{"id":14588,"date":"2021-12-30T18:30:26","date_gmt":"2021-12-30T18:30:26","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/shqiperi-2021-nga-pandemia-te-zgjedhjet-dhe-kriza-ne-pd\/"},"modified":"2021-12-30T18:30:26","modified_gmt":"2021-12-30T18:30:26","slug":"shqiperi-2021-nga-pandemia-te-zgjedhjet-dhe-kriza-ne-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/shqiperi-2021-nga-pandemia-te-zgjedhjet-dhe-kriza-ne-pd\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebri 2021: Nga pandemia, te zgjedhjet dhe kriza n\u00eb PD"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>P\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi, n\u00eb 2021, shqiptar\u00ebt, ashtu si dhe pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs, bashk\u00ebjetuan me koronavirusin. Ky vit nisi si nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksina dhe u mbyll me nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur vaksinimin p\u00ebrball\u00eb skepticizmit dhe stepjes s\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<\/div>\n<p><strong>Dy zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dominuan gjithashtu k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Shqip\u00ebri. <\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb tij, ishin zgjedhjet parlamentare, n\u00eb t\u00eb cilat socialist\u00ebt u rikonfirmuan p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb radhazi n\u00eb pushtet, si askush m\u00eb par\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb, zhvillimet n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, iu mbivendos\u00ebn gjith\u00e7\u200bkaje tjet\u00ebr. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Tronditja prej humbjes n\u00eb zgjedhje u pasua nga nj\u00eb goditje dhe m\u00eb e fort\u00eb. Ish kryeministri Sali Berisha u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara. Nj\u00eb vendim q\u00eb provokoi l\u00ebvizje t\u00eb forta tektonike brenda forc\u00ebs kryesore t\u00eb opozit\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p><strong>PANDEMIA COVID 19<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit kryeministri Rama njofton se \u201cShqip\u00ebria ka siguruar zyrtarisht, 500 mij\u00eb dozat e para t\u00eb vaksin\u00ebs nga kompania Pfizer\u201d.<\/p>\n<p>Furnizimi megjithat\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb koh\u00eb e fillimisht n\u00eb sasi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>Ngarkesa e par\u00eb pritej n\u00eb jav\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb Janarit. Por fal\u00eb 1 mij\u00eb dozave dhurat\u00eb nga nj\u00eb vend europian, emri i t\u00eb cilit nuk u m\u00ebsua asnj\u00ebher\u00eb, vaksinimi nisi m\u00eb 11 Janar.<\/p>\n<p>Kritik ndaj asaj q\u00eb e cil\u00ebson munges\u00eb solidariteti nga ana e Bashkimit Europian, pik\u00ebrisht n\u00eb Bruksel <em>(1 mars)<\/em> kryeministri paralajm\u00ebron se Shqip\u00ebria po hedh syt\u00eb dhe nga vaksinat kineze e ruse.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse nuk ishte zgjedhja jon\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, po shohim p\u00ebrtej burimeve tashm\u00eb t\u00eb d\u00ebshirueshme t\u00eb vaksinave\u201d, \u2013 deklaroi gjat\u00eb nj\u00eb konference shtypi me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr politikat e Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb, Josep Borrel dhe Komisionerin p\u00ebr Zgjerimin Oliver Varhelyi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sasi prej 10 mij\u00eb dozash Sputnik V, mb\u00ebrrin si dhurat\u00eb <em>(22 Mars) <\/em>nga Emiratet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb pas njoftohet marr\u00ebveshja p\u00ebr 1 milion doza t\u00eb vaksin\u00ebs kineze Sinovac.<\/p>\n<p>T\u00eb \u00e7liruara, autoritetet nisin vaksinimin masiv, dhe pas muajit gusht, procesi hapet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata mbi 18 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Por ritmet bien ndjesh\u00ebm n\u00eb tetor e n\u00ebntor, duke u p\u00ebrgjysmuar. Prej 1 n\u00ebntorit mosha ulet n\u00eb 16 vje\u00e7 dhe nis aplikimi i doz\u00ebs s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim i leht\u00eb vihet re n\u00eb dhjetor ndoshta si pasoj\u00eb e frik\u00ebs s\u00eb shfaqjes s\u00eb variantit Omicron, apo vendimit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb gati t\u00eb detyrueshme p\u00ebr administrat\u00ebn publike dhe punonj\u00ebsit