{"id":19398,"date":"2022-01-16T07:56:33","date_gmt":"2022-01-16T07:56:33","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/shqiperia-i-rezistoi-mire-krizes-ekonomike-te-shkaktuar-nga-pandemia-por-banka-boterore-duhet-te-shkohet-pertej-shifrave-makro\/"},"modified":"2022-01-16T07:56:33","modified_gmt":"2022-01-16T07:56:33","slug":"shqiperia-i-rezistoi-mire-krizes-ekonomike-te-shkaktuar-nga-pandemia-por-banka-boterore-duhet-te-shkohet-pertej-shifrave-makro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/shqiperia-i-rezistoi-mire-krizes-ekonomike-te-shkaktuar-nga-pandemia-por-banka-boterore-duhet-te-shkohet-pertej-shifrave-makro\/","title":{"rendered":"\u201cShqip\u00ebria i rezistoi mir\u00eb kriz\u00ebs ekonomike t\u00eb shkaktuar nga pandemia, por\u2026\u201d, Banka Bot\u00ebrore: Duhet t\u00eb shkohet p\u00ebrtej shifrave makro"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Shqip\u00ebria i rezistoi mir\u00eb kriz\u00ebs ekonomike t\u00eb shkaktuar nga pandemia, por p\u00ebr Emanuel Salinas, Menaxher i Zyr\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkohet p\u00ebrtej shifrave makro.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u201cTreguesit makroekonomik\u00eb japin, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb pasqyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb situat\u00ebs. Nga nj\u00ebra an\u00eb, po, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shohim k\u00ebto tendenca pozitive makroekonomike, por, nga ana tjet\u00ebr, ne e dim\u00eb se ka pasur ndikim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sigurimin e jetes\u00ebs dhe se ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb vuajtur k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Z. Salinas shton se, sidomos pas pandemis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikosh t\u00eb ardhmen, nd\u00ebrsa b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb tregohemi t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb skeptik edhe p\u00ebr efikasitetin e projekteve t\u00eb Partneritetit Publik-Privat (PBB) n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Si e vler\u00ebsoni ecurin\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare dhe shpejt\u00ebsin\u00eb e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb saj?<\/p>\n<p>Mendoj se krizat dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e fundit kan\u00eb treguar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe shpirtin sip\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb popullit shqiptar. N\u00ebse marrim parasysh treguesit kryesor\u00eb ekonomik\u00eb, si rritja e PBB-s\u00eb, mund t\u00eb shohim se ekonomia \u00ebsht\u00eb rikuperuar ndjesh\u00ebm n\u00eb vitin 2021 (deri n\u00eb 7.2%). Ne konstatojm\u00eb dhe tregues t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb sugjerojn\u00eb gjithashtu nj\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje t\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse fokusohemi n\u00eb aspektin pozitiv, n\u00eb fillimin e pandemis\u00eb, qeveria veproi shpejt dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur jet\u00ebt dhe mjetet e jetes\u00ebs, duke luajtur rol ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ekonomin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonte bllokimet fillestare.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, normalizimi relativisht i shpejt\u00eb i aktivitetit ekonomik mund\u00ebsoi rikuperim t\u00eb fort\u00eb. Shqip\u00ebria u rihap p\u00ebr turizmin. Aktiviteti dometh\u00ebn\u00ebs i nd\u00ebrtimit \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe rind\u00ebrtimin pas t\u00ebrmetit t\u00eb 2019-s \u2013 ka ofruar mb\u00ebshtetje thelb\u00ebsore p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026 Por sa her\u00eb q\u00eb flasim p\u00ebr shifra t\u00eb mira makroekonomike, jam shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ka shum\u00eb realitete dhe histori individuale q\u00eb nuk reflektohen n\u00eb ato p\u00ebrqindje. Jam shum\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se shum\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb thon\u00eb \u201csi mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr rritje ekonomike, ose rim\u00ebk\u00ebmbje, kur un\u00eb humba pun\u00ebn time, ose djali im duhej t\u00eb mos shkonte m\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, ose vajza ime duhej t\u00eb mbyllte biznesin e saj, apo babai im duhej t\u00eb largohej nga vendi p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Jam i dyzuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, sepse treguesit makroekonomik\u00eb japin, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb pasqyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb situat\u00ebs. Nga nj\u00ebra an\u00eb, po, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shohim k\u00ebto tendenca pozitive makroekonomike, por nga ana tjet\u00ebr, ne e dim\u00eb se ka pasur ndikim t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sigurimin e jetes\u00ebs dhe se ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb vuajtur k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do tregues t\u00eb mir\u00eb makroekonomik publik ka shum\u00eb histori v\u00ebshtir\u00ebsish q\u00eb nuk do t\u2019i lexojm\u00eb kurr\u00eb n\u00eb lajme. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mos ngush\u00ebllohemi shum\u00eb nga treguesit makroekonomik\u00eb dhe t\u00eb kujtojm\u00eb se ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar prosperitet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr popullin shqiptar.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb tuaja p\u00ebr ecurin\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare n\u00eb vitin 2022?<\/p>\n<p>Niels Bohr thoshte se \u201cparashikimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d. E vetmja gj\u00eb q\u00eb dim\u00eb me siguri p\u00ebr vitin 2022 \u00ebsht\u00eb se, ne n\u00eb fakt, nuk e dim\u00eb se si do t\u00eb shkoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk e dim\u00eb se si do t\u00eb funksionoj\u00eb ekonomia, si do t\u00eb zhvillohet pandemia, si do t\u00eb ndikojn\u00eb tendencat e ndryshme n\u00eb ekonomin\u00eb globale dhe lokale, si do t\u00eb evoluoj\u00eb gjeopolitika, ose sa nga pasojat e ndryshimeve klimatike do t\u00eb materializohen \u2013 dhe k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm maja e ajsbergut t\u00eb paditurive tona. Por sigurisht q\u00eb ka shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb ne nuk i dim\u00eb dhe i shp\u00ebrfillim (t\u00eb panjohurat e famshme t\u00eb panjohura).<\/p>\n<p>Tani, duke kaluar n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb pak filozofik, nd\u00ebrsa askush nuk mund t\u00eb parashikoj\u00eb t\u00eb ardhmen (t\u00eb pakt\u00ebn askush q\u00eb un\u00eb e njoh apo i besoj), ne e dim\u00eb se ka rreziqe specifike q\u00eb, n\u00ebse materializohen, do t\u00eb ken\u00eb ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>Disa nga k\u00ebto rreziqe mund t\u00eb zbuten (p\u00ebr shembull ne mund t\u00eb zbusim rreziqet e tregjeve financiare globale t\u00eb pafavorshme n\u00ebp\u00ebrmjet menaxhimit strategjik t\u00eb borxhit publik) dhe disa rreziqe nuk mund t\u00eb zbuten, k\u00ebshtu q\u00eb ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me to (p\u00ebr shembull p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar ndikimin e p\u00ebrmbytjeve dhe investimet n\u00eb ujitje p\u00ebr t\u00eb zbutur ndikimin e that\u00ebsir\u00ebs n\u00eb bujq\u00ebsi).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrmendet se kur mendojm\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb, shpesh supozojm\u00eb se qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb, shpesh duke shp\u00ebrfillur at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne si individ\u00eb. P\u00ebr shembull, n\u00ebse shqet\u00ebsohemi p\u00ebr ndikimin e pandemis\u00eb n\u00eb ekonomi, ne t\u00eb gjith\u00eb kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, duke u vaksinuar dhe duke respektuar masat baz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb rreziqet p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare n\u00eb vitin 2022?<\/p>\n<p>Mendoj se rreziku m\u00eb i duksh\u00ebm p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb pandemia. Duke rrezikuar t\u00eb deklarojm\u00eb t\u00eb dukshmen, ne ende nuk e dim\u00eb se si do t\u00eb evoluojn\u00eb variantet e ndryshme dhe cili do t\u00eb jet\u00eb ndikimi n\u00eb tregjet globale dhe lokale. Si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, ka rreziqe t\u00eb tjera p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, duke filluar nga ndryshimet klimatike te ndryshimet teknologjike, tendencat e tregjeve financiare globale, e deri te nj\u00eb list\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb e t\u00eb tjerave.<\/p>\n<p>Tani, nuk dua t\u00eb jem negativ ose t\u00eb paraqes nj\u00eb pamje t\u00eb zymt\u00eb. Shqip\u00ebria ka d\u00ebshmuar se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekonomi shum\u00eb elastike dhe i ka p\u00ebrballuar k\u00ebto kriza shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se vendet e tjera t\u00eb rajonit. Gjithashtu, kur eci n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs shpesh mrekullohem se sa \u201cnormale\u201d ndihet situata. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e vog\u00ebl, duke marr\u00eb parasysh se sa shkat\u00ebrruese ka qen\u00eb pandemia jo vet\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb, por edhe p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb Europ\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kur mendojm\u00eb p\u00ebr rreziqet, nuk duhet t\u00eb kemi nj\u00eb perspektiv\u00eb fataliste ose t\u00eb demotivohemi nga p\u00ebrmasat dhe shum\u00ebfishimi i k\u00ebtyre rreziqeve. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb veprojm\u00eb sipas asaj q\u00eb mundemi, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me rreziqet kur ato materializohen.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr shembull, duke rritur konsolidimin fiskal (q\u00eb n\u00eb thelb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb ata t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb pak se sa mbledhin n\u00eb taksa, t\u00eb krijojn\u00eb kursime p\u00ebr \u201cdit\u00ebt e v\u00ebshtira\u201d dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb \u00e7do para t\u00eb shpenzohet me men\u00e7uri dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente). Dhe kjo k\u00ebshill\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu e zbatueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne si individ\u00eb, meq\u00eb ra fjala.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore ka paralajm\u00ebruar qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr rreziqet e detyrimeve t\u00eb paqarta t\u00eb krijuara nga projektet e Partneritetit Publik-Privat (PPP). A keni ndonj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve dhe rrezikut q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballet qeveria shqiptare n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt dhe afatgjat\u00eb?<\/p>\n<p>Ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb llogaritjet tona, por sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb monitorimit t\u00eb PPP-ve t\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb n\u00ebntor 2021, vlera kumulative e investimeve t\u00eb kontratave PPP \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 35% t\u00eb PBB-s\u00eb n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p>Disa vite m\u00eb par\u00eb, PPP-t\u00eb konsideroheshin nj\u00eb ila\u00e7. Dhe pse t\u00eb mos p\u00eblqehej ideja e mobilizimit t\u00eb investimeve private n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e aktiviteteve q\u00eb tradicionalisht konsideroheshin monopol i qeverive? T\u00eb gjith\u00eb e pam\u00eb se PPP-t\u00eb ishin, n\u00eb parim, m\u00ebnyra t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb praktikat e sektorit privat n\u00eb elemente t\u00eb tilla, si sh\u00ebrbimet publike. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb, por mendoj se ndonj\u00ebher\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr PPP-t\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se realiteti.<\/p>\n<p>PPP-t\u00eb, kur p\u00ebrdoren mir\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr qeverit\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin financimin dhe ekspertiz\u00ebn e sektorit privat p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e qeveris\u00eb. Megjithat\u00eb, kur p\u00ebrdoren keq, kontratat mund t\u00eb mos performojn\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb rreziqe fiskale p\u00ebr qeverin\u00eb. Me pak fjal\u00eb, ajo q\u00eb kemi m\u00ebsuar nga PPP-t\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb se a) \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vendosen tregues t\u00eb performanc\u00ebs dhe t\u00eb strukturohen stimujt, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur arritjen e k\u00ebtyre treguesve, dhe b) PPP-t\u00eb nuk zhdukin rreziqet \u2013 asnj\u00eb instrument financiar nuk eliminon rreziqet, thjesht i kalojn\u00eb nga nj\u00ebra pal\u00eb te tjetra.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kriz\u00ebs financiare t\u00eb vitit 2008, kam punuar n\u00eb sektorin financiar. Nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb nxora (me dhimbje) \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse jam pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb financiare, por nuk kam qart\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb se cilat jan\u00eb rreziqet dhe kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr to, me shum\u00eb mund\u00ebsi do t\u00eb zbuloj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme q\u00eb personi q\u00eb mban rreziqet jam un\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ne rekomandojm\u00eb q\u00eb Qeveria t\u00eb rishikoj\u00eb me kujdes m\u00ebsimet e nxjerra nga portofoli ekzistues i PPP-ve n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb instrumenti PPP t\u00eb p\u00ebrdoret mir\u00eb, proceset e p\u00ebrzgjedhjes dhe monitorimit t\u00eb PPP-ve duhet t\u00eb forcohen m\u00eb tej dhe ato duhet t\u00eb kryhen n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb transparente dhe konkurruese.