{"id":40107,"date":"2022-04-06T06:22:25","date_gmt":"2022-04-06T06:22:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/nje-gozhde-ne-arkivol-punetoret-e-teknologjise-po-ikin-nga-rusia\/"},"modified":"2022-04-06T06:22:25","modified_gmt":"2022-04-06T06:22:25","slug":"nje-gozhde-ne-arkivol-punetoret-e-teknologjise-po-ikin-nga-rusia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/nje-gozhde-ne-arkivol-punetoret-e-teknologjise-po-ikin-nga-rusia\/","title":{"rendered":"\u201cNj\u00eb gozhd\u00eb n\u00eb arkivol\u201d\/ Pun\u00ebtor\u00ebt e teknologjis\u00eb po ikin nga Rusia"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00ebsh pun\u00eb t\u00eb palodhur dhe dhjet\u00ebra mij\u00ebra dollar\u00eb t\u00eb investuar n\u00eb start up-in e tij, sip\u00ebrmarr\u00ebsi rus i teknologjis\u00eb, Sergei Krupnik, filloi t\u00eb shihte nj\u00eb shk\u00eblqim drite n\u00eb fund t\u00eb tunelit.<\/p>\n<\/div>\n<p>Kompania e tij, Travers, q\u00eb lidh individ\u00ebt me trajner\u00ebt sportiv\u00eb, pati nj\u00eb sezon dim\u00ebror t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, me rreth 150 instruktor\u00eb t\u00eb skive dhe d\u00ebbor\u00ebs, si dhe me regjistrimin e mij\u00ebra njer\u00ebzve q\u00eb shpresonin t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin aft\u00ebsit\u00eb e tyre n\u00eb shpate, shkroi ai n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb 16 marsit n\u00eb nj\u00eb faqe interneti kushtuar teknologjis\u00eb dhe kapitalit sip\u00ebrmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti \u2013 i cili ka analog\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb per\u00ebndim si SkiBro \u2013 kishte filluar t\u00eb dukej ekonomikisht i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe ai po p\u00ebrgatitej t\u00eb k\u00ebrkonte investime p\u00ebr t\u00eb rritur biznesin, shkroi ai.<\/p>\n<p>Pushtimi rus i Ukrain\u00ebs m\u00eb 24 shkurt ndryshoi gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Vendet per\u00ebndimore vendos\u00ebn sanksione d\u00ebrrmuese ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr sulmin e saj t\u00eb paprovokuar dhe kompanit\u00eb e huaja filluan t\u00eb t\u00ebrhiqen nga vendi, duke e vendosur ekonomin\u00eb e saj n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb dhe duke i b\u00ebr\u00eb investimet n\u00eb sektorin e teknologjis\u00eb, jot\u00ebrheq\u00ebse.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, duke par\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb zymt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, Krupnik ngriu projektin e tij dhe m\u00eb 9 mars ai iku n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u201cImagjinoni rezultatin e dhjet\u00eb vjet\u00ebve pun\u00eb t\u00eb ndershme dhe t\u00eb palodhur n\u00eb Rusi dhe n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb zhvilluar. N\u00eb cilin rast do t\u00eb ishit m\u00eb mir\u00eb? Nuk dua t\u00eb vrapoj m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb vend. Un\u00eb nuk do t\u2019i kaloj 10 vjet\u00ebt e mia t\u00eb ardhshme n\u00eb Rusi\u201d, shkroi ai, duke shtuar se emigracioni kishte qen\u00eb n\u00eb mendjen e tij prej koh\u00ebsh p\u00ebr shkak t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb investimeve n\u00eb vend dhe munges\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Krupnik \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga dhjet\u00ebra mij\u00ebra punonj\u00ebs dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs rus\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur nga atdheu i tyre q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Eksodi vazhdon, dhe mund t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb thella p\u00ebr rritjen ekonomike afatgjat\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb dhe sigurin\u00eb kibernetike, thon\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>Artyom Saprykin, nj\u00eb zhvillues softuer\u00ebsh 28-vje\u00e7ar nga Ufa, kryeqyteti i rajonit t\u00eb Bashkortostanit n\u00eb Vollg\u00eb, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se iku n\u00eb Armeni m\u00eb 15 mars, duke ndjekur gjurm\u00ebt e shum\u00eb miqve.