{"id":46268,"date":"2022-05-01T06:29:04","date_gmt":"2022-05-01T06:29:04","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/sa-kushton-nje-femije-top-channel\/"},"modified":"2022-05-01T06:29:04","modified_gmt":"2022-05-01T06:29:04","slug":"sa-kushton-nje-femije-top-channel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/sa-kushton-nje-femije-top-channel\/","title":{"rendered":"Sa \u201ckushton\u201d nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb? &#8211; Top Channel"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Shum\u00eb prej nesh \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb familje nj\u00eb dit\u00eb, me marrjen n\u00eb krah\u00eb t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dhuratat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs. Dhe nd\u00ebrsa sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrgatiteni p\u00ebr dashurin\u00eb e pafund q\u00eb do t\u00eb ndjeni, mund ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb p\u00ebr faktor\u00ebt m\u00eb praktik\u00eb q\u00eb lidhen me t\u00eb pasurit f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p>Megjith\u00ebse blerja e veshjeve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl \u00ebsht\u00eb arg\u00ebtuese, ka disa artikuj me kosto t\u00eb larta q\u00eb do t\u2019ju duhet t\u2019i keni n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebrpara se t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb f\u00ebmija, si dhe kostot e vazhdueshme sa i p\u00ebrket kujdesit.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse marrja n\u00eb konsiderat\u00eb e kostos s\u00eb lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije mund t\u00eb duket paksa e ftoht\u00eb ose p\u00ebrllogarit\u00ebse, kjo nuk e b\u00ebn m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb merrni parasysh ndikimin financiar q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb buxhetin familjar. Nga ta fillojm\u00eb? Ne kemi zb\u00ebrthyer kostot kryesore t\u00eb rritjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije, k\u00ebshtu q\u00eb ju mund t\u00eb planifikoni financat tuaja n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat.<\/p>\n<p>\u00c7mimet p\u00ebr produktet dhe mallrat p\u00ebr rritjen e t\u00eb vegj\u00eblve kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit. Nd\u00ebrsa disa vite m\u00eb par\u00eb pelenat, qum\u00ebshti, produkte t\u00eb tjera kozmetike, ushqimet e para kushtonin m\u00eb pak, sot zgjedhjet jan\u00eb t\u00eb larmishme, por \u00e7mimet, m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Gjithashtu, harta e familjeve t\u00eb prekura nga kriza ekonomike \u00ebsht\u00eb zgjeruar edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb pes\u00ebvje\u00e7ar. Produktet q\u00eb blejm\u00eb p\u00ebr bebet jan\u00eb thuajse t\u00eb gjitha produkte importi. Por edhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e parashkollor\u00ebve apo ata q\u00eb ndjekin arsimin 9-vje\u00e7ar, produktet baz\u00eb p\u00ebr ta: veshjet, ushqimet, k\u00ebpuc\u00ebt jan\u00eb produkte t\u00eb importuara dhe prodhime vendas.<\/p>\n<p>Inflacioni i muajit shkurt arriti nivelin 3.9%, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord t\u00eb ri p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. Rritja e inflacionit \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e p\u00ebrqendruar te produktet ushqimore dhe kjo e r\u00ebndon barr\u00ebn e nj\u00eb familje me disa an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimet \u00a0n\u00eb vend kan\u00eb nisur t\u00eb ken\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb me fillimin e konfliktit Rusi-Ukrain\u00eb dhe kjo i shton \u00e7do muaj kostot e shport\u00ebs familjare.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare nga INSTAT tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2021, lindjet n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare ran\u00eb me 2.8% n\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, duke arritur n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb pas tranzicionit. Nd\u00ebrsa n\u00eb 2020-n, r\u00ebnia n\u00eb total nga 2019 ishte 1.7%, ose rreth 500 lindje m\u00eb pak. N\u00eb vitin 2021 kishte 27.3 mij\u00eb lindje, me r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme nga viti 1994, q\u00eb ka qen\u00eb periudha e bumit t\u00eb lindjeve dhe u regjistruan 72 mij\u00eb bebe.