{"id":22820,"date":"2022-01-27T21:39:29","date_gmt":"2022-01-27T21:39:29","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/berisha-smund-te-jete-fytyra-e-pd-escobar-shba-nuk-mund-te-kete-marredhenie-normale-me-nje-parti-ku-ka-persona-non-grata\/"},"modified":"2022-01-27T21:39:29","modified_gmt":"2022-01-27T21:39:29","slug":"berisha-smund-te-jete-fytyra-e-pd-escobar-shba-nuk-mund-te-kete-marredhenie-normale-me-nje-parti-ku-ka-persona-non-grata","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/berisha-smund-te-jete-fytyra-e-pd-escobar-shba-nuk-mund-te-kete-marredhenie-normale-me-nje-parti-ku-ka-persona-non-grata\/","title":{"rendered":"\u201cBerisha s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb fytyra e PD\u201d, Escobar: SHBA nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale me nj\u00eb parti ku ka persona \u2018non grata\u2019"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>\u201cGjendja e tanishme e ngrir\u00eb, status quo, n\u00eb Dialog nuk po funksionon. Eksodi i vazhduesh\u00ebm i t\u00eb rinjve kosovar\u00eb po vazhdon. Presim q\u00eb si Kosova, ashtu edhe Serbia t\u2019i respektojn\u00eb zotimet e m\u00ebhershme p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<\/div>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb zotuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Asociacion i komunave me shumic\u00eb serbe (AKS). N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente t\u00eb arrihet marr\u00ebveshje finale mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb\u201d, k\u00ebto jan\u00eb mesazhet q\u00eb i p\u00ebrcjell\u00eb Gabriel Escobar, i d\u00ebrguari i Presidentit Joe Biden p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Sipas tij, Asociacioni i Komunave me shumic\u00eb serbe nuk e cenon sovranitetin e Kosov\u00ebs. Z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebs-Sekretari amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, thot\u00eb se \u00e7do marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pranueshme nga populli i Kosov\u00ebs dhe nga ai i Serbis\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e pranueshme edhe p\u00ebr SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Escobar flet edhe p\u00ebr raportet e SHBA-s\u00eb me Qeverin\u00eb Kurti. Ai ende nuk ka dijeni se kryeministri kosovar Albin Kurti mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb i k\u00ebrkon qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta zbatoj\u00eb vendimin e vitit 2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr tokat e Kish\u00ebs serbe n\u00eb Manastirin e De\u00e7anit. K\u00ebrkon q\u00eb Kosova t\u2019u p\u00ebrmbahet zotimeve t\u00eb 4 shtatorit 2020 n\u00eb Washington.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb para ardhjes n\u00eb Prishtin\u00eb, ku do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr 3 dit\u00eb radhazi, Gabriel Escobar thekson se Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha veglat n\u00eb dispozicion, p\u00ebrfshir\u00eb sanksionet, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar ata q\u00eb ai i quan aktor\u00ebt e k\u00ebqij dhe destabilizues dhe organizatat dhe bizneset q\u00eb i mb\u00ebshtesin ato.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka folur edhe p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb vendet e rajonit. Ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb SHBA nuk do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha n\u00ebse ai vjen n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb. Ka folur edhe p\u00ebr konfliktin n\u00eb Ukrain\u00eb dhe gjendjen n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb konfirmuar vizita juaj zyrtare n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 31 janar dhe 1 shkurt? N\u00ebse po, cila do t\u00eb jet\u00eb agjenda e k\u00ebsaj vizite? Me k\u00eb do t\u00eb takoheni dhe cilat do t\u00eb jen\u00eb temat kryesore t\u00eb diskutimit?<\/p>\n<p>Gabriel Escobar: Do t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb Bruksel, Prishtin\u00eb dhe Beograd nga 30 janari deri m\u00eb 4 shkurt dhe planifikoj t\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb Prishtin\u00eb nga 31 janari deri m\u00eb 2 shkurt. Ky do t\u00eb jet\u00eb udh\u00ebtimi i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb rolin tim t\u00eb ri si P\u00ebrfaq\u00ebsues i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe e pres me padurim at\u00eb. Do t\u00eb udh\u00ebtoj s\u00eb bashku me P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb, Miroslav Laj\u00e7ak. N\u00eb Prishtin\u00eb, planifikoj t\u00eb takohem me udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr avancimin e dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Q\u00ebllimi i ShBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse q\u00eb i normalizon marr\u00ebdh\u00ebniet Serbi-Kosov\u00eb, e p\u00ebrqendruar n\u00eb njohjen reciproke.