qendrave tregtare dhe supermarketet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim q\u00eb nuk dihet sa do t\u00eb zbatohet, p\u00ebrsa koh\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e ngjashme p\u00ebr student\u00ebt u shp\u00ebrfill haptazi, sikund\u00ebr dhe masat kufizuese, q\u00eb duken se q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb fuqi vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ende nuk ka vaksinuar me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb doz\u00eb as gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs, pavar\u00ebsisht premtimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur si proces n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, mbi 150 mij\u00eb qytetar\u00eb u prek\u00ebn nga virusi. Thuajse gjysma e tyre n\u00eb muajt shkurt dhe mars, kur dhe spitalet u tejmbush\u00ebn me mbi 650 pacient\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Shkurti ishte dhe muaji m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb me gati 29 mij\u00eb t\u00eb prekur.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb 2021-it Covid 19 shkaktoi vdekjen n\u00eb spitale t\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se 2 mij\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>ZGJEDHJET E 25 PRILLIT<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ethet elektorale nisin shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara hapjes zyrtare t\u00eb fushat\u00ebs. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb aplikohet identifikimi biometrik i votuesve, nd\u00ebrsa pilotohet, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, dhe votimi elektronik. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Rezultati b\u00ebhet i qart\u00eb brenda 48 or\u00ebsh. Nj\u00eb lum\u00eb ankesash nga opozita nuk do e ndryshojn\u00eb at\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa partit\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpilimin e listave t\u00eb kandidat\u00ebve, ambasadorja amerikane Yuri Kim v\u00eb theksin te r\u00ebnd\u00ebsia e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb emrave q\u00eb do p\u00ebrzgjidhen <em>(29 Janar).<\/em><\/p>\n<p>\u201cEsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e lider\u00ebve politik q\u00eb kandidat\u00ebt t\u00eb jen\u00eb t\u00eb past\u00ebr. T\u00eb heqin t\u00eb korruptuarit nga lista q\u00eb ofendojn\u00eb zgjedh\u00ebsit shqiptar\u00eb\u201d, deklaron ajo. Nd\u00ebrsa duket se k\u00ebto deklarata kan\u00eb kryesisht si objektiv shumic\u00ebn, kryeministri Rama <em>(1 Shkurt)<\/em>shprehet se p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb g\u00ebnjen n\u00eb vetdeklarim \u201c\u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsi partie. Partit\u00eb nuk jan\u00eb drejtori policie\u201d.<\/p>\n<p>Thirrjeve p\u00ebr kandidat\u00eb t\u00eb past\u00ebr do i bashkohet po ashtu dhe BE-ja. Ambasadorja Kim do t\u2019i rikthehet disa her\u00eb k\u00ebsaj teme, duke kujtuar ve\u00e7an\u00ebrisht rastin e deputetit Tom Doshi, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara. Esht\u00eb kjo trysni q\u00eb e detyron n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb zgjedhjeve zotin Doshi t\u00eb t\u00ebrhiqet nga mandati i sapofituar.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00ebn e 25 Prillit socialist\u00ebt hyjn\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, nd\u00ebrsa opozita, p\u00ebr shkak se koalicionet nuk parashikohen n\u00eb ligj, paraqitet me dy skuadra.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb demokrat\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb n\u00eb lista drejtuesit e forcave kryesore aleate dhe nga ana tjet\u00ebr LSI-ja. Pavar\u00ebsisht nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb qeverisje, ato zhvilluan nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb distanc\u00eb. Madje Basha e Kryemadhi shfaqen vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej retorik\u00ebs s\u00eb ngarkuar, fushata duket se ec\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsht e qet\u00eb. Por n\u00eb jav\u00ebn e fundit atmosfera do t\u00eb trazohet.<\/p>\n<p>N\u00eb Kavaj\u00eb <em>(19 prill)<\/em> plagoset me arm\u00eb sekretari i PD, n\u00eb nj\u00eb nga zyrat elektorale. Policia flet p\u00ebr nj\u00eb sherr banal.