<\/p>\n<p>Banka Bot\u00ebrore ka mb\u00ebshtetur prej disa vitesh reform\u00ebn n\u00eb sektorin e energjis\u00eb. Si i vler\u00ebsoni rezultatet e reform\u00ebs deri tani?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ne kemi qen\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb sektorin e energjis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Kemi mb\u00ebshtetur investime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar infrastruktur\u00ebn p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike, p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar sigurin\u00eb dhe efikasitetin e digave t\u00eb vjetra, p\u00ebrmir\u00ebsimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb furnizimit me energji elektrike dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 kemi mb\u00ebshtetur p\u00ebrgatitjen e Planit t\u00eb Rim\u00ebk\u00ebmbjes Financiare p\u00ebr sektorin dhe si rrjedhoj\u00eb e zbatimit t\u00eb tij, kemi par\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb ndjeshme n\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb sektorit (p\u00ebr shembull n\u00ebp\u00ebrmjet reduktimit t\u00eb humbjeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe rritjes s\u00eb ark\u00ebtimit t\u00eb faturave). Kjo q\u00ebndrueshm\u00ebri e p\u00ebrmir\u00ebsuar financiare ka mund\u00ebsuar edhe rritjen e investimeve.<\/p>\n<p>Ecuria e deritanishme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, por do t\u00eb nevojiten reforma shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb sektorit. P\u00ebr shembull, nevojitet nj\u00eb Burs\u00eb Funksionale Shqiptare e Energjis\u00eb (ALPEX) p\u00ebr t\u00eb akomoduar struktur\u00ebn konkurruese dhe transparente t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb minimizuar koston e importeve, p\u00ebr t\u00eb zbatuar disiplin\u00ebn financiare dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar akses n\u00eb treg p\u00ebr prodhuesit dhe konsumator\u00ebt e pavarur t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb reduktuar var\u00ebsin\u00eb e saj nga energjia hidro?<\/p>\n<p>Energjia elektrike e Shqip\u00ebris\u00eb prodhohet kryesisht nga energjia hidroelektrike dhe ndryshimet klimatike q\u00eb po rezultojn\u00eb n\u00eb ngjarje m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb motit, si that\u00ebsirat, p\u00ebrmbytjet, paraqesin sfida shtes\u00eb p\u00ebr infrastruktur\u00ebn energjetike. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet me ekspozimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj ndryshimeve klimatike n\u00eb Europ\u00eb, ndaj presim q\u00eb k\u00ebto rreziqe vet\u00ebm t\u00eb rriten me kalimin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb tre gj\u00ebra q\u00eb vendet e tjera kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur k\u00ebto rreziqe:<\/p>\n<p>(i) rritja e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb baz\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb prodhimit vendas t\u00eb energjis\u00eb, duke diversifikuar energjin\u00eb hidrike me prodhimin e energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr dhe duke forcuar menaxhimin e rezervuar\u00ebve hidro;<\/p>\n<p>(ii) liberalizimi i tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike, ose nj\u00eb tarif\u00eb shtes\u00eb e p\u00ebrkohshme gjat\u00eb periudhave t\u00eb thata mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb largimin e rrezikut nga sektori i energjis\u00eb; dhe<\/p>\n<p>(iii) zhvillimi i instrumenteve financiare p\u00ebr t\u00eb zbutur nevojat financiare, ve\u00e7an\u00ebrisht kur p\u00ebrballemi me nj\u00eb kombinim t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb prodhimit t\u00eb hidrocentraleve vendase dhe tarifave t\u00eb paq\u00ebndrueshme t\u00eb importit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Por n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo q\u00eb duhet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr reduktimin e rrezikut t\u00eb hidrocentraleve, e menduar me kujdes, e cila t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb me kujdes rreziqet dhe t\u00eb gjej\u00eb zgjidhjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr kontekstin e vendit. Kjo strategji do t\u00eb ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr t\u00eb prioritizuar veprimet, politikat dhe investimet.