{"id":31050,"date":"2022-03-02T16:42:03","date_gmt":"2022-03-02T16:42:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/rama-me-te-rinjte-ne-lushnje-komenton-situaten-ne-ukraine-duhet-luftuar-per-lirine-dhe-demokracine\/"},"modified":"2022-03-02T16:42:03","modified_gmt":"2022-03-02T16:42:03","slug":"rama-me-te-rinjte-ne-lushnje-komenton-situaten-ne-ukraine-duhet-luftuar-per-lirine-dhe-demokracine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/rama-me-te-rinjte-ne-lushnje-komenton-situaten-ne-ukraine-duhet-luftuar-per-lirine-dhe-demokracine\/","title":{"rendered":"Rama me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Lushnje, komenton situat\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb: Duhet luftuar p\u00ebr lirin\u00eb dhe demokracin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Kryeministri Edi Rama, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zhvilloi nj\u00eb takim me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Lushnj\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb 6 marsit. <\/p>\n<\/div>\n<p>Rama renditi disa arsye se pse qytetar\u00ebt duhet t\u00eb zgjedhin Eriselda Sef\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb, nd\u00ebrsa komentoi edhe situat\u00ebn aktuale t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Ai tha se situatat e luft\u00ebs dhe konflikteve ku njeriu d\u00ebshiron m\u00eb s\u00eb shumti lirin\u00eb jan\u00eb kthyer s\u00ebrish, edhe pse sipas tij nuk mendohej q\u00eb do ktheheshim s\u00ebrish n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Fjala e Ram\u00ebs: <\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pak e v\u00ebshtir\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn ndjesia q\u00eb un\u00eb kam \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme, q\u00eb ne sot jemi k\u00ebtu dhe duhet t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb zgjedhjesh normale, n\u00eb nj\u00eb qytet apo n\u00eb disa qytete q\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb gjitha halleve dhe problemeve, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb normale, ku madje nj\u00eb pjes\u00eb e caktuar e njer\u00ebzve, diku m\u00eb shum\u00eb, diku m\u00eb pak, e konsiderojn\u00eb krejt normale q\u00eb t\u00eb thon\u00eb \u201csikter politika, sikter vota\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po sot, disa njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb ndryshe, asgj\u00eb m\u00eb pak se sa ne, por q\u00eb nuk kan\u00eb edhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ne, t\u00eb pakt\u00ebn nuk kishin asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa ne deri para disa dit\u00ebsh, jan\u00eb duke e kaluar p\u00ebrmes nj\u00eb ferri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke u ndar\u00eb me nj\u00ebri tjetrin, grat\u00eb, vajzat, f\u00ebmij\u00ebt, duke marr\u00eb rrug\u00ebt, duke marr\u00eb trenat p\u00ebr t\u00eb ikur dhe burrat e djemt\u00eb duke marr\u00eb arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur di\u00e7ka q\u00eb deri p\u00ebrpara pak dit\u00ebsh, ngjante si\u00e7 ngjan sot k\u00ebtu. Di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn as mendja nuk na shkon se duhet t\u00eb mendohemi, sepse ngjan di\u00e7ka e fituar nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb liria, q\u00eb \u00ebsht\u00eb demokracia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur e p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb jetuar, duke marr\u00eb frym\u00eb lirisht n\u00eb qytetin t\u00ebnd, n\u00eb fshatin t\u00ebnd, n\u00eb vendin t\u00ebnd, pa qen\u00eb i detyruar t\u2019i n\u00ebnshtrohesh dhun\u00ebs dhe diktatit t\u00eb askujt tjet\u00ebr.<br \/>N\u00eb fund t\u00eb fundit, p\u00ebrtej t\u00eb gjith\u00eb dallimeve nga pik\u00ebpamja e gjeografis\u00eb, e gjeopolitik\u00ebs, e historis\u00eb mes nesh dhe atyre q\u00eb sot prej disa dit\u00ebsh tanim\u00eb jan\u00eb n\u00ebn terrorin e bombave, n\u00ebn terrorin e tankeve, n\u00ebn terrorin e nj\u00eb sulmi t\u00eb eg\u00ebr mbi gjith\u00e7ka q\u00eb kishin deri dje, prap se prap\u00eb ngjashm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>E nisa k\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm ne k\u00ebtu por po t\u00eb shoh\u00ebsh edhe t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Europ\u00ebn e zhvilluar, prej shum\u00eb e shum\u00eb vitesh e kishin marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kishin dhe ju dukej sikur t\u00eb gjitha ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur m\u00eb par\u00eb, nuk do p\u00ebrs\u00ebriteshin m\u00eb kurr\u00eb. Ja pra q\u00eb u p\u00ebrs\u00ebritkan. Ja pra q\u00eb liria qenka shum\u00eb e shtrenjt\u00eb ende sot q\u00eb flasim dhe q\u00eb duket sikur askush nuk e k\u00ebrc\u00ebnon. Ja pra q\u00eb atdheu qenka di\u00e7ka q\u00eb duhet ta kesh gjithmon\u00eb parasysh se t\u00eb takon ta mbrosh. T\u00eb takon t\u00eb luftosh p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb mendoj q\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb nuk duhet t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb na ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr komunitetin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kemi. Ajo q\u00eb kemi nuk \u00ebsht\u00eb pak. Ajo q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrpara nesh k\u00ebtu n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar, kan\u00eb luftuar, jan\u00eb martirizuar dhe kan\u00eb ikur nga kjo bot\u00eb pa e provuar dot kurr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb votuar. Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e vog\u00ebl. \u00cbsht\u00eb di\u00e7ka aq e madhe sa q\u00eb si\u00e7 e shihni sot, njer\u00ebzit po marrin arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar edhe jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb e njoh Presidentin e Ukrain\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh i ve\u00e7ant\u00eb, por ja q\u00eb n\u00eb kushtet e nj\u00eb sfide kaq t\u00eb madhe ku jeta e tij \u00ebsht\u00eb e rrezikuar m\u00eb shum\u00eb se e askujt tjet\u00ebr, sepse \u00ebsht\u00eb targeti num\u00ebr 1 i agresor\u00ebve, ai u kthye n\u00eb nj\u00eb personazh t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, frym\u00ebzues p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn. Pse?<\/p>\n<p>Sepse vuri mbi t\u00eb gjitha pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn, ne po flasim e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ne flasim p\u00ebrdit\u00eb. Lirin\u00eb! Lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe natyrisht nga ana tjet\u00ebr, detyrimin p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur zgjedh\u00ebsve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, un\u00eb doja t\u00eb thoja q\u00eb kjo e jona \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e p\u00ebrditshme, e pakrahasueshme me luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00eb realisht t\u00eb ukrainasve sot. Me luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00eb t\u00eb atdheut t\u00eb tyre, me luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb tyre, me luft\u00ebn p\u00ebr ekzistenc\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb tyre, por nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e \u00e7mueshme se sa liria e tyre, n\u00ebse ne m\u00ebsohemi q\u00eb ta vler\u00ebsojm\u00eb dhe jo ta n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbim gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, duke e trajtuar si di\u00e7ka q\u00eb nuk ka pik\u00ebn e vler\u00ebs pik\u00ebrisht sepse ne e kemi. Pik\u00ebrisht sepse ju e keni.<br \/>Parafytyroni se sa shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt tuaj do donin t\u00eb ishin sot k\u00ebtu, si ju, e t\u00eb kishin sot aq m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, por kaq sa keni ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb uleni me k\u00ebt\u00eb diell t\u00eb bukur, t\u00eb mbledhur bashk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb takim e pastaj p\u00ebr t\u00eb shkuar t\u00eb qet\u00eb kudoqoft\u00eb q\u00eb doni t\u00eb shkoni e p\u00ebr t\u00eb fjetur n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb patrazuar nga ankthi i tmerrsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente duhet t\u00eb kemi fuqin\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb shum\u00eb at\u00eb q\u00eb kemi e t\u00eb mos harrojm\u00eb kurr\u00eb q\u00eb, n\u00ebse t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb sakrifikuar m\u00eb par\u00eb apo sakrifikojn\u00eb sot p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb ne kemi, at\u00ebher\u00eb k\u00ebsaj gj\u00ebje q\u00eb kemi, t\u2019i japim respekt. T\u00eb mos e shp\u00ebrdorojm\u00eb dhe abuzojm\u00eb, duke