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk shoh m\u00eb perspektiv\u00eb n\u00eb Rusi. Me nj\u00eb grup sanksionesh t\u00eb tilla, [Per\u00ebndimi] ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb gozhd\u00eb n\u00eb arkivolin e industris\u00eb ruse t\u00eb IT-s\u00eb\u201d, tha Saprykin.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb zhvillohet, vet\u00ebm do t\u00eb ngec\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Disa nga sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera synojn\u00eb industrit\u00eb bankare dhe t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndalimin e eksportit t\u00eb mikroprocesor\u00ebve kritik\u00eb p\u00ebr informatik\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, firmat kryesore t\u00eb teknologjis\u00eb si Apple, Samsung, Microw, Oracle dhe Cisco \u2013 mallrat dhe sh\u00ebrbimet e t\u00eb cilave jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr sektorin e teknologjis\u00eb \u2013 kan\u00eb njoftuar se do t\u00eb t\u00ebrhiqen ose ndalojn\u00eb operacionet n\u00eb Rusi.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>Muajin e ardhsh\u00ebm 100 mij\u00eb?<\/strong><\/h3>\n<p>Mes 50,000 dhe 70,000 pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb jan\u00eb larguar nga Rusia q\u00eb nga fundi i shkurtit, tha kreu i Shoqat\u00ebs Ruse t\u00eb Komunikimit Elektronik, Sergei Plugotarenko, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb parlamentare m\u00eb 22 mars kushtuar ndihm\u00ebs s\u00eb industris\u00eb s\u00eb IT-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kriz\u00ebn ekonomike t\u00eb shkaktuar nga lufta dhe sanksionet.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se nj\u00eb \u201cval\u00eb e dyt\u00eb\u201d prej rreth 100,000 specialist\u00ebsh t\u00eb IT-s\u00eb mund t\u00eb largohet muajin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<div class=\"wsw__embed\">\n<figure class=\"media-image js-media-expand js-media-expand--ready\">\n<div class=\"img-wrap\">\n<div class=\"thumb\"><img decoding=\"async\" class=\" enhanced\" src=\"https:\/\/gdb.rferl.org\/51c32001-4ca7-4c4a-b361-7c30bf228834_w650_r0_s.jpg\" alt=\"K\u00ebrkesa p\u00ebr specialist\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Rusi nd\u00ebr vite.\"\/><\/div>\n<\/div><figcaption><span class=\"caption\">K\u00ebrkesa p\u00ebr specialist\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb Rusi nd\u00ebr vite.<\/span><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb publikuar n\u00eb shtator 2020 nga Shoqata e Kompanive Kompjuterike dhe Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit me qend\u00ebr n\u00eb Mosk\u00eb, Rusia kishte rreth 1.8 milion punonj\u00ebs t\u00eb IT-s\u00eb, si programues dhe specialist\u00eb t\u00eb siguris\u00eb kibernetike. Rusia, si shum\u00eb vende tjera t\u00eb zhvilluara, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb rritje p\u00ebr ekspert\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Elina Ribakova, z\u00ebvend\u00ebs kryeekonomiste n\u00eb Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Financave me baz\u00eb n\u00eb Uashington, tha n\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji se emigrimi i madh i rus\u00ebve t\u00eb arsimuar, duke p\u00ebrfshir\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb efekte afatgjata n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u2018ikje e trurit\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse ne besojm\u00eb q\u00eb rritja potenciale e prodhimit do t\u00eb ulet edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Ka shenja se qeveria \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb dukuri. Putini ka n\u00ebnshkruar disa masa ekonomike, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb pushim tatimor trevje\u00e7ar dhe kredi t\u00eb subvencionuara p\u00ebr kompanit\u00eb e IT-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai, gjithashtu, ua ka mund\u00ebsuar ekspert\u00ebve t\u00eb teknologjis\u00eb q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga sh\u00ebrbimi ushtarak.