<\/p>\n<p>Autori i goditjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person me precedent\u00eb penal, por q\u00eb, sipas demokrat\u00ebve, me lidhje me eksponent\u00eb lokal t\u00eb shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas, nj\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Elbasanit p\u00ebrfundon me vrasjen e Pjerin Xhuvanit, q\u00eb mendohet t\u00eb ishte i angazhuar n\u00eb fushat\u00ebn e socialist\u00ebve. 4 t\u00eb tjer\u00eb, mes tyre dhe nj\u00eb punonj\u00ebse policie e ndodhur pran\u00eb vendngajrjes, mbet\u00ebn t\u00eb plagosur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, i quajtur \u201cStruktura e mbrojtjes s\u00eb votes\u201d, do t\u00eb deklaronte se kishte ndaluar nj\u00eb automjet q\u00eb po shp\u00ebrndante para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb votave dhe po mblidhte karta identiteti.<\/p>\n<p>Dinamika e ngjarjes \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb, sot e k\u00ebsaj dite. Policia dhe prokuroria japin deklarata disi kontradiktore mbi materialet e gjendura n\u00eb automjetin e bllokuar nga demokrat\u00ebt, nd\u00ebrsa 10 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve arrestohen, p\u00ebrfshir\u00eb autorin e vrasjes, q\u00eb ish shprehur t\u00eb kishte vepruar n\u00eb kushtet e vetmbrojtjes.<\/p>\n<p>Po ashtu u arrestohet dhe nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs socialist. Nj\u00eb person tjet\u00ebr u shpall n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb pas drejtuesi demokrat n\u00eb Dib\u00ebr Xhelal Mziu, i hedh benzin\u00eb zjarrit duke deklaruar se \u201c\u00e7do person i dyshimt\u00eb q\u00eb l\u00ebviz n\u00eb lagjet tuaja, mjafton nj\u00eb telefonat\u00eb dhe do e p\u00ebsoj\u00eb si ai i Elbasanit\u201d. Menj\u00ebher\u00eb pasi thirrja e tij b\u00ebhet publike zoti Mziu detyrohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama, ka nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se sa te premtimet, ai p\u00ebrpiqet t\u00eb bind\u00eb shqiptar\u00ebt se sipas tij nj\u00eb vot\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn do t\u00eb ishte vot\u00eb p\u00ebr zotin Berisha dhe presidentin Meta.<\/p>\n<p>\u201c69 \u00ebsht\u00eb numri i djallit. Kush e ka 6-\u00ebn? Mona. Kush e ka 9-\u00ebn? Luli. Rrotullohen ato b\u00ebhet 69, t\u00eb del Iliri me Saliun\u201d, shprehet kryeministri gjat\u00eb nj\u00eb prej takimeve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Basha nga ana e tij premton nd\u00ebrhyrje t\u00eb shumta thuajse n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, duke u angazhuar p\u00ebr ulje taksash apo dhe financime t\u00eb projekteve zhvillimore e subvencione t\u00eb ndjeshme p\u00ebr disa sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, i bindur se koha e kryeministrit ka mbaruar: \u201c8 vite d\u00ebshtim, 8 vite mjerim. P\u00ebrgjigjen do ta marrin me vot\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit\u201d.<\/p>\n<p>Procesi i votimit zhvillohet qet\u00ebsisht. N\u00eb mbr\u00ebmje, Exit poll-et parashikojn\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>PS konfirmohet si forc\u00eb e par\u00eb, por PD me LSI-n\u00eb, s\u00eb bashku, rezultojn\u00eb te jen\u00eb n\u00eb avantazh. Rama qet\u00ebson menj\u00ebher\u00eb t\u00eb tij\u00ebt. \u201cVotat jan\u00eb n\u00eb kuti, q\u00eb t\u00eb gjitha\u201d, deklaron ai nga selia e partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Zoti Basha shfaqet optimist. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e qart\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fitore e qart\u00eb p\u00ebr Aleanc\u00ebn p\u00ebr ndryshim\u201d, thot\u00eb ai. Me t\u00eb njejtin optimiz\u00ebm do t\u00eb dal\u00eb para gazetar\u00ebve dhe t\u00eb nes\u00ebrmen: \u201cKemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb humbje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe nj\u00eb fitore, ose m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb votave p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr Koalicionin p\u00ebr Ndryshim\u201d.<\/p>\n<p>Por or\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr opozit\u00ebn. PD ndalet n\u00eb 59 mandate, nd\u00ebrsa LSI tkurret n\u00eb vet\u00ebm 4 vende n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryeministrin Rama \u201ckjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e bukur e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Por zoti Basha flet p\u00ebr nj\u00eb masak\u00ebr zgjedhore: \u201cK\u00ebto zgjedhje nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me demokracin\u00eb. Ne hym\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, jo me nj\u00eb kund\u00ebrshtar politik, por me nj\u00eb rregjim, q\u00eb b\u00ebri gjithshka p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar gar\u00ebn e ndershme elektorale\u201d.