<\/p>\n<p>Pas Prishtin\u00ebs, a do ta vazhdoni vizit\u00ebn n\u00eb Beograd apo jo? A do t\u00eb jet\u00eb dialogu n\u00eb fokus t\u00eb takimeve tuaja? \u00c7ka pik\u00ebrisht do t\u2019ju k\u00ebrkoni zyrtar\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb? Po n\u00eb Beograd?<\/p>\n<p>Escobar: M\u00eb 2 shkurt do t\u00eb udh\u00ebtoj p\u00ebr n\u00eb Beograd dhe udh\u00ebheq\u00ebsve n\u00eb t\u00eb dy kryeqytetet do t\u2019ua p\u00ebrcjell\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn porosi: m\u00ebnyra me e mir\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb dy vendeve t\u00eb p\u00ebrmbushin premtimet para qytetar\u00ebve t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb prioritet dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja. Kjo gjendje e tanishme e ngrir\u00eb, status quo, nuk po funksionon, si\u00e7 po e shohim nga eksodi i vazhduesh\u00ebm i t\u00eb rinjve q\u00eb besojn\u00eb se e ardhmja e tyre \u00ebsht\u00eb diku tjet\u00ebr. Shpresoj q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb ta kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ecurit p\u00ebrpara, e jo prapa, p\u00ebrmes dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja drejt normalizimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre, q\u00eb mbetet thelb\u00ebsor p\u00ebr rrug\u00ebtimin e tyre p\u00ebrkat\u00ebs drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkitazi me dialogun, momentalisht nuk ka takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mes pal\u00ebve. Si e vler\u00ebsoni qasjen e pal\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia n\u00eb aspektin kulturor jan\u00eb evropian\u00eb, n\u00eb aspektin historik jan\u00eb evropian\u00eb dhe ekonomit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb lidhura me Evrop\u00ebn. Qytetar\u00ebt e tyre meritojn\u00eb t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb vlerat evropiane t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit, liris\u00eb dhe respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb t\u2019ju b\u00ebjm\u00eb thirrje si Kosov\u00ebs, ashtu edhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb plot\u00ebsisht marr\u00ebveshjet dhe zotimet e dh\u00ebna n\u00eb Bruksel. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb k\u00ebrkon fleksibilitet, kreativitet dhe n\u00eb disa raste, kompromis. Presim dhe shpresojm\u00eb q\u00eb krye-negociator\u00ebt dhe udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Beograd dhe Prishtin\u00eb t\u00eb angazhohen me nj\u00ebri-tjetin me sinqeritet, hapur dhe n\u00eb frym\u00ebn e kompromisit.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me shtypin e vendit, ish-kryenegociatori n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Robert Cooper, tha \u201eShBA-ja gjat\u00eb koh\u00ebs sime nuk ishte zyrtarisht n\u00eb tryez\u00ebn e negociatave, por ishte aty. E mbaj mend nj\u00eb rast kur situata mes pal\u00ebve ishte e tendosur, takimi u nd\u00ebrpre dhe ata nuk d\u00ebshironin ta vazhdonin dialogun. Por, pas nj\u00eb thirrjeje telefonike nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb, nuk e di \u00e7ka ndodhi, por pal\u00ebt u kthyen n\u00eb tavolin\u00eb\u201d. A do t\u00eb rikthehet ky rol i Amerik\u00ebs n\u00eb procesin e tanish\u00ebm t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja?<\/p>\n<p>Dialogu po zhvillohet nd\u00ebrmjet dy pal\u00ebve: Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. BE-ja \u00ebsht\u00eb aktori logjik p\u00ebr leht\u00ebsimin e dialogut meqen\u00ebse suksesi i ardhsh\u00ebm i Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Brukselin dhe an\u00ebtar\u00ebsimin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb tyre n\u00eb BE. Shtetet e Bashkuara, megjithat\u00eb, mbesin mb\u00ebshtet\u00ebse dhe avokuese t\u00eb forta t\u00eb k\u00ebtij dialogu t\u00eb leht\u00ebsuar nga BE-ja dhe ne mb\u00ebshtesim p\u00ebrpjekjet p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizim, e cila si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb presidenti Biden do t\u00eb duhej t\u00eb \u201ep\u00ebrqendrohet n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>A ka ndonj\u00eb alternativ\u00eb p\u00ebr krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe? Pas marrjes s\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb, Kryeministri Kurti disa her\u00eb ka deklaruar se \u201enuk do t\u00eb ket\u00eb asociacion etnik\u201d, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet refuzimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb Bruksel, fillimisht n\u00eb vitin 2013 e pastaj n\u00eb 2015-n.