{"id":24992,"date":"2022-02-05T07:11:14","date_gmt":"2022-02-05T07:11:14","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/energjia-elektrike-bizneset-ne-terren-te-pasigurt-qe-nga-janari-pritet-dyfishim-cmimi\/"},"modified":"2022-02-05T07:11:14","modified_gmt":"2022-02-05T07:11:14","slug":"energjia-elektrike-bizneset-ne-terren-te-pasigurt-qe-nga-janari-pritet-dyfishim-cmimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/energjia-elektrike-bizneset-ne-terren-te-pasigurt-qe-nga-janari-pritet-dyfishim-cmimi\/","title":{"rendered":"Energjia elektrike, bizneset n\u00eb terren t\u00eb pasigurt, q\u00eb nga janari pritet dyfishim \u00e7mimi"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Qeveria deklaroi vitin e kaluar se t\u00eb pakt\u00ebn 7420 biznese t\u00eb lidhur n\u00eb tension 20,10,6 kilovolt do t\u00eb duhet t\u00eb dilnin n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb nga 1 janari i k\u00ebtij viti dhe t\u00eb siguronin t\u00eb vet\u00ebm energjin\u00eb. Por amullia e krijuar n\u00eb tregje, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta, b\u00ebri q\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb ishin n\u00eb unison, duke kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje jo specifikisht t\u00eb lidhur me reform\u00ebn e sektorit, m\u00eb shum\u00eb sesa me momentin n\u00eb t\u00eb cilin po zinte vend ky hap.<\/p>\n<\/div>\n<p>Shumica e tyre deklaruan se me \u00e7mimet q\u00eb mund t\u00eb varionin nga 35-50 lek\u00eb\/kwh (deri n\u00eb kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta) do t\u00eb detyroheshin t\u00eb mbyllnin bizneset, pasi kostot do t\u00eb ishin t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ose k\u00ebt\u00eb \u00e7mim ta transferonin te produktet finale q\u00eb paguhen nga konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, industrit\u00eb q\u00eb preken jan\u00eb prodhues e agrop\u00ebrpunues, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb do t\u00eb kishin t\u00eb sigurt falimentimin, pasi me kostot n\u00eb rritje, \u00e7mimi i produktit final do t\u00eb ishte jokonkurrues n\u00eb raport me importet. Homolog\u00ebt e tyre europian\u00eb, apo rajonal\u00eb, edhe pse t\u00eb prekur nga energjia si t\u00eb gjith\u00eb, mund t\u00eb amortizojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb kostot edhe si efekt i ekonomis\u00eb s\u00eb shkall\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, qeveria vendosi q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb rrjet bizneset n\u00eb tension t\u00eb mes\u00ebm, deri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti dhe pas k\u00ebtij afati, t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb kushtet dhe t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Vendosja e vendit n\u00eb gjendjen e emergjenc\u00ebs s\u00eb furnizimit me energji nd\u00ebrkoh\u00eb ka ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn sesi kompanit\u00eb publike t\u00eb sektorit funksiononin, sa i takon sigurimit t\u00eb energjis\u00eb. Teksa n\u00eb normalitet, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka si pjes\u00eb t\u00eb aktivitetit vet\u00ebm prodhimin, me vendimin num\u00ebr 620 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, kompania ka detyrimin q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb energjin\u00eb p\u00ebr klient\u00ebt fundor\u00eb.<\/p>\n<p>Emergjenca, si ka ndryshuar skema e furnizimit me energji t\u00eb konsumator\u00ebve<\/p>\n<p>\u201cShoq\u00ebria e prodhimit, e ngarkuar me detyrimin e sh\u00ebrbimit publik, furnizon Furnizuesin e Sh\u00ebrbimit Universal (FSHU) me t\u00eb gjith\u00eb sasin\u00eb e nevojshme, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb Furnizuesit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Universal, sipas \u00e7mimit p\u00ebr nj\u00ebsi t\u00eb energjis\u00eb elektrike, t\u00eb miratuar nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e Shoq\u00ebris\u00eb\u201d \u2013 thuhet n\u00eb vendimin 620 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb KESH, kompania e cila jo vet\u00ebm prodhon por edhe siguron nga tregu energjin\u00eb p\u00ebr dy fasha: klient\u00ebt e rregulluar fundor\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb 0.4 kilovolt dhe klient\u00ebt e rregulluar fundor\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb 6, 10, 20 kilovolt.