsht\u00eb e favorshme p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor dhe fizik t\u00eb njer\u00ebzve. Kroacia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr shtetet e para q\u00eb p\u00ebrqafoi shpejt stilin e jet\u00ebs nomade sipas shkrimit t\u00eb medias nd\u00ebrkomb\u00ebtare Eurone\u00ebs.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb udh\u00ebtimit n\u00eb Europ\u00eb, vendi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb nomad\u00ebt dixhital\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb q\u00ebndrueshme ekonomin\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb pandemis\u00eb. Vendi madje ka ofruar viza t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr nomad\u00ebt dixhital\u00eb jasht\u00eb BE-s\u00eb, duke i lejuar ata t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit pa paguar taks\u00ebn mbi t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>N\u00eb Kroaci \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb fshat i ri, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr nomad\u00ebt dixhital\u00eb q\u00eb duan t\u00eb l\u00ebn\u00eb zyr\u00ebn pas. Zadari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet port n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Kroacis\u00eb. Me tregje t\u00eb lul\u00ebzuara, plazhe piktoreske dhe prodhime deti t\u00eb fresk\u00ebta, ai \u00ebsht\u00eb vendi i p\u00ebrsosur p\u00ebr nj\u00eb pushim relaksues veror.<\/p>\n<p>N\u00eb Bokir, nj\u00eb zon\u00eb pran\u00eb qendr\u00ebs historike t\u00eb Zadarit, ndodhet fshati i ri dixhital, i cili njihet edhe me emrin \u201cLugina\u201d i hapur me 10 tetor 2021. Lugina ofron sht\u00ebpi t\u00eb vogla ku mund t\u00eb jetohet vet\u00ebm ose me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb komunitetit. Sht\u00ebpit\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe si hap\u00ebsir\u00eb banimi \u200b\u200bkolektive, por edhe p\u00ebr eventet e organizuara nga fshati. Qirat\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb nisin nga 130 euro n\u00eb jav\u00eb, shum\u00eb m\u00eb pak se mesatarja e qiras\u00eb s\u00eb apartamenteve n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe i dham\u00eb emrin \u201cValley\u201d (Lugina), pasi njer\u00ebzit e lidhin at\u00eb me sip\u00ebrmarrjen, si Silicon Valley. Duke qen\u00eb se shum\u00eb nomad\u00eb dixhital\u00eb jan\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs, ne duam t\u00eb krijojm\u00eb evente dhe konferenca p\u00ebr sip\u00ebrmarrjen dhe t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb edhe komunitetin lokal. Ka shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs serioz\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb nj\u00eb stil jetese nomade dhe ne duam t\u2019i t\u00ebrheqim ata.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet pse donim ta b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb projekt, \u00ebsht\u00eb sepse turizmi kroat varet kryesisht nga stina e ver\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vitit, shum\u00eb ishuj dhe qytete jan\u00eb \u201ct\u00eb vdekur. Ne e konsiderojm\u00eb Zadarin si nj\u00eb projekt pilot, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duam t\u00eb krijojm\u00eb disa komunitete si ky n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ekonomin\u00eb e qyteteve dhe fshatrave\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pse smart\u00a0<\/strong><strong>w<\/strong><strong>orking po nxit migrimin masiv n\u00eb SHBA?