<\/p>\n<p>Presim q\u00eb si Kosova, ashtu edhe Serbia t\u2019i respektojn\u00eb zotimet e m\u00ebhershme. Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb zotuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Asociacion i komunave me shumic\u00eb serbe (AKS). Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk kan\u00eb dhe nuk do t\u00eb diktojn\u00eb se \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb ky Asociacion e as cilat duhet t\u00eb jet\u00eb kompetencat e tij; ky \u00ebsht\u00eb vendim sovran q\u00eb duhet ta marr\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs. Ka shum\u00eb modele q\u00eb funksionojn\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb modele t\u00eb shumta q\u00eb do t\u00eb lejonin bashk\u00ebrenditje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb lokale pa nj\u00eb nivel tjet\u00ebr t\u00eb qeveris\u00eb ose pushtetit ekzekutiv. E nxisim qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019i shqyrtoj\u00eb me kujdes k\u00ebto modele.<\/p>\n<p>ShBA-ja ka theksuar se marr\u00ebveshja p\u00ebrfundimtare k\u00ebrkon kompromis nga t\u00eb dy pal\u00ebt. Kryeministri Kurti ka th\u00ebn\u00eb se Kosova ka b\u00ebr\u00eb mjaft kompromise me Paktin e Ahtisarit. Si mendoni se mund t\u00eb arrihet marr\u00ebveshja kur pal\u00ebt jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngurt\u00eb t\u00eb pozicionuar n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre?<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat mund t\u00eb duket t\u00eb pamundura derisa t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb t\u00eb pamundura. Krejt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vullnetin politik.<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni t\u00eb jem i qart\u00eb \u2013 askush nuk po i k\u00ebrkon Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb v\u00ebj\u00eb n\u00eb \u201ckompromis\u201d sovranitetin apo integritetin e saj territorial; ato \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmbyllen k\u00ebto negociata me marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizim [t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve] t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb e rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor po largohen nga vendet e tyre p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb dhe mund\u00ebsi diku tjet\u00ebr dhe po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr arsye se nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme n\u00eb vendin e tyre. Ka ardhur koha q\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb rinjve t\u2019ju jepet mund\u00ebsia p\u00ebr ta p\u00ebrdorur energjin\u00eb dhe zgjuarsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar t\u00eb ardhmen dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb vendet e tyre. I nxisim udh\u00ebheq\u00ebsit e Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje proaktive, e cila i v\u00eb n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb qytetar\u00ebt e tyyre dhe t\u00eb kultivojn\u00eb integrimin dhe prosperitetin ekonomik evropiann duke pasur k\u00ebt\u00eb gj\u00eb n\u00eb mendje.<\/p>\n<p>E duke iu referuar koh\u00ebs, a besoni se ky proces q\u00eb ka filluar dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmbyllet me marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare gjat\u00eb vitit 2022?