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, KESH \u00e7do muaj d\u00ebrgon pran\u00eb Furnizuesit t\u00eb Sh\u00ebrbimit Universal (pjes\u00eb e OSHEE) fatur\u00ebn me koston e energjis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb paguhet nga kjo e fundit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb OSHEE programon dhe jep me detaje mujore, javore e ditore k\u00ebrkes\u00ebn e saj p\u00ebr energji. N\u00eb kushte normale, KESH do t\u00eb prodhonte dhe OSHEE do t\u00eb blinte sasin\u00eb e disponueshme nga KESH dhe diferencat e nevojshme p\u00ebr plot\u00ebsimin e konsumit nga tregu.<\/p>\n<p>KESH-it i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorizim p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me qira asete gjeneruese termike (termocentral) p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 3-vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nevojat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb tregu p\u00ebr energji, por edhe p\u00ebr t\u00eb diversifikuar disi prodhimin, i cili \u00ebsht\u00eb thuajse t\u00ebr\u00ebsisht i varur nga \u201chidro\u201d.<\/p>\n<p>Liberalizimi \u201ci pjessh\u00ebm\u201d, 7420 biznese jan\u00eb aktualisht n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb <\/p>\n<p>Bizneset n\u00eb tension t\u00eb mes\u00ebm nga 6-20 kilovolt mund t\u00eb cil\u00ebsohen si pjes\u00ebrisht t\u00eb liberalizuar. K\u00ebto biznese kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb dhe jan\u00eb tashm\u00eb te Furnizuesi i Mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fundit.<\/p>\n<p>Ky furnizues u sh\u00ebrben t\u00eb gjith\u00eb atyre bizneseve q\u00eb blejn\u00eb me \u00e7mime tregu dhe nuk kan\u00eb arritur t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb furnizues privat. N\u00eb kushtet e kriz\u00ebs energjetike dhe \u00e7mimeve t\u00eb larta, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ra dakord q\u00eb k\u00ebto biznese t\u00eb furnizohen me \u00e7mime disi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa \u00e7mimet e tregut, por m\u00eb t\u00eb larta sesa ato q\u00eb kishin n\u00eb tregun e rregulluar.<\/p>\n<p>KESH furnizon me 2.6 lek\u00eb\/kwh Furnizuesin e Sh\u00ebrbimit Universal(FSHU) p\u00ebr klient\u00ebt n\u00eb tregun e rregulluar n\u00eb tension t\u00eb ul\u00ebt dhe 12 lek\u00eb\/kwh p\u00ebr tepric\u00ebn q\u00eb i mbetet ia kalon sipas nj\u00eb drafti kontrat\u00eb Furnizuesit t\u00eb Mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fundit (pjes\u00eb e FSHU) i cili k\u00ebt\u00eb energji e transmeton te klient\u00ebt n\u00eb tension t\u00eb mes\u00ebm.<\/p>\n<p>Edhe pse \u00e7mimi me t\u00eb cilin energjia mund t\u00eb sigurohet nga KESH \u00ebsht\u00eb 12 lek\u00eb\/kwh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori, asaj i shtohen, sipas nj\u00eb metodologjie t\u00eb miratuar m\u00eb her\u00ebt nga Enti Rregullator i Energjis\u00eb edhe disa kosto t\u00eb tjera, si tarifa e shp\u00ebrndarjes prej 0.75 lek\u00eb\/kwh q\u00eb i paguhet Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmetimit, tarifa e shp\u00ebrndarjes q\u00eb i paguhet Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes, kosto operative, si dhe nj\u00eb mazh minimal fitimi.