arritur deri n\u00eb mallkimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kthyer tani n\u00eb arsyen pse kemi ardhur k\u00ebtu, q\u00eb mos t\u00eb marr shum\u00eb nga koha juaj me k\u00ebt\u00eb reflektim, sot ne faktikisht jemi k\u00ebtu sepse n\u00eb dat\u00ebn 6 kemi zgjedhje n\u00eb Lushnje dhe n\u00eb dat\u00ebn 6, n\u00eb Lushnje, ka nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje ku ka disa kandidat\u00eb. Un\u00eb nuk i njoh kandidat\u00ebt e tjer\u00eb e nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb flas asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ta sepse nuk i njoh, por fakti q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb brav\u00ebn dhe bishtin e vares\u00eb, i s\u2019kualifikon n\u00eb syt\u00eb e mi dhe mendoj q\u00eb duhet t\u2019i s\u2019kualifikoj\u00eb n\u00eb syt\u00eb e \u00e7do qytetari pavar\u00ebsisht bindjeve apo an\u00ebsive politike, p\u00ebrkund\u00ebr Eriseld\u00ebs, e cila nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebn\u00eb nga qielli, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb e ardhur pik\u00ebrisht nga kjo tok\u00eb, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim q\u00eb e ka nisur shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb cilin ka hedhur hapat, duke pasur ambicien, duke pasur vullnetin dhe duke pasur dhe durimin e me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, pa qen\u00eb vajza e dikujt me nj\u00eb mbiem\u00ebr t\u00eb famsh\u00ebm, pa qen\u00eb dikush q\u00eb e mor\u00ebn dhe e ngrit\u00ebn nga hi\u00e7i n\u00eb maj\u00eb, por hap pas hapi, shkall\u00eb pas shkalle. Nj\u00eb vajz\u00eb e k\u00ebsaj zone, nj\u00eb vajz\u00eb e k\u00ebsaj toke, nj\u00eb vajz\u00eb e k\u00ebtij komuniteti, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb pak koh\u00eb q\u00eb ka pasur n\u00eb dispozicion ka treguar q\u00eb di t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb k\u00ebtij komuniteti, di t\u2019i respektoj\u00eb njer\u00ebzit e k\u00ebtij komuniteti, di t\u00eb jet\u00eb dikush q\u00eb pavar\u00ebsisht bindjeve dhe p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb me Partin\u00eb Socialiste, nuk ndan njer\u00ebzit n\u00eb miq dhe kund\u00ebrshtar\u00eb, tan\u00ebt apo atyre por i vler\u00ebson t\u00eb gjith\u00eb si qytetar\u00eb t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Un\u00eb, Eriseld\u00ebn e kam par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb para shum\u00eb viteve, n\u00eb 2011 kur ishin zgjedhje vendore dhe b\u00ebhej nj\u00eb sherr i madh n\u00eb Allkaj. Ishin 4 burra, t\u00eb cil\u00ebt donin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ishin kryetar\u00eb komune. Por ne, 1 kryetar komune do zgjidhnim ne dhe sherri kishte arritur n\u00eb pik\u00ebn kur nuk gjendej nj\u00eb dakord\u00ebsi mes tyre dhe erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb. Erdh\u00ebn, u fut\u00ebn k\u00ebta dhe nj\u00eb vajz\u00eb bashk\u00eb me ta, e cila dukej si n\u00eb ato p\u00ebrrallat mes ujq\u00ebrve aty. Un\u00eb mendova se ishte vajza e nj\u00ebrit prej tyre, apo shoq\u00ebronte. I thash\u00eb \u201cPo ti\u201d? \u201cJam kandidate\u201d m\u00eb tha, kandidate me ata atje, t\u00eb cil\u00ebt mund ta hanin t\u00eb gjall\u00eb 7 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Por, ja ku \u00ebsht\u00eb sot. Natyrisht, nuk u vendos at\u00ebher\u00eb si kandidate, por nuk u t\u00ebrhoq, nuk u m\u00ebrzit, nuk ktheu kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb, vazhdoi rrug\u00ebtimi ne saj. Si\u00e7 e tha dhe vet\u00eb, iu p\u00ebrkushtua dhe p\u00ebr arsye akademike \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pushtetit vendor. Gj\u00ebrat erdh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe bindjen ton\u00eb kandidatja e duhur p\u00ebr Lushnj\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhe kryetarja e duhur e bashkis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr pune, komunikimi, transparence, nd\u00ebrveprimi mes t\u00eb gjith\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar at\u00eb frym\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka kaq shum\u00eb nevoj\u00eb \u00e7do komunitet, frym\u00ebn e t\u00eb ndjerit t\u00eb respektuar, t\u00eb begenisur dhe t\u00eb ndjerit t\u00eb p\u00ebrkujdesur.