<\/p>\n<p>Tani, do t\u00eb jem pak m\u00eb teknik, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk mund t\u2019i diskutojm\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje pa analiza t\u00eb forta: S\u00eb fundmi kemi zhvilluar nj\u00eb model p\u00ebr zbutjen e rrezikut hidro-financiar p\u00ebr sektorin energjetik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, bazuar n\u00eb projeksionet e ofert\u00eb-k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb 10 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb ne shpresojm\u00eb t\u00eb ndihmojm\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit, duke p\u00ebrcaktuar sasin\u00eb e rrezikut hidro-financiar dhe duke krijuar nj\u00eb projekt paraprak t\u00eb lidhur me masat zbut\u00ebse q\u00eb rekomandohen p\u00ebr mbrojtjen e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe konsumator\u00ebve t\u00eb tregut t\u00eb rregulluar.<\/p>\n<p>Kemi testuar disa instrumente rreziku, duke p\u00ebrfshir\u00eb rregullimin e tarifave, fondin e stabilizimit, kredin\u00eb e kusht\u00ebzuar dhe sigurimin e motit. P\u00ebr ta p\u00ebrmbledhur, ne mendojm\u00eb se mund t\u00eb nevojitet nj\u00eb kombinim i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre instrumenteve financiare. N\u00eb analiz\u00ebn ton\u00eb, ne identifikojm\u00eb gjithashtu masat institucionale q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr t\u00eb zbatuar strategjin\u00eb e zbutjes s\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare ka paraqitur nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr 725 milion\u00eb USD q\u00eb nevojiten p\u00ebr projektin komb\u00ebtar t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i BB-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt dhe planet e saj p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur at\u00eb?<\/p>\n<p>Jemi shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ofrimi i sh\u00ebrbimeve publike n\u00eb nivel lokal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb ku duhet b\u00ebr\u00eb shum\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm furnizimin me uj\u00eb, por edhe kanalizimet, menaxhimin e mbetjeve, madje edhe kujdesin ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe edukimin e hersh\u00ebm n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebse fokusohemi te furnizimi me uj\u00eb, shohim se shumica e uj\u00ebsjell\u00ebsve vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb performanc\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, si nga ana teknike, ashtu edhe nga ajo financiare. Kjo rezulton n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta sh\u00ebrbimi dhe pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb sh\u00ebrbimet tek ata q\u00eb nuk i kan\u00eb, zakonisht m\u00eb t\u00eb rrezikuarit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shumica e nd\u00ebrmarrjeve jan\u00eb t\u00eb varura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, nga financimi i qeveris\u00eb qendrore.<\/p>\n<p>Kemi par\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje ka marr\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje koh\u00ebt e fundit nga Qeveria dhe v\u00ebrtet vler\u00ebsojm\u00eb autoritetet q\u00eb kan\u00eb identifikuar nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime. E vetmja gj\u00eb q\u00eb dim\u00eb me siguri \u00ebsht\u00eb se nevojiten ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve jetike. Ndryshimet kozmetike, duke l\u00ebn\u00eb status quo-n\u00eb n\u00eb vend, thjesht nuk do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Ne do ta mb\u00ebshtesim sektorin n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb instrumenti financimi inovativ q\u00eb quhet zyrtarisht Programi p\u00ebr Rezultate, por jozyrtarisht e quajm\u00eb \u201cn\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb tubat, le t\u00eb rregullojm\u00eb institucionet q\u00eb duhet t\u00eb rregullojn\u00eb tubat\u201d.<\/p>\n<p>Po, jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb titulli jozyrtar ting\u00ebllon m\u00eb pak elegant se ai zyrtar, por mendoj se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb p\u00ebrcjelljen e ides\u00eb. Ky Program \u00ebsht\u00eb hartuar, s\u00eb bashku me Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe AKUM-in, si dhe Ministrin\u00eb e Financave, dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb financim p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, do t\u00eb fokusohet n\u00eb mb\u00ebshtetjen e reform\u00ebs institucionale.