<\/p>\n<p>Duke respektuar formul\u00ebn e metodologjis\u00eb, p\u00ebrllogaritet q\u00eb kostoja me t\u00eb cilin biznesi n\u00eb tension t\u00eb mes\u00ebm blen energjin\u00eb, t\u00eb jet\u00eb 18-20 lek\u00eb\/kwh kurse p\u00ebr tensionin e ul\u00ebt, \u00e7mimi do t\u00eb mbetet n\u00eb 9.5 lek\u00eb dhe 14 lek\u00eb, sipas kategoris\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb klienti.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet aktuale, liberalizimi quhet i pjessh\u00ebm, pasi kemi liberalizim t\u00eb \u00e7mimeve, por jo t\u00eb furnizuesve (kemi ndryshim t\u00eb kodit nga Furnizuesi i Sh\u00ebrbimit Universal te Furnizuesi i Mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fundit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsi e dedikuar p\u00ebr pjes\u00ebn e atyre n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb).<\/p>\n<p>Bizneset n\u00eb tension 6,10,20 kv po furnizohen nga kompania publike me \u00e7mime tregu, p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb furnizues privat. Gjithsesi, n\u00eb \u00e7do moment q\u00eb ato arrijn\u00eb t\u00eb lidhin kontrat\u00eb me operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb tregu q\u00eb iu siguron energji, mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shk\u00ebputjen pa probleme, n\u00ebse \u00e7mimi q\u00eb kan\u00eb gjetur \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leverdish\u00ebm. Faturimet, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, do t\u00eb b\u00ebhen nga OSSH duke ua kaluar k\u00ebt\u00eb m\u00eb pas furnizuesve p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa u takon bizneseve t\u00eb lidhur n\u00eb 35 kilovolt q\u00eb jan\u00eb ende tek Furnizuesi i Mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fundit, \u00e7mimi me t\u00eb cilin u sigurohet energjia \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka tregu, i cili muaj pas muaji ka qen\u00eb me ndryshime t\u00eb m\u00ebdha duke sh\u00ebnuar rekord n\u00eb n\u00ebntor 2021 me mbi 38 lek\u00eb\/kwh.<\/p>\n<p>\u00c7mimet nga janari 2021<br \/>Duke respektuar formul\u00ebn e metodologjis\u00eb, p\u00ebrllogaritet q\u00eb kostoja me t\u00eb cilin biznesi n\u00eb tension t\u00eb mes\u00ebm blen energjin\u00eb, t\u00eb jet\u00eb 18-20 lek\u00eb\/kwh kurse p\u00ebr tensionin e ul\u00ebt, \u00e7mimi do t\u00eb mbetet n\u00eb 9.5 lek\u00eb dhe 14 lek\u00eb, sipas kategoris\u00eb ku b\u00ebn pjes\u00eb klienti.<\/p>\n<p>Biznesi: Nuk kemi \u00e7mim final, do t\u00eb ndryshoj\u00eb \u00e7do muaj, ndikon te kostot<\/p>\n<p>Bizneset n\u00eb tension t\u00eb mes\u00ebm shprehen se sot po furnizohen nga kompania q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e OSHEE-s\u00eb. Sipas tyre, edhe pse liberalizimi do t\u00eb duhej t\u00eb vijonte sipas ligjit, momenti n\u00eb t\u00eb cilin ato u detyruan t\u00eb dalin n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg ishte m\u00eb i pap\u00ebrshtatshmi. Dh\u00ebnia e koh\u00ebs nga qeveria p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb energji me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb preferencial se tregu, edhe pse m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa e kishin, cil\u00ebsohet pozitive. Por fakti q\u00eb ky trajtim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi deri n\u00eb qershor i b\u00ebn ata t\u00eb pasigurt p\u00ebr vijimin.<\/p>\n<p>Adi Haxhiymeri, nga industria e bloj\u00ebs, shprehet se do t\u00eb ishte e udh\u00ebs s\u00eb bizneseve t\u2019ju jepej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb vit koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb vet\u00ebm energjin\u00eb. Situata me \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb bursa vazhdon t\u00eb mbetet problematike. Sipas Haxhiymerit, edhe furnizuesit privat\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste, nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb lidhin kontrata me kompanit\u00eb private. Arsyeja \u00ebsht\u00eb se ata nuk mbajn\u00eb dot