<\/p>\n<p>Sot, Ditmiri e tha, ju q\u00eb keni ardhur sot k\u00ebtu, e keni ndar\u00eb mendjen q\u00eb do votoni, por sot \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb, duke pasur parasysh dhe ngjarjet q\u00eb fol\u00ebm, t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u2019i themi edhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb mbase jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb mos votojn\u00eb, q\u00eb mbase e konsiderojn\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb panevojshme t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces q\u00eb kjo duhet b\u00ebr\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb sot nuk kan\u00eb mund\u00ebsi ta b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr respekt t\u00eb atyre q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb kushtet q\u00eb mund ta humbin p\u00ebrgjithmon\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr respekt t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb m\u00eb par\u00eb b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb kjo mund\u00ebsit\u00eb krijohej.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta kuptojn\u00eb dhe ju, m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb, ta kuptoni q\u00eb politika nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e keqe n\u00eb vetvete. Politika dhe politikan\u00ebt jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme sepse politikan\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb kategori njer\u00ebzish si \u00e7do kategori, si\u00e7 ka lojtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb ka dhe lojtar\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, si\u00e7 ka njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb ka dhe njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebqij, si\u00e7 ka politikan\u00eb t\u00eb zot\u00eb ka dhe politikan\u00eb t\u00eb pazot\u00eb, si\u00e7 ka njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm ka dhe politikan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm. Por ka dhe politikan\u00eb, patjet\u00ebr, t\u00eb pandersh\u00ebm, t\u00eb korruptuar, g\u00ebnjeshtar\u00eb e me radh\u00eb por kjo nuk e b\u00ebn politik\u00ebn di\u00e7ka t\u00eb keqe. Politika \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb ose e keqe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb duarve n\u00eb t\u00eb cilat bie. Po ra n\u00eb duar t\u00eb mira, politika b\u00ebn gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb mira. Pa politik\u00ebn sa e sa gj\u00ebra q\u00eb njer\u00ebzimi i ka arritur, nuk do kishin ndodhur kurr\u00eb.<br \/>Vet\u00eb e drejta, vet\u00eb fjala \u201cBarazi\u201d mes t\u00eb gjith\u00ebve dhe e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb si koncept nuk do kishte ndodhur n\u00ebse nuk do kishte qen\u00eb politika q\u00eb ta sillte n\u00eb mjedisin e bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve e me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb, politika i b\u00ebn edhe luft\u00ebrat. Edhe ai agresion q\u00eb shohim sot, edhe e kund\u00ebrta e tij jan\u00eb dy an\u00ebt e politik\u00ebs. Disa njer\u00ebz q\u00eb e p\u00ebrdorin politik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb agresuar dhe p\u00ebr t\u00eb shtypur t\u00eb tjer\u00ebt dhe disa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdorin politik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb vendosin n\u00eb atdheun e tyre. T\u00eb dyja k\u00ebto i b\u00ebn politika.<\/p>\n<p>Politika i sjell p\u00ebrpara jush edhe Eriseld\u00ebn, edhe ata dy t\u00eb tjer\u00ebt qe keni k\u00ebtu. Nj\u00ebrin q\u00eb\u00a0 e ka sjell\u00eb vrima e brav\u00ebs dhe tjetri q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb e bishtit t\u00eb vares\u00eb. Flas p\u00ebr politik\u00ebn, jo p\u00ebr personat. Sado t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb zot\u00eb t\u00eb jen\u00eb ata persona nuk i duhen Lushnj\u00ebs. Nuk i duhen asnj\u00eb qyteti sot, n\u00eb asnj\u00eb bashki ku votohet n\u00eb 6 mars, persona t\u00eb identifikuar dhe t\u00eb lidhur me at\u00eb lloj politike, at\u00eb lloj politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndasi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb helm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka por jo frym\u00ebzim, jo pun\u00eb , jo respekt, jo qet\u00ebsi, jo bashkim.