<\/p>\n<p><strong>KRIZA NE PD<\/strong><\/p>\n<p><strong>Humbja n\u00eb zgjedhje do t\u00eb provokoj\u00eb nj\u00eb rrebesh sulmesh mbi zotin Basha, shoqeruar me k\u00ebrkesat p\u00ebr largimin e tij. Por goditja e madhe do t\u00eb jet\u00eb vendimi i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d ish udh\u00ebheq\u00ebsin demokrat Sali Berisha. <\/strong><\/p>\n<p><strong>N\u00ebn nj\u00eb trysni t\u00eb fort\u00eb, kryetari Basha do t\u00eb vendos\u00eb ta ler\u00eb at\u00eb jasht\u00eb grupit palamentar. L\u00ebvizje e cila do t\u00eb hap\u00eb Kutin\u00eb e Pandor\u00ebs n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb p\u00ebrpara se zoti Basha t\u00eb dilte p\u00ebr t\u00eb shprehur q\u00ebndrimin ndaj rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, an\u00ebtari i Kryesis\u00eb, Fatbardh Kadilli k\u00ebrkon dor\u00ebheqjen e tij dhe hapjen e gar\u00ebs p\u00ebr kryetarin e ri, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai shpall se do t\u00eb jet\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zoti Basha provoi t\u00eb ishte nj\u00eb projekt i d\u00ebshtuar sepse \u201cnuk siguroi sukses p\u00ebr demokrat\u00ebt. Nuk arriti t\u2019i shp\u00ebrblej\u00eb demokrat\u00ebt p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e p\u00ebrhershme dhe t\u00eb pakursyer q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebto 8 vjet\u201d.<\/p>\n<p>Z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr do t\u00eb shtohen duke k\u00ebrkuar largimin e tij. Mes tyre spikat ish presidenti Nishani q\u00eb e akuzon kryetarin se po mban peng partin\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Basha shfaqet n\u00eb publik 10 dit\u00eb m\u00eb pas <em>(4 maj). <\/em>Ai flet s\u00ebrish p\u00ebr nj\u00eb masak\u00ebr elektorale. Duke anashkaluar kritikat e ashpra ndaj tij e p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr humbjen, nd\u00ebrmerr nj\u00eb tur n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb dhe deklaron se nuk e njeh rezultatin <em>(14 maj).<\/em><\/p>\n<p>Pas nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb kryesi dhe K\u00ebshillin komb\u00ebtar (16 maj) hapet gara p\u00ebr kreun e partis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kandidat\u00ebt lihen vet\u00ebm 18 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb. Nga pozitat e kryetarit, zoti Basha do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrball\u00eb, ve\u00e7 zotit Kadilli dhe Edit Harxhin e deputetin Agron Shehaj. K\u00ebrkesat e k\u00ebtyre t\u00eb fundit p\u00ebr kushte t\u00eb barbarta n\u00eb konkurrim refuzohen.<\/p>\n<p>Paravar\u00ebsisht qasjeve q\u00eb dallojn\u00eb ndjesh\u00ebm, t\u00eb tre rival\u00ebt e zotit Basha i bashkon nevoja, sipas tyre, p\u00ebr nj\u00eb ndryshim t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, dhe largimin e kryetarit.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht po p\u00ebrdoret alibia e humbjes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alibi e qen\u00ebsishme t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, por po p\u00ebrdoret pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rikonfirmuar kryetarin n\u00eb detyr\u00eb\u201d, deklaroi p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs zonja Harxhi.<\/p>\n<p>Kandidati Kadilli nga ana e tij, shprehet se \u201czoti Basha nuk doli m\u00eb dot nga kompleksi i humb\u00ebsit, e vet\u00ebm sa nd\u00ebrron epitetin apo cil\u00ebsimin p\u00ebr zgjedhjet e radh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa zoti Shehaj deklaron p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se \u201ce v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb pushtet. Pastaj, kushdo mund ta quaj\u00eb humbje, dikush tjet\u00ebr mund ta quaj\u00eb fitore. Por n\u00eb thelb ne jemi n\u00eb opozit\u00eb, demokrat\u00ebt jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Tez\u00ebn e masakr\u00ebs zgjedhore dhe mosnjohjes s\u00eb rezultatit, zoti Basha do ta ket\u00eb refren t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij, duke e shpallur at\u00eb gati ati si nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse p\u00ebr demokrat\u00ebt: \u201cP\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb nuk mund t\u00eb kemi 2 mendime, e nuk mund t\u00eb ulemi n\u00eb 2 karrige, ose 25 prilli ishte masak\u00ebr zgjedhore ose ishte fitore e e Edi Ram\u00ebs. N\u00eb qoft\u00eb se pranojm\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn, at\u00ebher\u00eb de facto kemi shkelur mbi sakrific\u00ebn e demokrat\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Ai fiton bindsh\u00ebm, t\u00eb tretin mandat radhazi, n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ESHTJA BERISHA <\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb PD u zhvilluan n\u00ebn sfondin e nj\u00eb goditjeje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb forca kryesore e opozit\u00ebs ka marr\u00eb vet\u00ebm pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i rrinin larg komenteve mbi vendimin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, i cili m\u00eb 19 maj do t\u00eb njoftoj\u00eb ndalimin e hyrjes n\u00eb territorin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr ish kryeministrin Sali Berisha e familjen e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cakteve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb korrupsionit\u201d dhe \u201cminimit t\u00eb demokracis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Berisha reagon menj\u00ebher\u00eb duke u shprehur i keqardhur e duke deklaruar se vendimi nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, po p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb Facebook, kryetari demokrat Basha shkruan se ndjehet po ashtu \u201ci keqardhur\u201d.<\/p>\n<p>Ai i del n\u00eb krah pararend\u00ebsit t\u00eb tij duke b\u00ebr\u00eb \u201cthirrje p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi \u00e7do fakt e dokument q\u00eb ka lidhje me k\u00ebt\u00eb vendim\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen zoti Berisha njofton vendimin p\u00ebr t\u00eb ngritur padi p\u00ebr shpifje n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Paris, ndaj Sekretarit Blinken: \u201cPas 8 vitesh i larguar nga drejtimi, kur m\u00eb shkelmohet e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbet dinjiteti im, un\u00eb detyrohem t\u00eb nd\u00ebrmarr nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj l\u00ebvizjes s\u00eb zotit Berisha ambasadorja Kim duket <em>(21 Maj) <\/em>mosp\u00ebrfill\u00ebse dhe n\u00ebnvizon se \u201caskush, askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin. Dit\u00ebve t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb duhet t\u2019u vij\u00eb fundi\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb i ashp\u00ebr se dhe vet zoti Berisha shfaqet presidenti Meta <em>(22 maj)<\/em>. Ai e cil\u00ebson vendimin \u201cnj\u00eb flet\u00ebrrufe\u201d, duke i shprehur me tej solidaritet ish kryeministrit p\u00ebr nj\u00eb akt q\u00eb e quan \u201ct\u00eb posht\u00ebr, t\u00eb sh\u00ebmtuar e t\u00eb pabes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa jav\u00eb, mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb flitet vet\u00ebm n\u00eb debatet mediatike. Zoti Basha i shmanget komenteve t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 qershor ai takon n\u00eb Tiran\u00eb Ndihm\u00ebs Sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit Philip T. Reeker.<\/p>\n<p>Si\u00e7 do m\u00ebsohet m\u00eb von\u00eb k\u00ebrkesa ndaj tij ka qen\u00eb e qart\u00eb. PD duhet t\u00eb distancohej nga zoti Berisha.<\/p>\n<p>Pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Kuvendin komb\u00ebtar <em>(17 korrik) <\/em>ish kryeministri pritet me brohoritje n\u00eb sall\u00eb, dhe p\u00ebrqafimi i tij me kryetarin partis\u00eb nuk kalon pa u v\u00ebn\u00eb re.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fund t\u00eb muajit. ambasadorja Kim \u00ebsht\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb komentet e saj pas nj\u00eb takimi me zotin Basha.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte nj\u00eb ironi historike por edhe nj\u00eb tragjedi p\u00ebr vendin, jo vet\u00ebm p\u00ebr partin\u00eb, n\u00ebse partia do t\u00eb hante bar p\u00ebr hir t\u00eb interesave personale t\u00eb nj\u00eb njeriu\u201d, deklaron zonja Kim, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se koha brenda s\u00eb cil\u00ebs zoti Basha duhet t\u00eb vendos\u00eb do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, para se t\u00eb nis parlamenti i ri.