<\/p>\n<p>Sot, Instituti i Statistikave publikon raporte t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr kostot e jetes\u00ebs n\u00eb vend, por ende nuk ka nj\u00eb raport specifik lidhur me kostot \/ shpenzimet e familjeve shqiptare p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p><strong>Dashuri me fatur\u00eb nga pas<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb kesh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment emocionues n\u00eb jet\u00eb! Nga blerja e veshjeve t\u00eb para p\u00ebr to deri te momenti q\u00eb hedhin kapelet e diplomimit, ka shum\u00eb vendime p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gj\u00ebrat e para q\u00eb duhet t\u00eb keni parasysh \u00ebsht\u00eb ndikimi financiar q\u00eb sjellja e nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb sht\u00ebpi do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb buxhetin tuaj. Nuk \u00ebsht\u00eb sekret q\u00eb bebet jan\u00eb t\u00eb shtrenjta. Disa nga kostot kryesore t\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb viteve t\u00eb para jan\u00eb pelenat, ushqimi dhe \u00e7erdhja apo dadoja.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb financave personale kudo n\u00eb bot\u00eb pohojn\u00eb se k\u00ebto kosto nuk jan\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u dekurajuar apo p\u00ebr t\u00eb mos vendosur t\u00eb zgjeroni familjen, por motive p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb planifikimet financiare afatgjata.<\/p>\n<p>T\u00eb rrit\u00ebsh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb dobishme n\u00eb jet\u00eb. Me nj\u00eb planifikim pak t\u00eb avancuar, mund t\u00eb rrisni kursimet tuaja dhe t\u00eb p\u00ebrgatisni buxhetin tani p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb menaxhimin e parave pas lindjes s\u00eb foshnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ka shum\u00eb shpenzime t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb rritjen e nj\u00eb f\u00ebmije, disa shpenzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb koston e lindjes dhe rritjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije deri n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7. K\u00ebto shpenzime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrfshijn\u00eb strehimin, ushqimin, kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, arsimin dhe transportin.<\/p>\n<p>Si mund t\u2019i grupojm\u00eb shpenzimet p\u00ebr rritjen e nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? T\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebposhtme jan\u00eb p\u00ebrllogaritur nga komunikimet me institucione sh\u00ebndet\u00ebsore publike dhe private, biznese q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e produkteve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, supermarketet kryesore, rr\u00ebfime t\u00eb prind\u00ebrve, t\u00eb dh\u00ebna nga institucione arsimore publike dhe private, n\u00eb nj\u00eb mesatare \u00e7mimi n\u00eb lek.<\/p>\n<figure id=\"attachment_278106\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-278106\"><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2022\/04\/Koeficienti-bruto-i-lindshmerise-1026.jpg\"><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-278106 lazyloaded\" alt=\"\" width=\"1378\" height=\"580\" src=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2022\/04\/Koeficienti-bruto-i-lindshmerise-1026.jpg\"\/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-278106\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT (Tregon sa njer\u00ebz lindin gjat\u00eb nj\u00eb viti kalendarik mesatarisht p\u00ebr \u00e7do 1000 njer\u00ebz n\u00eb popullsin\u00eb aktuale)<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>1.Kosto e paralindjes<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb deri n\u00eb momentin e sjelljes n\u00eb jet\u00eb t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije vler\u00ebsohet t\u00eb harxhohen shuma t\u00eb konsiderueshme. Kostoja e par\u00eb q\u00eb num\u00ebrohet \u00ebsht\u00eb testi i kontrollit sh\u00ebndet\u00ebsor, \u00e7mimi i t\u00eb cilit varion nga 100-700 lek\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb mark\u00ebs, n\u00eb farmaci t\u00eb ndryshme. M\u00eb pas, ajo q\u00eb i shtohet shport\u00ebs, \u00ebsht\u00eb takimi i par\u00eb me mjekun gjinekolog\/obstet\u00ebr dhe n\u00eb vijim ndjekja e 9 muajve t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb t\u00eb caktuar, spital apo n\u00eb konsultore, por diferenca q\u00ebndron n\u00eb \u00e7mimin q\u00eb paguan p\u00ebr vizit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e vizitave n\u00eb Qendr\u00ebn e Gruas, apo ndryshe konsultoret e lagjes, kostoja mbulohet nga sigurimet shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb rast se n\u00ebna \u00ebsht\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pune. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, vizitat kushtojn\u00eb mesatarisht 1500 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb klinikat private, kostoja e nj\u00eb vizite (edhe eko) shkon mesatarisht 3000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb spitalet private deri n\u00eb 4000 lek\u00eb. Por, n\u00eb vizita t\u00eb tilla nuk p\u00ebrfshihen kostot e analizave apo vizitave t\u00eb avancuara q\u00eb kan\u00eb pagesa t\u00eb tjera. Gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb e rekomandueshme nga mjek\u00ebt q\u00eb n\u00ebna t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb vizita (nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave analiza) dhe t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00eb eko (p\u00ebr 9 muaj).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ekzaminimet e tjera p\u00ebrfshijn\u00eb: analizat e tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb, q\u00eb konsiderohen me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr treguesit kryesor\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit dhe q\u00eb n\u00eb spitalet private kushtojn\u00eb nga 25 \u2013 35 mij\u00eb lek\u00eb. Analiza rutin\u00eb gjat\u00eb tremujor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kushtojn\u00eb rreth 5500 lek\u00eb n\u00eb spitalet private (gjak, urin\u00eb, teste p\u00ebr streptokok, INR, ECG, APTT), nd\u00ebrsa n\u00eb laborator\u00ebt privat\u00eb, pran\u00eb Spitaleve Shtet\u00ebrore, rreth 3000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>B-test (analiza e sindromave t\u00eb mundshme t\u00eb foshnj\u00ebs), nj\u00eb tjet\u00ebr analiz\u00eb q\u00eb kryhet n\u00eb shtatz\u00ebni, dikur jo e detyrueshme por vitet e fundit ndiqet brenda protokollit, n\u00eb klinika private kushtojn\u00eb 7000 lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb spitalet private 15 mij\u00eb lek\u00eb, analiza e glicemis\u00eb mesatarisht 4000 lek\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto dhe Eko-ja morfologjike, nj\u00eb vizit\u00eb e holl\u00ebsishme e zhvillimit t\u00eb organeve t\u00eb foshnj\u00ebs, q\u00eb kushton 5800 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kontroll i rekomanduesh\u00ebm gjat\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb \u00ebsht\u00eb ai dentar, q\u00eb n\u00eb klinika private kushton mesatarisht 2500 lek\u00eb, kontroll rutin\u00eb, pastrim etj. (n\u00eb raste q\u00eb s\u2019ka nd\u00ebrlikime).<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr test i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb rekomandohet, por nuk \u00ebsht\u00eb e detyrueshme, \u00ebsht\u00eb NIFTY test, q\u00eb \u00ebsht\u00eb test\u00a0jo invaziv prenatal, i cili p\u00ebrdoret p\u00ebr caktimin e skriningut gjenetik t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs, nga java e dhjet\u00eb e shtatz\u00ebnis\u00eb dhe m\u00eb tutje. Ky test \u00ebsht\u00eb i kushtuesh\u00ebm dhe kostoja e tij nis nga 70 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb klinik\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebzhgimet n\u00eb disa familje q\u00eb kan\u00eb mir\u00ebpritur an\u00ebtarin e ri n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre n\u00eb harkun kohor t\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit, tregojn\u00eb se me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb cil\u00ebsi sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb analizave dhe vizitave, shumica zgjedhin klinikat private, n\u00eb krahasim me ato shtet\u00ebrore. Ato madje shtojn\u00eb se n\u00eb vizitat n\u00eb qendrat shtet\u00ebrore, shumica e analizave nuk kryhen. Rastet e munges\u00ebs s\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare detyrojn\u00eb shum\u00eb femra q\u00eb t\u00eb