<br \/>T\u00eb gjitha k\u00ebto, Eriselda i ka n\u00eb natyr\u00ebn e vet por t\u00eb gjitha k\u00ebto sot jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne. po e citoj shum\u00eb shpesh Ditmirin, meq\u00eb u prezantua dhe si kryeministri por, arsyeja pse takimet me t\u00eb rinjt\u00eb I b\u00ebjm\u00eb s\u00eb bashku \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht jo thjesht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00ebn por p\u00ebr t\u00eb vazhduar nj\u00eb cik\u00ebl q\u00eb kemi nisur me takime p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr politik\u00ebn. Po i kthehem pik\u00ebrisht asaj pjese ku foli p\u00ebr nj\u00eb kultur\u00eb tjet\u00ebr dhe ku un\u00eb do thosha m\u00eb shum\u00eb cop\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb bashkimit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do ndajm\u00eb ne k\u00ebtu? Natyrisht q\u00eb ndarjen n\u00eb qeveri dhe n\u00eb opozit\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb, e b\u00ebn nj\u00eb ndeshje, q\u00eb \u00ebsh\u00ebt ndeshja e dit\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve ku disa votojn\u00eb nj\u00eb pal\u00eb e disa votojn\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr. Nuk mund t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb ndar\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Lufta \u00ebsht\u00eb gjetk\u00eb, por po t\u00eb d\u00ebgjosh m\u00ebnyr\u00ebn se si flitet k\u00ebtu, m\u00ebnyr\u00ebn se si shahet k\u00ebtu, m\u00ebnyr\u00ebn se si shpifet k\u00ebtu, m\u00ebnyr\u00ebn se si sulmohet k\u00ebtu, duket sikur lufta \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. Duket sikur lufta \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, sikur lufta k\u00ebtu vazhdon prej vitesh e vitesh.<\/p>\n<p>Edhe \u00e7far\u00eb, politika e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb? Nuk e b\u00ebn politika, e b\u00ebjn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb caktuar q\u00eb tanim\u00eb i sheh i madh e i vog\u00ebl q\u00eb do t\u00eb shikoj\u00eb q\u00eb jan\u00eb aty vet\u00ebm p\u00ebr interesin e tyre personal. Jan\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrmbysin \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr interesin e tyre personal, q\u00eb t\u00eb dy bashk\u00eb dhe t\u00eb t\u00ebrheqin prej hunde dy pal\u00eb Parti Demokratike p\u00ebr interesin e tyre personal. Nj\u00ebri se do me doemos t\u00eb kthehet dhe tjetri se do me doemos t\u00eb mos ik\u00eb. Hall i madh. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, pun\u00ebt dhe problemet e komuniteteve jan\u00eb komplet t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vajzat dhe djemt\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e rrug\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb q\u00eb jeni ju, Eriselda foli p\u00ebr terrene sportive, po ashtu p\u00ebr laborator\u00ebt e informatik\u00ebs, p\u00ebr laborator\u00ebt e tjer\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla, p\u00ebr programet e inovacionit e me radh\u00eb, nuk jan\u00eb ndryshe, pavar\u00ebsisht se n\u00ebse ndjehen majtas apo djathtas, pavar\u00ebsisht se n\u00ebse n\u00eb familje kan\u00eb d\u00ebgjuar q\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr PD apo p\u00ebr PS. Terrenet sportive nuk jan\u00eb t\u00eb majta apo t\u00eb djathta. Nevoja p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb program sportiv, q\u00eb ne po e ngrem\u00eb dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb kemi nj\u00eb rrjet t\u00eb t\u00ebr\u00eb skuadrash sportive t\u00eb shkollave n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e majt\u00eb apo e djath\u00eb.<br \/>Dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, ne duhet t\u00eb bashkohemi, jo t\u00eb ndahemi. Si mund t\u00eb na bashkohen ne ata, q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe me nj\u00ebri-tjetrin nuk rrin\u00eb dot t\u00eb bashkuar. Prandaj, do t\u2019ju lutesha q\u00eb deri n\u00eb dat\u00ebn 6 mars, t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dhe shoqet e shok\u00ebt me vehte p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb votim. P\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb votim, n\u00eb respekt edhe t\u00eb atyre q\u00eb nuk votojn\u00eb dot dhe q\u00eb do t\u00eb \u00ebnd\u00ebrronin ta kishin 6 marsin nj\u00eb t\u00eb diel pushimi si\u00e7 e kemi ne k\u00ebtu, si\u00e7 do ta kemi ne k\u00ebtu, si\u00e7 e keni ju dhe do kishin v\u00ebrtet \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb shkonin t\u00eb votonin atje k\u00eb t\u00eb donin vet\u00eb, pa pasur frik\u00eb nga tanket, pa pasur frik\u00eb nga bombat, pa pasur frik\u00eb nga shp\u00ebrthimet dhe pa qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb vuajn\u00eb tmerrin e ndarjes nga pjesa tjet\u00ebr e familjes apo p\u00ebr t\u00eb shkuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushk\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qytetin.