<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa nuk ka afat kohor p\u00ebr sukses, i nxisim udh\u00ebheq\u00ebsit kosovar\u00eb dhe serb\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente, kreative dhe transparente n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja. Gjendja e tanishme nuk i ndihmon popullit t\u00eb Kosov\u00ebs apo atij t\u00eb Serbis\u00eb. Ajo pengon p\u00ebrparimin ekonomik t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dy vendeve, pengon integrimin rajonal dhe e b\u00ebn tep\u00ebr sfiduese p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndonj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr si t\u00eb shkohet p\u00ebrpara ku t\u00eb dy vendet jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb integruara n\u00eb BE dhe n\u00eb institucionet e tjera euroatlantike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb administrat\u00ebs Trump, ShBA-ja kishte q\u00ebndrim t\u00eb hapur q\u00eb nuk do t\u00eb ishte kund\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshjeje n\u00ebse pal\u00ebt pajtohen me nj\u00eb marr\u00ebveshje e cila kishte mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrfshinte shk\u00ebmbim t\u00eb territorit. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i administat\u00ebs s\u00eb presidentit Biden n\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje kthehet si mund\u00ebsi p\u00ebr marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare?<\/p>\n<p>\u00c7do marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare dhe elementet e saj duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranueshme nga populli i Kosov\u00ebs dhe nga ai i Serbis\u00eb. Shtetet e Bashkuara kurr\u00eb nuk ua kan\u00eb dhe kurr\u00eb nuk do t\u2019ua imponojn\u00eb kushtet dhe parametrat as Kosov\u00ebs e as Serbis\u00eb. T\u00eb dyja, Kosova dhe Serbia, jan\u00eb shtete sovrane.<\/p>\n<p>E p\u00ebrderisa jemi te veriu i Kosov\u00ebs, rishtazi qeveria refuzoi mbajtjen e referendumit t\u00eb k\u00ebrkuar nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb. Q\u00ebndrimi publik i partis\u00eb n\u00eb pushtet, Vet\u00ebvendosjes, \u00ebsht\u00eb q\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00eb zgjedhjet serbe q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb prill. Sipas q\u00ebndrimit t\u00eb ShBA-s\u00eb, a duhet Kosova t\u00eb ndaloj\u00eb qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb votojn\u00eb si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb procesin e organizuar nga OSBE-ja?<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shtet sovran. Si e till\u00eb, ajo ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb caktoj\u00eb se me \u00e7far\u00eb kushtesh mund t\u00eb mbahen zgjedhjet e vendeve t\u00eb tjera n\u00eb territorin e saj. Megjithat\u00eb, ne besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr banor\u00ebt e Kosov\u00ebs me t\u00eb drejt\u00eb vote n\u00eb zgjedhjet serbe, t\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb. Ne i kemi mb\u00ebshtetur nd\u00ebrmarrjet e kaluara t\u00eb OSBE-s\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bartur flet\u00ebvotimet, por edhe q\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb procesin e votimin dhe duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, t\u00eb sigurojn\u00eb mbajtje t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb tyre t\u00eb pranueshme p\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs. Shtetet e Bashkuara nuk e kan\u00eb konsideruar dhe nuk e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim ndaj sovranitetit t\u00eb Kosov\u00eb, i cili, n\u00ebse mund t\u00eb shtoj, \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm. Mir\u00ebpresim mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr identifikimin e zgjidhjeve dhe aranzhimeve, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranueshme p\u00ebr t\u00eb, duke siguruar mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb vote.<\/p>\n<p>E kemi par\u00eb q\u00eb ShBA-ja ka v\u00ebn\u00eb sanksione ndaj politikan\u00ebve, biznesmen\u00ebve dhe mediave n\u00eb vendet n\u00eb rajon. A mund t\u00eb presim q\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sanksioneve ndaj politikan\u00ebve, biznesmen\u00ebve dhe mediave?<\/p>\n<p>Si praktik\u00eb standarde, nuk i parashikojm\u00eb veprimet sanksionuese. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs nuk i sanksionojn\u00eb individ\u00ebt apo entitetet p\u00ebr pik\u00ebpamjet e tyre politike. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb apo jo politikan, biznesmen ose gazetar, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse do t\u00eb sanksionohen apo jo. Individ\u00ebt sanksionohen p\u00ebr veprimtari kriminale, jo p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit t\u00eb tyre. Sanksionet e fundit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb ndaj aktor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt me veprimtarit\u00eb e tyre korruptive i kan\u00eb destabilizuar komunitetet lokale, kan\u00eb g\u00ebrryer besimin n\u00eb qeverit\u00eb lokale dhe kan\u00eb zvog\u00ebluar prosperitetin rajonal.