<\/p>\n<p>Ish kryeministri reagon pak dit\u00eb m\u00eb pas, duke u shprehur se ambasadorja amerikane duhet \u201ct\u00eb k\u00ebrkoj ndjes\u00eb publikisht\u201d, p\u00ebr komenetet e saj dhe sakt\u00ebson se \u201cn\u00eb parlament, un\u00eb do t\u00eb futem ashtu si\u00e7 m\u00eb kan\u00eb zgjedhur qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Zoti Basha i cili kishte zgjedhur heshtjen, shfaqet nj\u00eb nat\u00eb p\u00ebrpara hapjes s\u00eb parlamentit (9 shtator) dhe njofton se \u201czoti Berisha nuk do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky do t\u00eb jet\u00eb vendimi q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb krisjen e par\u00eb t\u00eb fort\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen zoti Berisha e sfidon hapur kryetarin nd\u00ebrsa deklaron se \u201cjasht\u00eb \u00e7do lloj diskutimi jam an\u00ebtar i grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7ka do t\u00eb pasoj\u00eb, d\u00ebshmon se rrug\u00ebt e tyre jan\u00eb ndar\u00eb pa kthim. Zoti Berisha e akuzon kryetarin e partis\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim me kryeminisrin dhe flet p\u00ebr \u201cpazare t\u00eb turpshme, pazare t\u00eb f\u00eblliqura t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs me Edi Ram\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Berisha nd\u00ebrmerr nj\u00eb tur n\u00eb baz\u00ebn e partis\u00eb. Kryetari Basha, njeriu t\u00eb cilit i kishte ofruar mbrojtjen e tij, paraqitet papritmas si djalli q\u00eb duhet d\u00ebbuar.<\/p>\n<p>\u201cNuk ia ka b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb, askush, asnj\u00eb partie, at\u00eb q\u00eb i b\u00ebri ky. DO t\u00eb jet\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb andej nga erdhi\u201d, deklaron ai gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Fier. <em>(21 shtator).<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr Bash\u00ebn, pararend\u00ebsi i tij po k\u00ebrkon t\u00eb mbaj\u00eb peng partin\u00eb p\u00ebr hallet e tij personale.<\/p>\n<p>Ai mbron me forc\u00eb vendimin e marr\u00eb (23 tetor): \u201cZotit mund t\u2019i kem hyr\u00eb n\u00eb hak, por Sali Berish\u00ebs jo\u201d<\/p>\n<p>Replikat mes t\u00eb dyve sa vijn\u00eb e ashp\u00ebrsohen. Zoti Berisha nuk e fsheh q\u00ebllimin p\u00ebr marrjen e drejtimit t\u00eb Partis\u00eb dhe \u201crikthimin e Sali Berish\u00ebs, si kryeminist\u00ebr i ardhsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d (<em>10 n\u00ebntor)<\/em>.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb ai deklaron mbledhjen e 4200 firmave p\u00ebr thirrjen e Kuvendit t\u00eb parlajm\u00ebruar p\u00ebr m\u00eb dat\u00eb 11 dhjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb selin\u00eb e PD-s\u00eb nuk e njohin k\u00ebt\u00eb vendim dhe pak dit\u00eb m\u00eb pas njoftojn\u00eb thirrjen e nj\u00eb tjet\u00ebr Kuvendi m\u00eb 18 dhjetor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para Kuvendit t\u00eb zotit Berisha ndihm\u00ebs sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar takon n\u00eb Tiran\u00eb kryetarin demokrat Basha duke njoftuar nj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb tij n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb News 24 p\u00ebr gazetarin Sokol Balla, shprehet prer\u00eb se \u201cdo t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00ebse Partia Demokratike zgjedh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i saj, dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i shpallur\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e 11 dhjetorit mb\u00ebshtet\u00ebsit e Berish\u00ebs votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb statut t\u00eb ri dhe shkarkimin e kryetarit Basha.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas ata organizojn\u00eb dhe referendumin p\u00ebr t\u00eb ratifikuar largimin e tij. Paralelisht, Kuvendi tjet\u00ebr deklaron ndarjen p\u00ebrfundimtare me zotin Berisha.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja mes pal\u00ebve transferohet n\u00eb selin\u00eb e partis\u00eb, ku ish kryeministri dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij do t\u00eb shfaqen disa her\u00eb.<\/p>\n<p>Tensionet nuk do t\u00eb mungojn\u00eb. Dera e mbyllur e nj\u00ebr\u00ebs prej sallave n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb selis\u00eb hapet me forc\u00ebn e shkelmave nga nj\u00eb prej personave q\u00eb shoqeronin zotin Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij <em>(21 dhjetor)<\/em>.