<\/p>\n<p>Si e vler\u00ebsoni ecurin\u00eb e projekteve t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Me tre fjal\u00eb \u201cMir\u00eb, jo mjaftuesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi kemi p\u00ebrfunduar nj\u00eb vler\u00ebsim formal t\u00eb performanc\u00ebs s\u00eb projekteve tona gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ushtrim q\u00eb ne b\u00ebjm\u00eb n\u00eb \u00e7do vend ku operojm\u00eb dhe e quajm\u00eb \u201cRishikimi i Programit t\u00eb P\u00ebrfunduar dhe Nxjerrja e M\u00ebsimeve\u201d.<\/p>\n<p>Theksi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb te M\u00cbSIMET, sepse jemi shum\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se nuk i kemi t\u00eb gjitha p\u00ebrgjigjet dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb trajtojm\u00eb jan\u00eb jo vet\u00ebm komplekse, por edhe n\u00eb zhvillim t\u00eb shpejt\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb fillojm\u00eb nj\u00eb projekt, ne e b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me shum\u00eb shpres\u00eb, q\u00ebllime t\u00eb mira dhe ekspertiz\u00ebn ton\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por ky kombinim nuk \u00ebsht\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb garanci suksesi.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb (p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb m\u00eb shpesh sesa jo), ne arrijm\u00eb at\u00eb q\u00eb shpresonim, por ndonj\u00ebher\u00eb, pavar\u00ebsisht nga synimet dhe p\u00ebrpjekjet m\u00eb t\u00eb mira, ne d\u00ebshtojm\u00eb. Dhe p\u00ebr ironi, d\u00ebshtimet tona jan\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, bekime. Ne m\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nga d\u00ebshtimet sesa nga sukseset tona. Ato na mbajn\u00eb t\u00eb p\u00ebrulur dhe na sfidojn\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb her\u00ebn tjet\u00ebr. Ne jemi krenar\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur, por d\u00ebshirojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Ia kemi k\u00ebt\u00eb borxh popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria shqiptare n\u00eb terma afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbutur rreziqet e pandemis\u00eb dhe p\u00ebr ta kthyer k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb n\u00eb mund\u00ebsi?<\/p>\n<p>P\u00ebr mendimin tim, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion vaksinat, t\u00eb vendos\u00eb rregulla p\u00ebr t\u00eb shmangur infeksionet dhe t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb infektuarit nga COVID. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb q\u00eb t\u00eb vaksinohemi dhe t\u00eb marrim masa paraprake baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrhapjen e virusit n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve tona.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, shoh ende shum\u00eb hezitime dhe keqinformime n\u00eb lidhje me vaksinat dhe gjithashtu, shum\u00eb rreziqe t\u00eb panevojshme, t\u00eb cilat merren nga shum\u00eb njer\u00ebz, shpesh duke injoruar qart\u00eb udh\u00ebzimet dhe rregullat e vendosura p\u00ebr t\u00eb na mbrojtur dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur infektimin.<\/p>\n<p>Duke folur si individ, dua t\u2019u b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos presin q\u00eb qeveria t\u00eb zgjidh\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ne dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr veprimet tona. Kaloni m\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb Facebook, Instagram, Tik-Tok apo \u00e7far\u00ebdo rrjeti social q\u00eb aktualisht na mban t\u00eb lidhur dhe e mbush trurin ton\u00eb me gj\u00ebra t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Merrni nj\u00eb lib\u00ebr ose b\u00ebni nj\u00eb sh\u00ebtitje te parku i liqenit.