<\/p>\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb plag\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm n\u00eb Ballkan, por n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn. Si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb presidenti Biden: \u201eKorrupsioni \u00ebsht\u00eb si kanceri. \u00cbsht\u00eb si kanceri q\u00eb g\u00ebrryen besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb demokraci, zbeh instinktin p\u00ebr inovacion dhe kreativitet; zvog\u00eblon buxhetin tashm\u00eb t\u00eb vog\u00ebl komb\u00ebtar, duke penguar investimet e r\u00ebnd\u00ebsishme komb\u00ebtare. Shkat\u00ebrron talentin e gjeneratave t\u00eb t\u00ebra. I frik\u00ebson investimet dhe vendet e pun\u00ebs\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye jemi t\u00eb vendosur p\u00ebr promovimin e llogaridh\u00ebnies dhe luftimit t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion t\u00eb madh n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Shtetet e Bashkuara do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha veglat n\u00eb dispozicion, p\u00ebrfshir\u00eb sanksionet, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar aktor\u00ebt e k\u00ebqij dhe destabilizues dhe organizatat dhe bizneset q\u00eb i mb\u00ebshtesin ato.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vizitoj\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, por kjo vizit\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb realizuar. A po p\u00ebrgatitet nj\u00eb vizit\u00eb e till\u00eb k\u00ebt\u00eb vit?<\/p>\n<p>Kosova mbetet partnere e besueshme dhe mir\u00ebpresim forcimin e lidhjeve tona bilaterale, por tani p\u00ebr tani nuk kam ndonj\u00eb informat\u00eb m\u00eb specifike rreth vizitave potenciale t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Sa ishte n\u00eb opozit\u00eb, Albin Kurti pat b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e famshme n\u00eb Kosov\u00eb. Po e citoj: \u201eMendoj se shqiptar\u00ebt nuk i duan amerikan\u00ebt e as Amerik\u00ebs, por mendoj se e kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb ankthi se Amerika do t\u00eb largohet nj\u00eb dit\u00eb\u201d. Mund\u00ebsia e t\u00ebrheqjes s\u00eb trupave amerikane nga Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur disa her\u00eb. A ka ndonj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ShBA-ja n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast do t\u00eb dor\u00ebzohet, do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga Kosova n\u00ebse udh\u00ebheq\u00ebsia e vendit nuk do t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb marr\u00eb guximin p\u00ebr marr\u00ebveshje, e cila do t\u2019i kontriboj\u00eb p\u00ebrmbylljes s\u00eb problemeve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs mbesin t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs dhe momentalisht nuk ka plane p\u00ebr t\u00ebrheqjen e trupave nga Forca e Kosov\u00ebs (KFOR). P\u00ebrfundimisht, ne e shohim marr\u00ebveshjen gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizim t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimin eventual n\u00eb BE si mjetet m\u00eb efikase afatgjata p\u00ebr t\u00eb siguruar sigurin\u00eb dhe prosperitetin rajonal.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti kryeminist\u00ebr pat th\u00ebn\u00eb se marr\u00ebveshja e 4 shtatorit nuk zbatohen p\u00ebr t\u00eb dhe qeverin\u00eb q\u00eb e udh\u00ebheq ai. A vlejn\u00eb ato zotime ende p\u00ebr Amerik\u00ebn?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb si Kosova, ashtu edhe Serbia, t\u2019i respektojn\u00eb marr\u00ebveshjet dhe zotimet e m\u00ebhershme. Kjo p\u00ebrfshin zbatimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Brukselit p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja. Si Kosova, ashtu edhe Serbia jan\u00eb pajtuar me Zotimet e Uashingtonit dhe kur t\u00eb zbatohen, ato mund t\u00eb ofrojn\u00eb p\u00ebrfitime afatgjata ekonomike p\u00ebr qytetar\u00ebt e t\u00eb dy vendeve.<\/p>\n<p>Raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit dhe Raporti i Progresit vler\u00ebsojn\u00eb se Kosova ka nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn e qeveris\u00eb Kurti p\u00ebr luftimin e krimit dhe korrupsionit?