<\/p>\n<p>\u201cHyrja e dhunshme n\u00eb zyra, vet\u00ebm ekspozon d\u00ebshp\u00ebrimin e Sali Berish\u00ebs\u201d, reagon zoti Basha.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb mb\u00ebrrin dhe ultimatumi p\u00ebr kryetarin demokrat, q\u00eb t\u00eb largohet brenda dat\u00ebs 5 Janar, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u201cdo t\u00eb detyroj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e PD-s\u00eb, t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb p\u00ebrmbaruesin politik t\u00eb vendimit dhe vullnetit t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>Por zoti Basha reagon me forc\u00eb duke u shprehur se \u201cnuk na plas p\u00ebr karriget e atyre q\u00eb paskan qen\u00eb k\u00ebtu vet\u00ebm p\u00ebr karrike\u201d e duke shtuar se \u201cPD ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur integritetin e institucionit t\u00eb saj, n\u00ebse dikush mendon se mund ta p\u00ebrdhos\u00eb me bandit\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p><strong>META-PERPLASJET<\/strong><\/p>\n<p><strong>Presidenti Ilir Meta pati nj\u00eb protagoniz\u00ebm t\u00eb theksuar n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb i parapriu zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Socialist\u00ebt e akuzojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb fushat\u00eb n\u00eb favour t\u00eb opozit\u00ebs, dhe menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve nd\u00ebrmarrin nism\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e tij. Fjal\u00ebn e fundit e ka tani Gjykata Kushtetuese<\/strong><\/p>\n<p>Cil\u00ebsimi i zgjedhjeve si nj\u00eb referendum kund\u00ebr qeveris\u00eb do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb refren i deklarimeve t\u00eb shpeshta t\u00eb kreut t\u00eb shtetit, n\u00eb vizitat e tij n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKur flas p\u00ebr referendum n\u00eb 25 prill kam parasysh s\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje e ardhmja europiane e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, shprehet zoti Meta gjat\u00eb nj\u00eb takimi n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr nj\u00eb rregjim, oligark\u00eb dhe lidhje t\u00eb qeveris\u00eb me krimin, duke p\u00ebrdorur jo rrall\u00eb dhe tone t\u00eb larta, si n\u00eb rastin e p\u00ebrplasjes mes simpatizant\u00ebve t\u00eb pal\u00ebve Dit\u00ebn e Ver\u00ebs n\u00eb Elbasan: \u201cEsht\u00eb nj\u00eb band\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb band\u00eb lokale q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr pastrimin e parave t\u00eb Ndranghetta-s dhe gjith\u00eb mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Kaq\u201d, deklaron ai gjat\u00eb nj\u00eb konference shtypi n\u00eb presidenc\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat e tij do t\u00eb b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb ashpra m\u00eb afrimin e dit\u00ebs s\u00eb votimit, nd\u00ebrsa p\u00ebrmend prerje duarsh n\u00eb shesh ndaj atyre q\u00eb prekin votat, apo \u201cu b\u00ebni thirrje t\u00eb gjith\u00eb burrave e grave t\u00eb Fierit e Mallakastr\u00ebs, t\u2019i mprehin cfurqet, kosoret, sopotat, e t\u2019i ken\u00eb gati p\u00ebr dit\u00ebn e diel\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb dyshim se ai \u201ce ka v\u00ebn\u00eb zyr\u00ebn e rojtarit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, n\u00eb dispozicion t\u00eb nd\u00ebrmarrjes q\u00eb formalisht e menaxhon e shoqja\u201d, deklaron kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Replikat mes tyre do t\u00eb tejkalojn\u00eb shpesh dhe etik\u00ebn e komunikimit. \u201cT\u00eb kontrollohen t\u00eb gjith\u00eb psiqikisht, jan\u00eb n\u00eb rregull apo jo nga rut\u00eb,p\u00ebrpara se t\u00eb marrin detyr\u00ebn, q\u00eb nga presidenti, kryeministri, kryetari i Kuvendit, ministrat e drejtuesit e t\u00eb gjitha institucioneve\u201d, deklaron zoti Meta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr kryeministrin \u201cEsht\u00eb praktikisht, n\u00ebn \u00e7do nivel t\u00eb justifikuesh\u00ebm edhe p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb ka humbur marr\u00ebdh\u00ebnien me trut\u00eb e kok\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 12 mars presidenti do t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb konfliktin mes policis\u00eb