p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr problemet q\u00eb mund t\u00eb ndodhin n\u00ebse ka nd\u00ebrprerje t\u00eb furnizimit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe t\u00eb proceseve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSot ne jemi n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb e po furnizohemi nga OSHEE. Po punojm\u00eb me fabrikat tona e po prodhojm\u00eb, por nuk dim\u00eb sesa do t\u00eb jet\u00eb realisht \u00e7mimi i janarit. Na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb paraprakisht q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb diku tek 17-18 lek\u00eb\/kwh, si nj\u00eb premtim tavoline dhe ndoshta deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel edhe mund ta p\u00ebrballojm\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb vrastare.<\/p>\n<p>Momenti tani me \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Ne na thuhet q\u00eb ta marrim nga furnizuesit privat\u00eb, por as ata nuk na marrin p\u00ebrsip\u00ebr, kur shohin kontrat\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb na paguajn\u00eb penalitete n\u00ebse na ndalon procesi i pun\u00ebs nga mungesa e furnizimit, sepse p\u00ebr ne kjo na d\u00ebmton. Ndoshta duhet t\u00eb ishte pritur edhe pak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hap t\u00eb liberalizimit sa t\u00eb ishte krijuar edhe bursa e energjis\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne\u201d \u2013 shprehet Haxhiymeri.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i bizneseve<br \/>Sot ne jemi n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb e po furnizohemi nga OSHEE. Po punojm\u00eb me fabrikat tona e po prodhojm\u00eb, por nuk dim\u00eb sesa do t\u00eb jet\u00eb realisht \u00e7mimi i janarit. Na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb paraprakisht q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb diku tek 17-18 lek\u00eb\/kwh, si nj\u00eb premtim tavoline dhe ndoshta deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel edhe mund ta p\u00ebrballojm\u00eb. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb vrastare. Momenti tani me \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb treg \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/p>\n<p>Sipas tij, duhet t\u00eb kishte nj\u00eb diskutim me baz\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mes shtetit dhe bizneseve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsit\u00eb. Liberalizimi nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i thjesht\u00eb dhe sjell nd\u00ebrlikime p\u00ebr secilin nga bizneset. Ata duhet t\u00eb njihen me procedura t\u00eb reja dhe me nj\u00eb treg q\u00eb ndryshon \u00e7do dit\u00eb n\u00eb dinamik\u00ebn e \u00e7mimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kriza e ka b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Haxhiymeri shprehet se situata do t\u00eb ishte m\u00eb ndryshe sikur problematika e vetme q\u00eb hasin bizneset t\u00eb ishte energjia. Por n\u00eb fakt, ekonomia globale post-pandemike ka dh\u00ebn\u00eb goditje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme te l\u00ebnd\u00ebt e para, \u00e7mimet e transportit e thuajse gjith\u00eb hallkat e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet n\u00eb nivel global jan\u00eb skandal, flas t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr industrin\u00eb ton\u00eb. Ambalazhet jan\u00eb rritur shum\u00eb dhe po vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten. Transporti \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. L\u00ebnd\u00ebt e para vijojn\u00eb rritjen t\u00eb gjitha \u2013 qeset, kartoni, gazi. Ne sot prodhojm\u00eb dhe nuk e dim\u00eb me \u00e7far\u00eb kosto do t\u00eb dalim. \u00c7mimi i energjis\u00eb do ndryshoj\u00eb \u00e7do muaj nga blerjet q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb OSHEE.