vizitojn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs Qendr\u00ebn e Gruas, q\u00eb edhe n\u00eb rastin e munges\u00ebs s\u00eb sigurimeve sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, kostoja \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Si total i p\u00ebrllogaritur n\u00eb klinikat private apo spitale, kostoja e analizave, vizitave dhe ekove shkon mesatarisht 60 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb rastin e vizitave n\u00eb qendr\u00ebn shtet\u00ebrore, kostoja q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb analiza q\u00eb kryhen n\u00eb laborator\u00eb jasht\u00eb qendr\u00ebs q\u00eb nuk e kalon shifr\u00ebn e 20 mij\u00eb lek\u00ebve n\u00eb total. (Nuk p\u00ebrllogariten metodat e fertilizimit in-vitro p\u00ebr \u00e7iftet q\u00eb hasin v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, kostoja e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri shkon deri n\u00eb 2500-3000 euro).<\/p>\n<p>N\u00ebna duhet t\u00eb marr\u00eb edhe ila\u00e7et e nevojshme q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb zhvillim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb: acid folik q\u00eb kushton mesatarisht 500 lek\u00eb (3 muajt e par\u00eb); vitaminat prenatal, mesatarisht 2500 lek\u00eb (nevojiten p\u00ebr 6 muajt pasues dhe n\u00eb periudh\u00ebn e gjidh\u00ebnies), me rekomandim omega q\u00eb kushtojn\u00eb mesatarisht 1100 lek\u00eb apo hekur\/kalcium\/magnez, 20 tableta rreth 1300 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb fillon t\u2019i kushtoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi mbar\u00ebvajtjes s\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb saj. Mjek\u00ebt k\u00ebshillojn\u00eb t\u00eb konsumohen m\u00eb tep\u00ebr fruta e perime t\u00eb fresk\u00ebta, bulmetra, mish, peshk e m\u00eb pak brum\u00ebra e \u00ebmb\u00eblsira. Ndaj \u00e7do femre i duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb regjimin n\u00eb favor t\u00eb ushqimeve m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, shpesh p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, edhe m\u00eb t\u00eb kushtueshme.<\/p>\n<p>Pas muajit t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb fillojn\u00eb edhe shpenzimet p\u00ebr veshjet e n\u00ebn\u00ebs, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre zgjedhin q\u00eb t\u00eb mos shpenzojn\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb stilojn\u00eb veshjet e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gard\u00ebrob\u00ebs q\u00eb kan\u00eb. Shpeshher\u00eb kjo gj\u00eb b\u00ebhet sfiduese, pasi pesha shtes\u00eb q\u00eb nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb nis nga 8 kg \u2013 25 kg.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto raste kur shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve radikale n\u00eb pesh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb femrat drejtohen drejt dyqaneve me veshje p\u00ebr n\u00ebnat shtatz\u00ebn\u00eb, nj\u00eb kosto e rritur dhe e pakuptuar.<\/p>\n<p>Veshjet rekomandohen t\u00eb merren t\u00eb lirshme, me format trupore tashm\u00eb t\u00eb ndryshuara, q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtojn\u00eb sh\u00ebndetin e n\u00ebn\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebs. Vitet e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri ka sektor\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb veshjeve t\u00eb tilla, q\u00eb duke qen\u00eb \u201csezonal\u201d sikurse p\u00ebrcaktohen edhe nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shitjeve, ka kosto m\u00eb t\u00eb larta se sa veshjet normale.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhgimeve n\u00eb tre dyqane t\u00eb tilla \u2013 dy marka turke t\u00eb njohura dhe nj\u00eb italiane (De Facto, LC Waikiki, Prenatal) \u2013 nj\u00eb fustan dim\u00ebror kushton mesatarisht 3000 lek\u00eb, nj\u00eb fustan veror rreth 2500 lek\u00eb, pantallonat nga 2000-4000 lek\u00eb, stre\u00e7et 1000-1500 lek\u00eb, pizhamet rreth 3000 lek\u00eb, kosto m\u00eb t\u00eb larta kan\u00eb veshjet dim\u00ebrore si pallto, xhaketa, etj.