<\/p>\n<p>Merrni pak aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr. Shk\u00ebmbeni ide, ose p\u00ebrsh\u00ebndetje, n\u00eb vend t\u00eb memeve dhe thashethemeve. Kuptoni se jemi ne, secili prej nesh, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb mundemi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo pandemi dhe t\u00eb mos presim q\u00eb dikush ta zgjidh\u00eb at\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Mesazhi<br \/>Duke folur si individ, dua t\u2019u b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos presin q\u00eb qeveria t\u00eb zgjidh\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ne dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr veprimet tona. Kaloni m\u00eb pak koh\u00eb n\u00eb Facebook, Instagram, Tik-Tok apo \u00e7far\u00ebdo rrjeti social q\u00eb aktualisht na mban t\u00eb lidhur dhe e mbush trurin ton\u00eb me gj\u00ebra t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Merrni nj\u00eb lib\u00ebr ose b\u00ebni nj\u00eb sh\u00ebtitje te parku i liqenit. Merrni pak aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr. Shk\u00ebmbeni ide, ose p\u00ebrsh\u00ebndetje, n\u00eb vend t\u00eb memeve dhe thashethemeve. Kuptoni se jemi ne, secili prej nesh, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb mundemi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo pandemi dhe t\u00eb mos presim q\u00eb dikush ta zgjidh\u00eb at\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Cil\u00ebt jan\u00eb sektor\u00ebt ku duhet t\u00eb fokusoj\u00eb ekonomia shqiptare n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb par\u00eb, po p\u00ebrpiqemi t\u00eb shmangim parashikimin e s\u00eb ardhmes, dhe zgjedhja e sektor\u00ebve \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb variacion i k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ne jemi t\u00eb vendosur t\u00eb themi se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb kujdesin p\u00ebr kapitalin e saj njer\u00ebzor. Nd\u00ebrsa ne nuk e dim\u00eb se cil\u00ebt sektor\u00eb do t\u00eb jen\u00eb fitues dhe humb\u00ebs n\u00eb t\u00eb ardhmen, ne e dim\u00eb q\u00eb tani vendi po humbet mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive n\u00eb kapitalin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkuptojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb? Ne vler\u00ebsojm\u00eb se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i lindur n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb arrij\u00eb vet\u00ebm rreth 63% t\u00eb produktivitetit t\u00eb tij t\u00eb mundsh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Ajo ose ai do t\u00eb humbasin rreth 37% t\u00eb produktivitetit q\u00eb mund t\u00eb kishin, n\u00ebse do t\u00eb mund t\u00eb jetonin nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb p\u00ebrfitonin nga arsimi i cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb do t\u2019i pajiste me aft\u00ebsit\u00eb q\u00eb do t\u00eb nevojiten n\u00eb mjedisin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, ne e dim\u00eb se shum\u00eb talente jan\u00eb t\u00eb pashfryt\u00ebzuara nga fakti se shum\u00eb gra duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje q\u00eb nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria thjesht nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mungesa e kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe edukimit n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme minon potencialin e t\u00eb m\u00ebsuarit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, pasi k\u00ebto mang\u00ebsi ndodhin n\u00eb disa nga vitet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb formimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs. Pra, do t\u00eb thosha, p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb parashikojm\u00eb t\u00eb ardhmen, le t\u00eb merremi me sfidat q\u00eb kemi n\u00eb t\u00eb tashmen. A mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb?\/Monitor<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/01\/16\/shqiperia-i-rezistoi-mire-krizes-ekonomike-te-shkaktuar-nga-pandemia-por-banka-boterore-duhet-te-shkohet-pertej-shifrave-makro\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Shqip\u00ebria i rezistoi mir\u00eb kriz\u00ebs ekonomike t\u00eb shkaktuar nga pandemia, por p\u00ebr Emanuel Salinas, Menaxher i Zyr\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkohet p\u00ebrtej shifrave makro. \u201cTreguesit makroekonomik\u00eb japin, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb pasqyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb situat\u00ebs. Nga nj\u00ebra an\u00eb, po, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shohim k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19399,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[11352,11353,6685,11349,11348,11357,11347,9236,1250,11355,11351,11346,11356,11350,11354,1199,1575],"class_list":["post-19398","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-banka","tag-boterore","tag-duhet","tag-ekonomike","tag-krizes","tag-makro","tag-mire","tag-nga","tag-pandemia","tag-pertej","tag-por","tag-rezistoi","tag-shifrave","tag-shkaktuar","tag-shkohet","tag-shqiperia","tag-te"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19398\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}