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Konkord, nj\u00eb kompani e kontrolluar nga Yevgeny Prigozhin, nj\u00eb biznesmen i lidhur me Kremlinin, thuhet se b\u00ebri thirrje p\u00ebr kufizimin e emigrimit t\u00eb talenteve t\u00eb IT-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u201cinteresat strategjike\u201d t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale q\u00eb u fshi m\u00eb von\u00eb, Konkord tha se po propozonte legjislacionin p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar punonj\u00ebsve t\u00eb IT-s\u00eb t\u00eb merrnin leje nga Sh\u00ebrbimi Federal i Siguris\u00eb (FSB) p\u00ebrpara se t\u00eb largoheshin nga vendi, raportuan mediat ruse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb l\u00ebvizje e till\u00eb do t\u00eb kthehej n\u00eb dit\u00ebt e BRSS-s, kur emigracioni dhe udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit ishin t\u00eb kufizuara me masa t\u00eb ashpra.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 efekteve n\u00eb ekonomi, e ardhmja e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjegulluar keq nga vendimi i presidentit Vladimir Putin p\u00ebr t\u00eb nisur pushtimin e Ukrain\u00ebs, eksodi pritet t\u00eb minoj\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e mbrojtjes kibernetike t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIkja e ekspert\u00ebve t\u00eb IT-s\u00eb nga Rusia, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes kibernetike t\u00eb Rusis\u00eb\u201d, tha James Lewis, ekspert n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Strategjike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e mbrojtjes nga sulmet kibernetike, \u00ebsht\u00eb problem kudo, dhe ikja e ekspert\u00ebve t\u00eb IT-s\u00eb e vendos Rusin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb keqe\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Lewis tha se largimet e k\u00ebtyre ekspert\u00ebve, nuk do t\u00eb kufizojn\u00eb krimin kibernetik q\u00eb buron nga Rusia ose nuk do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Rusis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer sulme kibernetike t\u00eb sponsorizuara nga shteti, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim kryesor i Per\u00ebndimit, sepse njer\u00ebzit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto aktivitete nuk mund t\u00eb largohen nga vendi leht\u00eb, sepse rrezikojn\u00eb t\u00eb arrestohen.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>Zhvendosje e vendit t\u00eb pun\u00ebs?<\/strong><\/h3>\n<p>Derisa disa, si Krupnik, po largohen vet\u00eb p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar efekteve t\u00eb sanksioneve n\u00eb jetes\u00ebn e tyre, si dhe shtetit gjithnj\u00eb e m\u00eb autoritar, shum\u00eb prej atyre q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr firmat per\u00ebndimore po u k\u00ebrkohet t\u00eb zhvendosen n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb firma per\u00ebndimore kontraktuan ekspert\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb Rusi, Ukrain\u00eb dhe Bjellorusi, ku ka pasur grupe t\u00eb m\u00ebdha talentesh t\u00eb k\u00ebsaj fushe n\u00eb dispozicion, me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se n\u00eb Shtetet e Bashkuara ose Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, nj\u00eb specialist i lart\u00eb IT-s\u00eb me baz\u00eb n\u00eb rajonet e Rusis\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb e treta deri n\u00eb nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e pag\u00ebs s\u00eb nj\u00eb personi me t\u00eb nj\u00ebjtin kualifikim n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>Kompania k\u00ebrkimore Gartner tha se mund t\u00eb ket\u00eb deri n\u00eb 250,000 profesionist\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Rusi, Ukrain\u00eb dhe Bjellorusi, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb si konsulent\u00eb ose jan\u00eb t\u00eb kontraktuar nga firmat q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb klient\u00ebve jasht\u00eb shteteve ish-sovjetike.