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qendrat urbane m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs si n\u00eb SHBA dhe Angli, p\u00ebr shkak t\u00eb vazhdimit t\u00eb pun\u00ebs nga sht\u00ebpia, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar po vihen re dy tendenca. S\u00eb pari jan\u00eb dor\u00ebheqjet e shumta nga puna n\u00ebse nuk aplikohet aktiviteti remote dhe emigrimi p\u00ebr ata q\u00eb punojn\u00eb nga sht\u00ebpia drejt zonave periferike, ku kostoja e qirave apo kreditimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dor\u00ebheqjet masive nga puna, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb shkrim \u201cWorld Economic Forum\u201d thuhet se n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, largimet masive nga puna jan\u00eb t\u00eb nxitura nga kthimi i t\u00eb punuarit n\u00eb zyra. Arsye t\u00eb tjera konsiderohen zgjatja e orarit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn e karantin\u00ebs, sidomos n\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve. M\u00ebnyra se si punohet ndryshoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike q\u00eb nga fillimi i pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pun\u00ebs nga sht\u00ebpia prej disa muajsh, t\u00eb \u00e7liruar nga shpenzimet dhe telashet e vajtjes n\u00eb pun\u00eb dhe me m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb dispozicion p\u00ebr familjen dhe p\u00ebr angazhimet e tjera, shum\u00eb njer\u00ebz hezitojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb zyr\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e t\u00eb anketuarve n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb fundit t\u00eb Beamery than\u00eb se balanca e tyre pun\u00eb-jet\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb e mir\u00eb n\u00eb kulmin e pandemis\u00eb dhe 42% duan q\u00eb puna fleksib\u00ebl t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb kompani po p\u00ebrgjigjen duke pranuar oraret elastike si pjes\u00eb e normalitetit t\u00eb ri. Ky trend \u00ebsht\u00eb m\u00eb i theksuar n\u00eb SHBA. E ashtuquajtura \u201cshkalla e dor\u00ebheqjes\u201d, nj\u00eb mat\u00ebs i dor\u00ebheqjeve vullnetare n\u00eb muaj, u rrit n\u00eb gusht n\u00eb nj\u00eb maksimum historik prej 4,3 milion\u00eb njer\u00ebz, ose 2.9% e s\u00eb gjith\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, sipas Byros\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Pun\u00ebs t\u00eb SHBA. N\u00eb industrin\u00eb e arg\u00ebtimit dhe at\u00eb hoteliere, t\u00eb cilat u godit\u00ebn r\u00ebnd\u00eb nga kufizimet e Covid-19, norma u rrit n\u00eb nj\u00eb rekord prej 6.4%.<\/p>\n<p>N\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, gati nj\u00eb e kat\u00ebrta e punonj\u00ebsve kan\u00eb n\u00eb plan ta l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn e tyre brenda tre deri n\u00eb gjasht\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm, sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb fundit nga firma e rekrutimit Randstad. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pothuajse 70% e t\u00eb anketuarve than\u00eb se ishin t\u00eb sigurt n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb \u201cThe Economist\u201d thuhet se puna nga sht\u00ebpia ka nxitur edhe migrimin e qytetar\u00ebve nga qendrat e shtrenjta urbane, si Nju Jorku, Los Anxhelosi dhe \u00c7ikago drejt periferive, pasi qirat\u00eb e sht\u00ebpive dhe kostoja e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrim vler\u00ebsohet se nga marsi 2020 deri n\u00eb mars 2021, rreth 600,000 njer\u00ebz u zhvendos\u00ebn nga zona t\u00eb m\u00ebdha metroje me kosto t\u00eb lart\u00eb drejt qyteteve t\u00eb mesme (me 500,000 dhe deri 2 milion\u00eb banor\u00eb), dhe m\u00eb shum\u00eb se 740,000 banor\u00eb u zhvendos\u00ebn n\u00eb qytetet e vogla t\u00eb zonave rurale. P\u00ebr shkak t\u00eb migrimit, popullsia me qytetet deri 500,000 banor\u00eb u rrit 13,5% krahasuar me nivelet para pandemis\u00eb. Nju Jorku dhe San Francisko pan\u00eb rritjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb p\u00ebrqindjen e njer\u00ebzve q\u00eb largoheshin.