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb minimumin e k\u00ebrkesave p\u00ebr nd\u00ebrrim gard\u00ebrobe, nj\u00eb femre i duhen t\u00eb pakt\u00ebn 20 mij\u00eb lek\u00eb shpenzim p\u00ebr periudh\u00ebn e dimrit dhe 10 mij\u00eb lek\u00eb shpenzim n\u00eb veshje p\u00ebr periudh\u00ebn e ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka edhe t\u00eb tjera shpenzime n\u00eb periudh\u00ebn e paralindjes q\u00eb u shtohen kostove t\u00eb familjes, ende pa lindur bebi, por q\u00eb konsiderohen si shpenzime luksi dhe jo t\u00eb gjith\u00eb i kan\u00eb kapacitetet monetare p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar dhe i shmangin.<\/p>\n<p>K\u00ebta p\u00ebrfshijn\u00eb: kurse joga p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn shtatz\u00ebn\u00eb, mesatarisht 3000 lek\u00eb\/muaj; kurse prenatale p\u00ebr kujdesin ndaj foshnj\u00ebs, risi n\u00eb tregun shqiptar, kosto mesatarisht 3000 lek\u00eb muaj, aksesor\u00eb p\u00ebr rehatin\u00eb e nj\u00eb gruaje shtatz\u00ebn\u00eb si jast\u00ebk\u00eb n\u00eb form\u00eb U, borsa p\u00ebr menaxhimin e vap\u00ebs, kremra p\u00ebr kujdesin personal ndaj ndryshimeve t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs etj., kosto t\u00eb cilat llogariten rreth 10 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb total.<\/p>\n<p><strong>2.Kostot e vitit t\u00eb par\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shpenzimet e bebes para lindjes:<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkohen disa blerje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrpara lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs suaj. Nuk ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb artikujve t\u00eb nevojsh\u00ebm, por me siguri do t\u00eb investoni n\u00eb nj\u00eb krevat, set karroce, govat\u00eb, shishe, rroba dhe karrige makine (seggiolino) kur f\u00ebmija juaj t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb. Kostot mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrmendim edhe relaks, aksesor\u00eb etj., por buxheti minimal do t\u00eb ishte 100 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbuluar at\u00eb q\u00eb do t\u2019ju nevojitet n\u00eb fillim.<\/p>\n<p><strong>Muaji 1 \u2013 Shpenzimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bebes<\/strong><\/p>\n<p>Muaji i par\u00eb i jet\u00ebs s\u00eb foshnj\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i shtrenjti, sepse p\u00ebrfshin kujdesin e maternitetit, koston e lindjes, kujdesin pas lindjes dhe q\u00ebndrimin n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Shifrat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb qytetit ku jetoni, llojit t\u00eb lindjes dhe spitalit: shtet\u00ebror apo privat. Nd\u00ebrsa kostot e lindjes n\u00eb disa qytete n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb kalojn\u00eb 20 mij\u00eb lek\u00eb, kostoja mesatare n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs p\u00ebr lindjet natyrale n\u00eb spital shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb 30 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb spital privat \u00ebsht\u00eb 12 mij\u00eb lek\u00eb. Gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb lindjes natyrale apo \u00e7ezariane, t\u00eb komplikimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb sh\u00ebndetit, kosto ekstra n\u00eb rast se ka nevoj\u00eb p\u00ebr hospitalizim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb etj.<\/p>\n<p><strong>Muajt \u200b\u200b2 dhe 3 \u2013 Shpenzimet e t\u00eb ushqyerit dhe kujdesit ditor<\/strong><\/p>\n<p>Zbulimi i nj\u00eb rutine gjumi \u00ebsht\u00eb sfida m\u00eb e madhe dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrit. Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se foshnjat zakonisht nuk k\u00ebrkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrtej qum\u00ebshtit t\u00eb gjirit, formulave dhe pelenave n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. N\u00ebse jeni duke ushqyer me gji, kostot tuaja do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta (p\u00ebrve\u00e7 shpenzimit t\u00eb nj\u00eb pompe, e cila kushton diku nga 2-12 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa formula apo qum\u00ebshti pluhur do t\u2019ju kushtoj\u00eb mesatarisht 2 mij\u00eb lek\u00eb pakoja dhe nevojiten tre t\u00eb tilla n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Shtoni rreth 2 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr biberonin shishe dhe 3500 lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr pelenat, pa marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kosto t\u00eb p\u00ebrkujdesit intim