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e teknologjis\u00eb me baz\u00eb n\u00eb SHBA, si EPAM dhe Data Art, t\u00eb themeluara nga emigrant\u00eb nga Bjellorusia dhe Rusia, jan\u00eb mb\u00ebshtetur shum\u00eb te punonj\u00ebsit e IT-s\u00eb n\u00eb Rusi p\u00ebr t\u00eb rritur bizneset e tyre n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>EPAM, nj\u00eb firm\u00eb inxhinierike softuerike me baz\u00eb n\u00eb Pensilvani, pun\u00ebsoi m\u00eb shum\u00eb se 30,000 punonj\u00ebs t\u00eb IT-s\u00eb nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina, para fillimit t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb menaxher i kompanis\u00eb q\u00eb foli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb kushte anonimiteti tha se EPAM po k\u00ebrkon nga punonj\u00ebsit me baz\u00eb n\u00eb Rusi, q\u00eb t\u00eb zhvendosen disa n\u00eb Gjeorgji dhe Armeni p\u00ebr shkak t\u00eb leht\u00ebsis\u00eb s\u00eb udh\u00ebtimit.<\/p>\n<div class=\"wsw__embed\">\n<figure class=\"media-image js-media-expand js-media-expand--ready\">\n<div class=\"img-wrap\">\n<div class=\"thumb\"><img decoding=\"async\" class=\" enhanced\" src=\"https:\/\/gdb.rferl.org\/51c32001-4ca7-4c4a-b361-7c30bf228834_w650_r0_s.jpg\" alt=\"Programues n\u00eb zyrat e EPAM-it n\u00eb Minsk. Nj\u00eb menaxher i firm\u00ebs thot\u00eb se kompania e teknologjis\u00eb po u k\u00ebrkon punonj\u00ebsve me baz\u00eb n\u00eb Rusi t\u00eb zhvendosen jasht\u00eb vendit.\"\/><\/div>\n<\/div><figcaption><span class=\"caption\">Programues n\u00eb zyrat e EPAM-it n\u00eb Minsk. Nj\u00eb menaxher i firm\u00ebs thot\u00eb se kompania e teknologjis\u00eb po u k\u00ebrkon punonj\u00ebsve me baz\u00eb n\u00eb Rusi t\u00eb zhvendosen jasht\u00eb vendit.<\/span><\/figcaption><\/figure>\n<\/div>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb m\u00eb 4 mars, EPAM tha se do t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj kompanive ruse, por nuk komentoi drejtp\u00ebrdrejt fatin e punonj\u00ebsve rus\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm se po \u201cp\u00ebrshpejtonte pun\u00ebsimin\u201d n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Lindore, Amerik\u00ebn Latine dhe Indi.<\/p>\n<p>DataArt me baz\u00eb n\u00eb Nju Jork, q\u00eb kishte zyra n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn kat\u00ebr qytete ruse, tha se \u201cka ndalur t\u00eb gjitha aktivitetet e investimeve, pun\u00ebsimit dhe zhvillimit t\u00eb biznesit\u201d n\u00eb Rusi dhe \u201cdo t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb t\u00eb gjitha detyrimet ndaj punonj\u00ebsve dhe klient\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Anni Tabagua, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e kompanis\u00eb, nuk iu p\u00ebrgjigj e-maileve p\u00ebr koment n\u00ebse po zhvendos pun\u00ebtor\u00ebt rus\u00eb jasht\u00eb vendit, megjith\u00ebse llogarit\u00eb e mediave sociale t\u00eb disa prej punonj\u00ebsve t\u00eb saj rus\u00eb tregojn\u00eb se ata tani po punojn\u00eb nga vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Data Art m\u00eb 21 mars njoftoi se kishte hapur nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb re n\u00eb Serbi, q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht funksionale muajin e ardhsh\u00ebm; zyra aktualisht ka 40 punonj\u00ebs dhe do ta dyfishoj\u00eb at\u00eb n\u00eb 100 n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Serbia ka qen\u00eb nj\u00eb destinacion i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr punonj\u00ebsit rus\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb Beogradit me Mosk\u00ebn. Sipas konkurseve p\u00ebr pun\u00eb, Data Art po k\u00ebrkon gjithashtu specialist\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb n\u00eb Gjeorgji dhe Armeni.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy shtete t\u00eb Kaukazit Jugor, s\u00eb bashku me Turqin\u00eb e af\u00ebrt, kan\u00eb qen\u00eb destinacione edhe m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt rus\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb q\u00eb ikin nga vendi i tyre, tha Nikolai Shevchuk, nj\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs i IT-s\u00eb dhe bloger nga Sh\u00ebn Petersburgu.