<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve dhe si\u00e7 Eriselda \u00ebsht\u00eb sot kandidate p\u00ebr kryetare Bashkie, jam i bindur q\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb turm\u00eb \u00ebsht\u00eb kandidati i vitit 2035 p\u00ebr bashkin\u00eb e Lushnj\u00ebs, por nuk \u00ebsht\u00eb politika e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen politikan\u00eb apo duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb karrier\u00eb politike. Politika \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb, sidomos p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara disa gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi vota e dat\u00ebs 6, sepse n\u00eb dat\u00ebn 6 votohet Eriselda, do ket\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me nevojat tuaja, dhe n\u00ebse jo, q\u00eb nuk do ndodhi, por thjesht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dallimin, imagjinoni tani ju t\u2019i vini vetes nj\u00eb brav\u00eb, ti vini Lushnj\u00ebs nj\u00eb brav\u00eb, ta mbyllni Lushnj\u00ebn me nj\u00eb brav\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb ju duhet, q\u00eb mos them pastaj imagjinoni t\u00eb kapni varen\u00eb e ti bini Lushnj\u00ebs kok\u00ebs. Nuk jan\u00eb zgjidhje k\u00ebto! Zgjidhje \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nga ato gj\u00ebra q\u00eb ju keni nevoj\u00eb. Nuk kemi b\u00ebr\u00eb pak, por nuk diskutohet q\u00eb krahasuar me sa duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, nuk kemi b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm.N\u00eb dat\u00ebn 6, pushim e keni, harxhojini disa minuta p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb, q\u00eb pastaj ju vlen p\u00ebr disa vite me radh\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb mos patur asnj\u00eb pishman, kur t\u00eb nes\u00ebrmen e dat\u00ebs 6 do dilni p\u00ebrs\u00ebri\u00a0 p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkolla, apo p\u00ebr t\u2019u takuar me nj\u00ebri-tjetrin apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb aktivitetet tuaja.<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];<\/p>\n<p>\t\tfunction gtag() {\n\t\t\tdataLayer.push(arguments);\n\t\t}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId: '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml: true,\n\t\t\t\tversion: 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id) {\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {\n\t\t\t\treturn;\n\t\t\t}\n\t\t\tjs = d.createElement(s);\n\t\t\tjs.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t<\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/03\/02\/rama-me-te-rinjte-ne-lushnje-komenton-situaten-ne-ukraine-duhet-luftuar-per-lirine-dhe-demokracine\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Kryeministri Edi Rama, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zhvilloi nj\u00eb takim me t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Lushnj\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb 6 marsit. Rama renditi disa arsye se pse qytetar\u00ebt duhet t\u00eb zgjedhin Eriselda Sef\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb, nd\u00ebrsa komentoi edhe situat\u00ebn aktuale t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Ai tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31051,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[14661,6090,6685,14657,14660,14659,6917,1581,12779,1425,14656,14658,1575,5458],"class_list":["post-31050","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-demokracine","tag-dhe","tag-duhet","tag-komenton","tag-lirine","tag-luftuar","tag-lushnje","tag-ne","tag-per","tag-rama","tag-rinjte","tag-situaten","tag-te","tag-ukraine"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31050"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31050\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31051"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}