<\/p>\n<p>Luftimi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb prioritet kryesor i administrat\u00ebs s\u00eb Biden-it. E di se gjithashtu \u00ebsht\u00eb prioritet kryesor i ambasadorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Hovenier dhe ekipit t\u00eb tij k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb prioritet q\u00eb e ndajn\u00eb me qeverin\u00eb Kurti. Shtetet e Bashkuara do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, partner\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile, mediat e pavarura dhe qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet p\u00ebr luftimin e krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e korrupsionit dhe forcimit t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Shtetit, Blinken, kryeministrit Kurti i k\u00ebrkohet q\u00eb Kosova do t\u00eb duhej t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e gjykat\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb drejtat e pakicave. Sa e kuptojm\u00eb ne, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Manastirit t\u00eb De\u00e7anit, me t\u00eb cilin vendoset q\u00eb 24 hektar\u00eb tok\u00eb i takojn\u00eb manastirit. A pritni q\u00eb Kosova ta p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb?<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi yn\u00eb ka qen\u00eb i qart\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs: ky rast ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sundimin e ligjit, jo etnin\u00eb, politik\u00ebn apo fen\u00eb. Vazhdojm\u00eb t\u2019i b\u00ebjm\u00eb thirrje qeveris\u00eb q\u00eb ta zbatoj\u00eb vendimin e vitit 2016 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe ta regjistoj\u00eb tok\u00ebn. Qeveria Kurti \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb platform\u00ebs t\u00eb fokusuar n\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit. Respektimi i vendimeve gjyq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u00eb zgjedh\u00ebsh dhe sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e negociatave, politik\u00ebb\u00ebrjes apo ujdive.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, situata n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb u vler\u00ebsua si e r\u00ebnduar politikisht, por pati edhe paralajm\u00ebrime p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e saj n\u00eb konflikt t\u00eb armatosur, pasi udh\u00ebheq\u00ebsit e Republika S\u00ebrpska njoftuan krijimin e nj\u00eb ushtrie t\u00eb saj, e cila do t\u00eb \u00e7onte drejt shkeljes s\u00eb shkeljen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit. Si e sheh administrata amerikane zgjidhjen e problemit n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr 25 vjet, Dejtoni ka mbajtur paqen n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb dhe ShBA-ja mbetet plot\u00ebsisht e p\u00ebrkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Shtetet e Bashkuara do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb nxisin p\u00ebr zgjidhje diplomatike t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb tanishme politike dhe kthimin e partive serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs n\u00eb institucionet e nivelit shtet\u00ebror. Fakti \u00ebsht\u00eb se korrupsioni dhe ngjarjet aktuale n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb po i d\u00ebmtojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujt konstituiv\u00eb dhe po parandalojn\u00eb realizimin e plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb ekonomie m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe m\u00eb t\u00eb begat\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb vend se t\u00eb kaloj koh\u00ebn duke u marr\u00eb me zyrtar\u00ebt e korruptuar, m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb shihja ShBA-n\u00eb duke shpenzuar energjin\u00eb ton\u00eb n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr talentin dhe potencial e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ekonomik t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Shpresoj q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs t\u00eb pajtohen se p\u00ebrqendrimi n\u00eb nevojat e popullit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sh\u00ebnimi i pik\u00ebve politike ose pasurimi e p\u00ebrfitimi personal.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme jemi t\u00eb interesuar t\u2019ju pyesim p\u00ebr situat\u00ebn e fundit t\u00eb krijuar n\u00eb Ukrain\u00eb dhe lidhjen eventuale t\u00eb saj me situat\u00ebn n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. A ka rrezik q\u00eb nj\u00eb konflikt atje t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb problemet e pazgjidhura n\u00eb rajonin ton\u00eb?