<\/p>\n<p>Gjeorgjia dhe Armenia kan\u00eb kosto relativisht t\u00eb ul\u00ebta jetese dhe regjime t\u00eb buta vizash dhe ofrojn\u00eb fluturime t\u00eb rregullta drejt dhe nga Rusia, tha ai.<\/p>\n<p>Rus\u00ebt mund t\u00eb jetojn\u00eb pa viza n\u00eb Gjeorgji p\u00ebr nj\u00eb vit, n\u00eb Armeni p\u00ebr gjasht\u00eb muaj dhe n\u00eb Turqi p\u00ebr dy muaj. Rusishtja flitet nga shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Stamboll dhe n\u00eb Gjeorgji e Armeni, t\u00eb cilat jan\u00eb ish-republika sovjetike.<\/p>\n<p>Shevchuk krijoi bised\u00ebn n\u00eb Telegram m\u00eb 28 shkurt, kat\u00ebr dit\u00eb pas pushtimit p\u00ebr t\u00eb ndihmuar punonj\u00ebsit rus\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb, ata bjellorus\u00eb dhe ukrainas t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb jasht\u00eb vendit ose pun\u00eb n\u00eb distanc\u00eb, duke u paguar n\u00eb euro ose dollar\u00eb. Biseda ka tashm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40,000 abonues.<\/p>\n<p>Ministri armen i Ekonomis\u00eb, Vahan Kerobian, tha m\u00eb 1 mars se \u201cnj\u00eb duzin\u00eb\u201d kompanish ruse t\u00eb p\u00ebrfshira kryesisht n\u00eb sektorin e teknologjis\u00eb, jan\u00eb zhvendosur n\u00eb Armeni, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019u shmangen sanksioneve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt gjeorgjian\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb gjithashtu se mij\u00ebra rus\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb, jan\u00eb zhvendosur n\u00eb vendin e tyre gjat\u00eb muajit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Venera, nj\u00eb pun\u00ebtore e teknologjis\u00eb nga rajoni i Tatarstanit, e cila kishte jetuar n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb marsit se ajo planifikoi t\u00eb transferohej n\u00eb Gjeorgji \u201csepse \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb Rusin\u00eb me humbje minimale\u201d.<\/p>\n<h3 class=\"wsw__h3\"><strong>\u201cU mbush kupa\u201d<\/strong><\/h3>\n<p>Venera, e cila k\u00ebrkoi t\u00eb mos i p\u00ebrdorej emri i saj nga frika e pasojave, tha se ajo dhe familja e saj kishin folur p\u00ebr largimin nga Rusia p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb dhe \u201cpushtimi i Ukrain\u00ebs dhe sanksionet \u2026 ishin pika e fundit\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb punonj\u00ebs rus\u00eb \u2013 si dhe ukrainas dhe bjellorus\u00eb \u2013 po shp\u00ebrngulen gjithashtu n\u00eb Izrael, i cili ka nj\u00eb sektor t\u00eb fort\u00eb teknologjik dhe nj\u00eb sektor t\u00eb mbushur me shum\u00eb rusishtfol\u00ebs.<\/p>\n<p>Sophia Tupolyev-Luz, nj\u00eb qytetare izraelite e lindur n\u00eb Mosk\u00eb, e cila kishte punuar n\u00eb komunikim dhe marr\u00ebdh\u00ebnie me investitor\u00ebt p\u00ebr kompanit\u00eb softuerike n\u00eb Tel Aviv, tha se ajo mori mesazhe nga disa t\u00eb njohur n\u00eb Rusi dhe Ukrain\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas pushtimit, duke th\u00ebn\u00eb se ata po zhvendoseshin n\u00eb Izrael.<\/p>\n<p>Duke kuptuar se ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb rrjedh\u00eb e vog\u00ebl, ajo s\u00eb shpejti bashk\u00ebthemeloi \u201cThe Reboot Startup Nation\u201d, nj\u00eb iniciativ\u00eb jofitimprur\u00ebse p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb p\u00ebrputhjen e punonj\u00ebsve t\u00eb IT-s\u00eb q\u00eb ikin nga rajoni me kompanit\u00eb e teknologjis\u00eb izraelite q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr specialist\u00eb t\u00eb teknologjis\u00eb. Izraeli ka nj\u00eb munges\u00eb \u201ckronike\u201d t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb teknologjis\u00eb q\u00eb aktualisht vler\u00ebsohet n\u00eb 15,000 sipas Globes, nj\u00eb gazet\u00eb e p\u00ebrditshme financiare lokale.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 11,000 emigrant\u00eb rus\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Izrael gjat\u00eb kat\u00ebr jav\u00ebve t\u00eb para t\u00eb luft\u00ebs dhe mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb mb\u00ebrritur \u00e7do dit\u00eb q\u00eb at\u00ebher\u00eb, tha Globes.