bashkiake t\u00eb Tiran\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Re Demokratike p\u00ebr lirimin e zyrave t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sipas tij b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje \u201cmafioze p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb mbi vot\u00ebn e barabart\u00eb dhe nj\u00eb proces zgjedhor me garanci e integritet\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Meta p\u00ebrdor s\u00ebrish tone t\u00eb forta ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb: \u201cI paralajm\u00ebroj dhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb gjith\u00eb polic\u00ebt, bashkiak\u00eb e polici e Shtetit. Zbatoni ligjet. T\u00eb mos p\u00ebrfundoni si polic\u00ebt e Mubarakut n\u00ebn k\u00ebpuc\u00ebt e popullit shqiptar\u201d. Kryeministri Rama e konsideron \u201cnj\u00eb shfaqje klinikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nuk kan\u00eb kaluar ve\u00e7se pak dit\u00eb nga zgjedhjet dhe socialist\u00ebt <em>(3 Maj)<\/em> mbledhin firmat p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin e presidentit, duke vler\u00ebsuar se ai ka shkelur r\u00ebnd\u00eb Kushtetut\u00ebn para dhe gjat\u00eb procesit zgjedhor, \u201cduke u b\u00ebr\u00eb pal\u00eb me opozit\u00ebn apo duke nxitur gjuh\u00ebn e urrejtjes dhe t\u00eb dhun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Shumica vepron me ngut. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb gar\u00eb me koh\u00ebn, pasi ngritja e Komisionit hetimor q\u00eb do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkim, duhet t\u00eb miratohet n\u00eb seanc\u00eb brenda dat\u00ebs 9 maj, afati i fundit i lejuar nga ligji.<\/p>\n<p>Gjithshka kryhet n\u00eb nxitim e sip\u00ebr, pa b\u00ebr\u00eb kujdes as n\u00eb respektimin e procedurave.<\/p>\n<p>Komisioni i ligjeve aprovon menj\u00ebher\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn <em>(6 maj) <\/em>dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas parlamenti voton n\u00eb favour.<\/p>\n<p>\u201cInstitucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nuk do t\u00eb njoh\u00eb asnj\u00eb vendim apo veprimtari anti kustetuese dhe antiligjore t\u00eb Kuvendit nj\u00ebpartiak n\u00eb detyr\u00eb\u201d, reagon z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i presidenc\u00ebs, Tedi Blushi.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fakt presidenti nuk do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb komisionin hetimor, i cili mbyll gjithshka n\u00eb tre jav\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 qershor parlamenti voton. Pro shkarkimit votojn\u00eb 104 deputet\u00eb, vet\u00ebm 7 jan\u00eb kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Por presidenti Meta shfaqet i pashqet\u00ebsuar: \u201cDeri m\u00eb 24 korrik t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb jemi k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebrfundimtar i takon gjykat\u00ebs Kushtetuese e cila ka thirrur nj\u00eb seanc\u00eb publike m\u00eb 18 Janar.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, zoti Meta e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ardhmen e vet. Rikthim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb s\u00ebrish drejtimin e LSI-s\u00eb.\/VOA<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/30\/shqiperi-2021-nga-pandemia-te-zgjedhjet-dhe-kriza-ne-pd\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] P\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi, n\u00eb 2021, shqiptar\u00ebt, ashtu si dhe pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs, bashk\u00ebjetuan me koronavirusin. Ky vit nisi si nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksina dhe u mbyll me nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb, k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxitur vaksinimin p\u00ebrball\u00eb skepticizmit dhe stepjes s\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebve. Dy zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dominuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14589,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[6090,9772,1581,9236,1250,435,9771],"class_list":["post-14588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-dhe","tag-kriza","tag-ne","tag-nga","tag-pandemia","tag-shqiperi","tag-zgjedhjet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14588\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}