<\/p>\n<p>Problematika jon\u00eb m\u00eb e madhe sot \u00ebsht\u00eb parashikueshm\u00ebria, sepse n\u00eb fakt rritja n\u00eb \u00e7do gj\u00eb nuk po ndalet dhe nuk e dim\u00eb ku po shkojm\u00eb. Vet\u00ebm qesja dhe kartoni na jan\u00eb rritur sot me 70 p\u00ebr qind. Edhe l\u00ebnd\u00ebt ndihm\u00ebse jan\u00eb rritur. N\u00eb rajon sot \u00e7mimi i miellit \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e ka m\u00eb t\u00eb lir\u00eb. Nuk e kemi b\u00ebr\u00eb sepse kryq\u00ebzohemi sa her\u00eb e b\u00ebjm\u00eb, shihemi si dele e zez\u00eb edhe kur s\u2019kemi nga ia mbajm\u00eb dhe duhet ta rrisim. Por nuk mendoj se do q\u00ebndrojm\u00eb dhe shum\u00eb, sepse nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Edhe p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj pun\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb u dor\u00ebzuam e nuk e kund\u00ebrshtojm\u00eb, sepse jemi para alternativ\u00ebs e do apo s\u2019e do. Ose do t\u00eb rrim\u00eb n\u00eb treg ose do t\u00eb mbyllemi\u201d pohon Haxhiymeri.<\/p>\n<p>Bizneset pohojn\u00eb se n\u00eb kushtet aktuale \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb planifikojn\u00eb shpenzimet. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb jan\u00eb rezervuar n\u00eb investime apo nisma n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim teknologjie, pasi situata \u00ebsht\u00eb e pafavorshme. Misioni, sipas tyre t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr 2022-shin \u00ebsht\u00eb mbijetesa n\u00eb treg, p\u00ebrpos goditjeve q\u00eb po merren.<\/p>\n<p>Prodhuesit, n\u00eb pritje t\u00eb tarifave t\u00eb ERE-s, Enti: Miratohen brenda dy jav\u00ebsh <\/p>\n<p>Bizneset n\u00eb tregun e lir\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb tarif\u00ebs finale q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb gjat\u00eb vitit 2022 p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb t\u00eb qart\u00eb kostot q\u00eb duhet t\u00eb marrin parasysh. Sigurisht ato mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrllogaritjet sot me tarifat aktuale n\u00eb fuqi, por paralelisht do t\u2019ju duhet t\u00eb marrin parasysh q\u00eb ndoshta gjat\u00eb vitit do t\u00eb ken\u00eb tarifa t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kjo sepse Enti Rregullator i Energjis\u00eb ka ende n\u00eb shqyrtim aplikimet e dy kompanive, Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit dhe Operatori i Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb Elektrike q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar rishikim. I pyetur nga \u201cMonitor\u201d mbi rishikimin e tarifave, kreu i Entit Rregullator t\u00eb Energjis\u00eb, Petrit Ahmeti, u shpreh se mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim brenda dy jav\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cEnti ka zhvilluar seanc\u00eb publike d\u00ebgjimore me pal\u00ebt e interesit mbi k\u00ebrkesat e kompanive t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr tarifat. Kemi k\u00ebrkuar vazhdimisht dokumente dhe argumentime nga kompanit\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar aplikimet q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do koh\u00ebn e vet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb transparent\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00eb mbi vendimin q\u00eb do marrim, ndaj edhe zgjat disi.<\/p>\n<p>Gjithsesi mendoj se brenda dy jav\u00ebsh do t\u00eb marrim vendim. Jemi n\u00eb pritje t\u00eb disa informacioneve nga OST dhe OSSH. Jan\u00eb teknikalitete q\u00eb lidhen me marr\u00ebdh\u00ebnien e kompanive mes tyre, por ne duam ta kemi si informacion, pasi e gjith\u00eb kjo lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn sesi do t\u00eb sillen me konsumator\u00ebt n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb k\u00ebto kompani. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi sipas vendimit nga 1 janari duhet t\u00eb dilnin n\u00eb treg nj\u00eb num\u00ebr i madh biznesesh, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm nga tarifa e shp\u00ebrndarjes dhe transmetimit\u201d \u2013 tha Ahmeti.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb proces, edhe Arben Shkodra, Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Bashkimit t\u00eb Prodhuesve Shqiptar\u00eb, pohoi se bizneset jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vendimit q\u00eb do t\u00eb merret nga Enti p\u00ebr t\u00eb par\u00eb m\u00eb qart\u00eb situat\u00ebn. Ai vler\u00ebson se, nisur edhe nga aplikimet, do t\u00eb ket\u00eb pak ose aspak ndryshim e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ndikimi nuk pritet t\u00eb jet\u00eb i madh. Sot ndikimin kryesor duket se e ka \u00e7mimi i blerjes s\u00eb energjis\u00eb, q\u00eb sipas tij, biznesi ia doli ta marr\u00eb me nj\u00eb tarif\u00eb disi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt fal\u00eb lobimit dhe t\u00eb qen\u00ebt bashk\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe presim q\u00eb \u00e7mimi i energjis\u00eb p\u00ebr bizneset q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb dilnin n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb dhe sot po furnizohen nga OSHEE t\u00eb jet\u00eb mes 18-19 lek\u00eb\/kwh. Momenti nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb biznesi u b\u00eb bashk\u00eb, loboi dhe dha arsyet se pse nuk mund t\u00eb dilte, ndaj edhe u d\u00ebgjua.<\/p>\n<p>Biznesi duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet dhe t\u00eb afrohet pran\u00eb shoqatave, t\u00eb b\u00ebhet bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb. Shumica e bizneseve u gjend\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrgatitur nga kjo edhe prej situat\u00ebs, por edhe sepse nuk kan\u00eb informacion. Fal\u00eb argumentimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, arrit\u00ebm ta shtynim daljen deri n\u00eb qershor dhe n\u00ebse situata do t\u00eb ndryshoj\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb jemi plot\u00ebsisht n\u00eb treg\u201d \u2013 tha Shkodra.<\/p>\n<p>Por jo t\u00eb gjith\u00eb bizneset kan\u00eb informacion sa i takon liberalizimit. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb sot n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shkres\u00eb, ku njoftohen se duhet t\u00eb gjejn\u00eb furnizues privat, por p\u00ebr ta furnizimi po vazhdon normalisht, duke mos pasur informacion se si po vijon furnizimi aktual.<\/p>\n<p>Rei Mita, nga kompania \u201cSejega\u201d tha se biznesi \u00ebsht\u00eb i lidhur n\u00eb tension 10 kilovolt dhe n\u00eb fillim t\u00eb janarit kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebr detyrimin e daljes n\u00eb tregun e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar energjin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi shum\u00eb informacion p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb apo si do t\u00eb funksionoj\u00eb. Kemi marr\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb para disa jav\u00ebsh, por nuk dim\u00eb ende t\u00eb sakt\u00eb \u00e7\u2019po ndodh. P\u00ebr momentin po furnizohemi nga kompania publike, nj\u00eblloj si\u00e7 kemi qen\u00eb edhe para njoftimit, pra asgj\u00eb s\u2019ka ndryshuar p\u00ebr ne. Jemi n\u00eb pritje sesi do t\u00eb vijoj\u00eb situata dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb na thuhet mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar edhe n\u00eb m\u00eb shum\u00eb mbi masat q\u00eb duhet t\u00eb marrim\u201d \u2013 pohoi ai.