<\/p>\n<p>Tupolyev-Luz i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ajo ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 600 CV nga pun\u00ebtor\u00ebt e teknologjis\u00eb n\u00eb rajon q\u00eb nga lansimi i \u201cThe Reboot\u201d, disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe po i lidh ato me m\u00eb shum\u00eb se 130 kompani izraelite q\u00eb kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019i pun\u00ebsuar ata q\u00eb ikin nga luftimet.<\/p>\n<p>Edhe kompanit\u00eb ruse po zhvendosin punonj\u00ebsit n\u00eb Izrael. Globes raportoi se Yandex, i quajtur ndonj\u00ebher\u00eb si Google i Rusis\u00eb, po shqyrton transferimin e disa punonj\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb Izrael, ku ka nj\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb n\u00eb telashe Yandex, kompania ruse Marquee Tech? Nj\u00eb ish-an\u00ebtar i bordit thot\u00eb po. Tupolyev-Luz tha se nj\u00eb kompani ruse zhvendosi t\u00eb gjith\u00eb stafin e saj n\u00eb Izrael dhe Armeni.<\/p>\n<p>Shevchuk tha se ai pret q\u00eb shum\u00eb nga punonj\u00ebsit rus\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb q\u00eb u larguan shpejt t\u00eb kthehen \u201ckur gjith\u00e7ka t\u00eb qet\u00ebsohet\u201d.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr veten e tij, ai planifikon t\u00eb largohet nga Rusia \u201cp\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ose p\u00ebrgjithmon\u00eb\u201d pasi ai dhe e dashura e tij t\u00eb ken\u00eb gati t\u00eb gjitha dokumentet e tyre.<\/p>\n<p>Krupnik, nd\u00ebrkoh\u00eb, tha se shpreson t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara ose Evrop\u00eb. N\u00ebse kjo nuk funksionon, ai do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb leje q\u00ebndrimi n\u00eb Turqi.\/<a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/ikja-nga-rusia-e-punetoreve-it\/31785174.html\">REL<\/a><\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n <\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];<\/p>\n<p>\t\tfunction gtag() {\n\t\t\tdataLayer.push(arguments);\n\t\t}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId: '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml: true,\n\t\t\t\tversion: 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id) {\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {\n\t\t\t\treturn;\n\t\t\t}\n\t\t\tjs = d.createElement(s);\n\t\t\tjs.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t<\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/04\/06\/nje-gozhde-ne-arkivol-punetoret-e-teknologjise-po-ikin-nga-rusia\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Pas m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00ebsh pun\u00eb t\u00eb palodhur dhe dhjet\u00ebra mij\u00ebra dollar\u00eb t\u00eb investuar n\u00eb start up-in e tij, sip\u00ebrmarr\u00ebsi rus i teknologjis\u00eb, Sergei Krupnik, filloi t\u00eb shihte nj\u00eb shk\u00eblqim drite n\u00eb fund t\u00eb tunelit. Kompania e tij, Travers, q\u00eb lidh individ\u00ebt me trajner\u00ebt sportiv\u00eb, pati nj\u00eb sezon dim\u00ebror t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, me rreth [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":40108,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[16510,16509,16513,1581,9236,12427,16511,409,16512],"class_list":["post-40107","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-arkivol","tag-gozhde","tag-ikin","tag-ne","tag-nga","tag-nje","tag-punetoret","tag-rusia","tag-teknologjise"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40107","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=40107"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/40107\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/40108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=40107"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=40107"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=40107"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}