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit, t\u00eb rinjt\u00eb me qira kan\u00eb filluar t\u00eb kthehen n\u00eb qytetet e tyre, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit e mosh\u00ebs s\u00eb mesme po vazhdojn\u00eb t\u00eb dynden n\u00eb periferi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat nga Zillow, nj\u00eb kompani e pasurive t\u00eb paluajtshme, e cila njoftoi n\u00eb korrik 2020 se 5,400 punonj\u00ebsit e saj mund t\u00eb punonin nga sht\u00ebpia p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pacaktuar, tregojn\u00eb form\u00ebn e re t\u00eb modeleve t\u00eb migrimit.<\/p>\n<p>Nga marsi 2020 deri n\u00eb shkurt 2021, 35% e punonj\u00ebsve t\u00eb Zillow u zhvendos\u00ebn nga sht\u00ebpit\u00eb af\u00ebr zonave t\u00eb metrove. Rreth 21% e l\u00ebviz\u00ebsve shkuan t\u00eb pakt\u00ebn 50 km larg nga sht\u00ebpia e tyre e m\u00ebparshme, trefishi i p\u00ebrqindjes s\u00eb atyre q\u00eb e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb 2018. Vendet e tyre t\u00eb reja ishin n\u00eb zona banimi ku sht\u00ebpit\u00eb ishin rreth 9% m\u00eb pak t\u00eb shtrenjta se \u00e7mimi mesatar aktual dhe 0,5% m\u00eb pak se n\u00eb 2018.<\/p>\n<p>\u201cVendet q\u00eb t\u00ebrheqin njer\u00ebz ndajn\u00eb karakteristika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta: si p\u00ebrballimi i kostos t\u00eb jetes\u00ebs, nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb komuniteti, leht\u00ebsi dhe miq\u00ebsi ndaj biznesit\u201d, thot\u00eb Cullum Clark, drejtor i Iniciativ\u00ebs s\u00eb Rritjes Ekonomike t\u00eb Institutit Bush-Southern Methodist University.<\/p>\n<p>Sipas Joel Kotkin nga Universiteti Chapman njer\u00ebzit po shkojn\u00eb drejt qyteteve ku mund t\u00eb arrijn\u00eb \u00ebndrr\u00ebn amerikane. \u201c\u00cbsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb n\u00eb qytetet q\u00eb krijuan \u00ebndrr\u00ebn amerikane, si Nju Jorku, p\u00ebr shkak t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Kostoja dhe Covid-19 nuk konsiderohen t\u00eb vetmet arsye t\u00eb migrimit t\u00eb popullat\u00ebs. Shum\u00eb qytete kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb krimit, t\u00eb pastreh\u00ebve dhe mbylljes s\u00eb bizneseve p\u00ebr shkak t\u00eb rritjeve t\u00eb taksave. Qytetet dhe periferit\u00eb pran\u00eb qyteteve t\u00eb m\u00ebdha kan\u00eb qen\u00eb magneti m\u00eb i madh p\u00ebr emigrant\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb \u201cThe Economist\u201d nga t\u00eb dh\u00ebnat e Sh\u00ebrbimit Postar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, tre kodet postare me m\u00eb shum\u00eb ndryshime t\u00eb adresave p\u00ebr t\u00eb ardhurit e rinj ishin n\u00eb periferi t\u00eb Houston, Austin n\u00eb Teksas dhe Jacksonville n\u00eb Florida, pasi n\u00eb k\u00ebto shtete prona \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb.\/ Monitor<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/26\/te-punosh-nga-shtepia-tendenca-qe-ka-mberritur-tashme-edhe-ne-shqiperi\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] N\u00eb sektorin e sh\u00ebrbimeve, smart\u00a0working do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas pandemis\u00eb. Sektori bankar po aplikon modelin e ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb puna hibride, e cila pritet t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e smart working, pasi balancon t\u00eb punuarit me angazhimet sociale t\u00eb punonj\u00ebsve. N\u00eb sektorin call center, pun\u00ebn n\u00eb distanc\u00eb po e zbatojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kompanit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13268,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[9241,9239,1581,9236,9235,3098,435,9237,9240,1575,9238],"class_list":["post-13267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-edhe","tag-mberritur","tag-ne","tag-nga","tag-punosh","tag-qe","tag-shqiperi","tag-shtepia","tag-tashme","tag-te","tag-tendenca"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}