<\/p>\n<p>Lobimi<br \/>\u201cNe presim q\u00eb \u00e7mimi i energjis\u00eb p\u00ebr bizneset q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb dilnin n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb dhe sot po furnizohen nga OSHEE t\u00eb jet\u00eb mes 18-19 lek\u00eb\/kwh. Momenti nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb biznesi u b\u00eb bashk\u00eb, loboi dhe dha arsyet se pse nuk mund t\u00eb dilte, ndaj edhe u d\u00ebgjua. Biznesi duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet dhe t\u00eb afrohet pran\u00eb shoqatave, t\u00eb b\u00ebhet bashk\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb z\u00eb i fort\u00eb. Shumica e bizneseve u gjend\u00ebn t\u00eb pap\u00ebrgatitur nga kjo edhe prej situat\u00ebs, por edhe sepse nuk kan\u00eb informacion. Fal\u00eb argumentimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, arrit\u00ebm ta shtynim daljen deri n\u00eb qershor dhe n\u00ebse situata do t\u00eb ndryshoj\u00eb, sigurisht q\u00eb do t\u00eb jemi plot\u00ebsisht n\u00eb treg\u201d \u2013 tha Shkodra.<\/p>\n<p>Aplikimet e OSSH dhe OST, \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sakt\u00ebsisht operator\u00ebt<\/p>\n<p>Enti Rregullator i Energjis\u00eb, prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh, ka n\u00eb shqyrtim aplikimet e kompanive t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr tarifa t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb cilat pritet t\u00eb merret vendim brenda dy jav\u00ebsh. Por \u00e7far\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar konkretisht kompanit\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i takon OSSH, tarifa e shp\u00ebrndarjes p\u00ebr bizneset e lidhur n\u00eb tension 35 kilovolt q\u00eb \u00ebsht\u00eb 1.5 lek\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb rritet me t\u00eb pakt\u00ebn 74%, duke e \u00e7uar at\u00eb n\u00eb 2.61 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do kilovat\/or\u00eb energji t\u00eb transmetuar.<\/p>\n<p>Sa i takon biznesit t\u00eb lidhur n\u00eb 20 kilovolt, tarifa aktuale e shp\u00ebrndarjes e aplikuar nga OSSH \u00ebsht\u00eb 3.9 lek\u00eb p\u00ebr Kwh, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb aplikimin e ri k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet 3.99 lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 2.3% n\u00eb raport me tarif\u00ebn ekzistuese.<\/p>\n<p>Numri i bizneseve q\u00eb p\u00ebrdorin sh\u00ebrbimin e shp\u00ebrndarjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel tensioni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur \u00ebsht\u00eb ende i ul\u00ebt, por numri i tyre pritet t\u00eb rritet me t\u00eb pakt\u00ebn 7 mij\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb vazhdimit t\u00eb procesit t\u00eb liberalizimit, nj\u00eb hap q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar tashm\u00eb dhe nga qeveria. Nga janari 2022, k\u00ebto biznese do t\u00eb p\u00ebrballen nj\u00ebkoh\u00ebsisht me \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nivele rekord, si dhe me tarif\u00ebn e shp\u00ebrndarjes q\u00eb do ta paguajn\u00eb m\u00eb vete pran\u00eb OSSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tarifa e shp\u00ebrndarjes p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb tension 0.4 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 6.63 lek\u00eb, duke sh\u00ebnuar rritje n\u00ebse miratohet nga ERE.<\/p>\n<p>Tarifa mesatare e shp\u00ebrndarjes q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb 4.79 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do kilovat t\u00eb transmetuar llogaritet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb 6.42 lek\u00eb me nj\u00eb rritje 34% n\u00eb raport me ekzistuesen. Enti ka n\u00ebn shqyrtim edhe aplikimin p\u00ebr rritje \u00e7mimi edhe nga OST.