ndaj n\u00ebn\u00ebs apo gama e gjer\u00eb e produkteve kozmetike q\u00eb bebit i nevojiten: kremra, vitamina, shampo etj. Jan\u00eb edhe disa vaksina q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb f\u00ebmija dhe disa vizita te mjeku gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve, q\u00eb gjithashtu jan\u00eb kosto. Shuma e parashikuar mujore: 30 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Muaji 4 \u2013 Shpenzimet mujore t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse ktheheni n\u00eb pun\u00eb pas lindjes s\u00eb foshnj\u00ebs, kujdesi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb marr\u00eb pjes\u00ebn e luanit t\u00eb buxhetit duke filluar nga ky muaj. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra n\u00eb terren n\u00eb kryeqytet, kostot mujore t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm n\u00eb 6 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Kostoja mesatare mujore e kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb foshnj\u00eb \u00ebsht\u00eb 25 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dado dhe 20 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7erdhe private (\u00e7erdhet shtet\u00ebrore pranojn\u00eb bebe mbi 6 muaj).<\/p>\n<p>K\u00ebto kosto ndryshojn\u00eb midis qyteteve dhe marr\u00ebveshjeve t\u00eb secil\u00ebs familje me dadon apo \u00e7erdhen, por nevojitet nj\u00eb buxhet n\u00ebse keni nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkujdesje t\u00eb jashtme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn nd\u00ebrsa ju punoni. Shuma e parashikuar mujore: 25 mij\u00eb lek\u00eb, kosto p\u00ebrkujdesje si dhe pelena, pra kosto bazike. (pa rroba, ushqime etj).<\/p>\n<p><strong>Muajt \u200b\u200b5 dhe 6 \u2013 Lista e shpenzimeve t\u00eb foshnj\u00ebs, nd\u00ebrsa rriten<\/strong><\/p>\n<p>Diku rreth pes\u00eb muajve, foshnja arrin nj\u00eb moment historik n\u00eb zhvillim dhe fillon t\u00eb haj\u00eb ushqime t\u00eb ngurta. Shpesh prind\u00ebrit fillojn\u00eb me puret\u00eb, t\u00eb cilat mund t\u2019i b\u00ebni vet\u00eb leht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Krahasuar me ushqimin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb t\u00eb rritur, foshnjat ende marrin pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kalorive nga qum\u00ebshti ose formula. Planifikoni t\u00eb shpenzoni af\u00ebrsisht 5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr frutat e perimet e p\u00ebrzgjedhura dhe produktet drith\u00ebra t\u00eb blera t\u00eb gatshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Gjithashtu, kosto e konsiderueshme jan\u00eb e en\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr bebet sipas mosh\u00ebs, mesatarisht 1500 lek\u00eb nj\u00eb set.<\/p>\n<p>F\u00ebmija juaj n\u00eb rritje po p\u00ebrshtatet me rroba t\u00eb reja. Veshjet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb dhurata m\u00eb e zakonshme q\u00eb marrin prind\u00ebrit e rinj, por kostoja mesatare e veshjeve \u00ebsht\u00eb rreth 5000 lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr vitin e par\u00eb. P\u00ebrdorimi i rrobave t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, ose blerja n\u00eb dyqanet e veshjeve t\u00eb p\u00ebrdorura, mund t\u2019ju ndihmoj\u00eb t\u00eb kurseni. Shuma e parashikuar mujore: 315 mij\u00eb, bashk\u00eb me \u00e7erdhen apo dadon, vizit\u00eb mjeku.<\/p>\n<p><strong>Muajt \u200b\u200b7, 8 dhe 9 \u2013 Shpenzimet p\u00ebr sigurin\u00eb e bebeve<\/strong><\/p>\n<p>Zakonisht, foshnjat fillojn\u00eb t\u00eb zvarriten rreth k\u00ebsaj moshe, k\u00ebshtu q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb vendosur portat e siguris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb instaluar siguresa n\u00eb bravat e dyerve dhe kapak\u00eb n\u00eb prizat n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe blihen edhe lodra, pasi f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb ulur dhe t\u00eb prek\u00eb, luaj\u00eb. Me l\u00ebvizjen e tyre, blihen rrethore apo aksesor\u00eb si dyshek\u00eb, gardhe rrethues, izolues p\u00ebr shkall\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb dhe struktur\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Shuma e parashikuar mujore p\u00ebr k\u00ebto shpenzime: 6000 lek\u00eb (pa \u00e7erdhe, dado, ushqim, pelena, rroba, vizit\u00eb mjeku etj.)