<\/p>\n<p>Vazhdimisht kemi folur p\u00ebr dy rrug\u00ebt q\u00eb Rusia mund t\u2019i zgjedh\u00eb: dialogun dhe diplomacin\u00eb apo p\u00ebrshkall\u00ebzimin dhe pasojat masive. Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb shkuara, e keni par\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb nj\u00ebmendta dhe t\u00eb sinqerta p\u00ebr t\u00eb arritur te zgjidhja diplomatike.\u202f E kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kjo rrug\u00eb ofron zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr shqet\u00ebsimet e siguris\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, aleat\u00ebve dhe partner\u00ebve tan\u00eb, si dhe t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>E kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00ebdo dialogu duhet t\u00eb adresoj\u00eb shqet\u00ebsimet tona rreth veprimeve t\u00eb Rusis\u00eb dhe duhet t\u00eb mbahet n\u00eb bashk\u00ebrenditje t\u00eb plot\u00eb me aleat\u00ebt tan\u00eb t\u00eb NATO-s dhe partner\u00ebt evropian\u00eb. T\u00eb gjitha vendet kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosin vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe politik\u00ebn e tyre t\u00eb jashtme pa nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Vendimi i administrat\u00ebs s\u00eb Biden-it p\u00ebr sanksionimin e ish-kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berish\u00ebs, e ka shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb parti n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Berisha po pretendon eliminimin e kryetarit aktual, Lulzim Basha dhe rikthimin e tij n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb. Cili do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi amerikan n\u00ebse demokrat\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb vendosin ta ndjekin k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb?<\/p>\n<p>Presidenti Biden e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Sekretari Blinken e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Shtetet e Bashkuara do t\u2019ju k\u00ebrkojn\u00eb llogari t\u00eb gjith\u00eb atyre njer\u00ebzve p\u00ebr angazhim n\u00eb vepra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb korrupsionit ose n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr minimin e demokracis\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Nuk \u00ebsht\u00eb normale dhe nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme q\u00eb nj\u00eb person, i sanksionuar p\u00ebr vepra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb korrupsionit t\u00eb jet\u00eb fytyra e ndonj\u00eb partie. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb n\u00ebse Partia Demokratike ose ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr udh\u00ebhiqet apo p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga ndonj\u00eb person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit p\u00ebr vepra t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb korrupsionit, at\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb pritni marr\u00ebdh\u00ebnie normale. \/Reporteri.net\/<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/01\/27\/berisha-smund-te-jete-fytyra-e-pd-escobar-shba-nuk-mund-te-kete-marredhenie-normale-me-nje-parti-ku-ka-persona-non-grata\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] \u201cGjendja e tanishme e ngrir\u00eb, status quo, n\u00eb Dialog nuk po funksionon. Eksodi i vazhduesh\u00ebm i t\u00eb rinjve kosovar\u00eb po vazhdon. Presim q\u00eb si Kosova, ashtu edhe Serbia t\u2019i respektojn\u00eb zotimet e m\u00ebhershme p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb zotuar q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb Asociacion i komunave me shumic\u00eb serbe (AKS). N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19611,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[3035,6251,12423,6263,12422,11916,12425,12424,12427,12426,6684,12428,12429,1215,12421,1575],"class_list":["post-22820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-berisha","tag-escobar","tag-fytyra","tag-grata","tag-jete","tag-kete","tag-marredhenie","tag-mund","tag-nje","tag-normale","tag-nuk","tag-parti","tag-persona","tag-shba","tag-smund","tag-te"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22820\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/19611"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}