<\/p>\n<p>Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit, q\u00eb aktualisht ka nj\u00eb tarif\u00eb prej 0.75 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do kilovat t\u00eb transmetuar, ashtu sikurse ka ndodhur k\u00ebto vitet e fundit, ka k\u00ebrkuar rishikim t\u00eb tarif\u00ebs. Ky i fundit ka p\u00ebrllogaritur se, t\u00eb ardhurat e munguara p\u00ebr vitet 2021-2022, \u201cjan\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 3,457 milion\u00eb lek\u00eb, ose 0.24 lek\u00eb\/kwh, e cila duhet t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb nga ERE p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rishikimin tarifave. Tarifa mesatare 3-vje\u00e7are e transmetimit p\u00ebrllogaritet t\u00eb jet\u00eb 1.47 lek\u00eb\/kwh\u201d.<\/p>\n<p>OST ka propozuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet rishikim i metodologjis\u00eb sa i takon m\u00ebnyr\u00ebs sesi b\u00ebhet p\u00ebrllogaritja e tarifave.<\/p>\n<p>\u201cNe vler\u00ebsimet e metodologjis\u00eb s\u00eb propozuar, t\u00eb ardhurat e k\u00ebrkuara do t\u00eb mund t\u00eb ndaheshin sipas p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrjetit. K\u00ebshtu, t\u00eb ardhurat e k\u00ebrkuara prej 34.4 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2022-2024, do t\u00eb mund t\u00eb ndaheshin n\u00eb 30.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr furnizuesit dhe 4.3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr prodhuesit dhe\/ose tregtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrdorin rrjetin e transmetimit p\u00ebr transaksione t\u00eb energjis\u00eb elektrike jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas metodologjis\u00eb s\u00eb propozuar, tarifa e transmetimit do t\u00eb kishte 3 komponent\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u takojn\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb transmetimit (Transmetim; Operim dhe Treg). P\u00ebr p\u00ebrdoruesit e rrjetit t\u00eb transmetimit, n\u00eb funksion t\u00eb tregut t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb aplikoheshin 3 komponent\u00ebt e tarif\u00ebs. P\u00ebr p\u00ebrdoruesit e rrjetit t\u00eb transmetimit n\u00eb funksion t\u00eb tregut t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb aplikohej vet\u00ebm tarifa e p\u00ebrdorimit t\u00eb rrjetit t\u00eb transmetimit.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve, tarifa mesatare e Furnizuesve do t\u00eb mund t\u00eb ishte 1.29 lek\u00eb\/kwh (0.87 lek\u00eb\/kwh \u2013 Transmetimi; 0.42 lek\u00eb\/kwh \u2013 Operimi; 0.005 lek\u00eb\/kwh \u2013 Tregu), nd\u00ebrsa p\u00ebr Prodhuesit dhe tregtaret q\u00eb japin energji jasht\u00eb vendit tarifa do t\u00eb mund t\u00eb ishte 0.87 lek\u00eb\/kwh\u201d, thuhet n\u00eb aplikim.\/Monitor<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/02\/05\/energjia-elektrike-bizneset-ne-terren-te-pasigurt-qe-nga-janari-pritet-dyfishim-cmimi\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Qeveria deklaroi vitin e kaluar se t\u00eb pakt\u00ebn 7420 biznese t\u00eb lidhur n\u00eb tension 20,10,6 kilovolt do t\u00eb duhet t\u00eb dilnin n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb nga 1 janari i k\u00ebtij viti dhe t\u00eb siguronin t\u00eb vet\u00ebm energjin\u00eb. Por amullia e krijuar n\u00eb tregje, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta, b\u00ebri q\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb ishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24993,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[377,13102,13101,13097,13096,13100,1581,9236,13099,11914,3098,1575,13098],"class_list":["post-24992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-bizneset","tag-cmimi","tag-dyfishim","tag-elektrike","tag-energjia","tag-janari","tag-ne","tag-nga","tag-pasigurt","tag-pritet","tag-qe","tag-te","tag-terren"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=24992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/24992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=24992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=24992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=24992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}