<\/p>\n<p><strong>Muaji 10 dhe 11 \u2013 Shpenzimet e kujdesit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebta muaj, ka nevoja bazike si ushqime, pelena, p\u00ebrkujdes shtes\u00eb pra \u00e7erdhe apo dado, aksesor\u00eb, vizit\u00eb e p\u00ebrmuajshme mjeku etj. Shuma e p\u00ebrllogaritur mujore: 32 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Muaji 12 \u2013 Viti i par\u00eb i shpenzimeve mujore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs ka p\u00ebrfunduar<\/strong><\/p>\n<p>Urime, e keni kaluar vitin e par\u00eb t\u00eb prind\u00ebrimit! Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ju duhet t\u00eb keni nj\u00eb ide se \u00e7far\u00eb nevojitet n\u00eb buxhetin tuaj mujor t\u00eb tij, k\u00ebshtu q\u00eb shpresojm\u00eb se nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb shpenzime t\u00eb papritura, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshinte ndonj\u00eb kosto p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore ekstra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrgatiteni p\u00ebr vitin e dyt\u00eb, filloni t\u00eb shikoni m\u00ebnyra se si mund t\u00eb kurseni n\u00eb kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe sendet e reja q\u00eb do t\u2019ju nevojiten. Dhe planifikoni nj\u00eb shtes\u00eb prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh k\u00ebt\u00eb muaj q\u00eb do t\u00eb duhej p\u00ebr fest\u00ebn e dit\u00eblindjes s\u00eb par\u00eb. Kostot e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebrfshinin kujdes foshnjor privat, n\u00eb rast se f\u00ebmija shkon n\u00eb \u00e7erdhe publike, kostoja prej 20 mij\u00eb lek\u00eb mesatarisht n\u00eb muaj do t\u00eb b\u00ebhej 3000 lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p><strong>3.Kostot e rritjes<\/strong><\/p>\n<p>Kostot e rritjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije po shtohen nga viti n\u00eb vit. Sipas hulumtimit t\u00eb fundit t\u00eb care.com, globalisht, ajo \u00ebsht\u00eb mesatarisht 240,000 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 5 deri n\u00eb 18 vje\u00e7. Dhe shpenzimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrfshijn\u00eb kujdesin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, arsimin, ushqimin dhe veshjen.<\/p>\n<p>N\u00ebse shikojm\u00eb koston mesatare t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Itali, Spanj\u00eb, Franc\u00eb dhe Gjermani, ato ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm nga vendi n\u00eb vend. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka studime, por kostot m\u00eb t\u00eb larta do t\u00eb p\u00ebrfshinin: kosto strehimi, n\u00eb rast se familja tashm\u00eb n\u00eb zgjerim, vendos t\u00eb blej\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, \u00e7mimi i s\u00eb cil\u00ebs varet nga vendndodhja.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kosto tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ushqimi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt INSTAT p\u00ebrllogarit se shpenzimet mesatare mujore p\u00ebr konsum t\u00eb NjEF-ve n\u00eb vitin 2020, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb mesatarisht nga 3,6 persona, arrijn\u00eb n\u00eb 83.475 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Me inflacionin n\u00eb rritje q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij viti, pritet q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb nj\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke qen\u00eb se n\u00eb mars 2022, ccmimet e orizit, miellit, buk\u00ebs, makaronave, vajit po sh\u00ebnojn\u00eb rritje t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup tjet\u00ebr q\u00eb i shtohen kostot s\u00eb rritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb cikli parashkollor i edukimit, mesatarisht 25 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, kurse t\u00eb ndryshme artistike, muzike, sportive me nj\u00eb kosto mesatarisht 3000 lek\u00eb n\u00eb muaj. Nd\u00ebrsa kostoja e shkollave, ndryshon sipas sistemit publik ose privat: shkollat publike kan\u00eb kosto relativisht t\u00eb ul\u00ebta: mjete m\u00ebsimore, pagesa roje etj., nd\u00ebrsa shkollat private nisin nga 200 euro deri n\u00eb 800 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2022\/04\/Femije-bebe-kosto-3-1026.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-278109 lazyloaded\" alt=\"\" width=\"1259\" height=\"815\" src=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2022\/04\/Femije-bebe-kosto-3-1026.jpg\"\/><\/a><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Presion i shtuar ndaj prind\u00ebrve q\u00eb punojn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb studime jasht\u00eb tregojn\u00eb se n\u00ebnat shpesh duhet t\u00eb kthehen n\u00eb pun\u00eb pas lindjes p\u00ebr shkak t\u00eb kostove t\u00eb larta t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve dhe nj\u00eb pages\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt ose fare, t\u00eb mbuluar nga kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor publik.<\/p>\n<p>Sigurisht, parat\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb faktor. Grat\u00eb tani kan\u00eb m\u00eb pak gjasa t\u00eb zgjedhin t\u00eb qen\u00ebt n\u00ebn\u00eb q\u00eb rrin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vend t\u00eb ambicieve p\u00ebr karrier\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<figure id=\"attachment_278107\" class=\"wp-caption alignnone\" aria-describedby=\"caption-attachment-278107\"><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2022\/04\/Numri-i-lindjeve-93-2021-1026.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-278107 lazyloaded\" alt=\"\" width=\"1378\" height=\"580\" src=\"https:\/\/378827-1187191-raikfcquaxqncofqfm.stackpathdns.com\/images\/2022\/04\/Numri-i-lindjeve-93-2021-1026.jpg\"\/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-278107\" class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/figcaption><\/figure>\n<p><strong>Kostoja mesatare e lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb Europ\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb vogla, foshnjat priren t\u00eb vijn\u00eb me shpenzime t\u00eb m\u00ebdha. Nd\u00ebrsa kostoja e lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije ndryshon nga vendi n\u00eb vend, prind\u00ebrit e rinj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn bien dakord se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje emocionuese, por e kushtueshme e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga shpenzimet e drejtp\u00ebrdrejta si pelenat dhe pajisjet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb deri te shpenzimet m\u00eb pak t\u00eb dukshme si ushqimi dhe aktivitetet rekreative, shpenzimet e foshnj\u00ebs rriten.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb zvog\u00eblojm\u00eb ndarjen e kostos, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e shpejt\u00eb e kostos mesatare t\u00eb lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn:<\/p>\n<ul>\n<li>Italian\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb kushton mbi 3500 euro.<\/li>\n<li>Franca. Prind\u00ebrit francez\u00eb shpenzojn\u00eb mesatarisht 4060 euro n\u00eb vitin e par\u00eb pas lindjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije.<\/li>\n<li>Gjermania. Mesatarisht, prind\u00ebrit gjerman\u00eb duhet t\u00eb paguajn\u00eb 7050 euro.<\/li>\n<li>Spanja. N\u00eb Spanj\u00eb, prind\u00ebrit e rinj vendosin af\u00ebrsisht 3600 euro p\u00ebr nevojat e foshnjave.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Meqen\u00ebse shumica e vendeve europiane ofrojn\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs falas si pjes\u00eb e BE-s\u00eb, shumica e shpenzimeve jan\u00eb t\u00eb lidhura me pajisjet thelb\u00ebsore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Kostoja mesatare e nj\u00eb karrige makine \u00ebsht\u00eb 160 \u20ac<\/li>\n<li>Kostoja mesatare e veshjeve p\u00ebr t\u00eb sapolindurit (ju duhen t\u00eb pakt\u00ebn 5) \u00ebsht\u00eb 18 \u20ac<\/li>\n<li>Kostoja mesatare e nj\u00eb batanije \u00ebsht\u00eb 10 \u20ac<\/li>\n<li>Kostoja mesatare e nj\u00eb krevati f\u00ebmij\u00ebsh \u00ebsht\u00eb 276 \u20ac<\/li>\n<li>Kostoja mesatare e nj\u00eb karroce p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb 456 \u20ac<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Si grupohen shpenzimet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Kostot e paralindjes<\/li>\n<li>Kostot e vitit t\u00eb par\u00eb<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Kostot e rritjes:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>Shkollimi<\/li>\n<li>Ushqimi\/strehimi<\/li>\n<li>Kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor<\/li>\n<li>Kosto d\u00ebfrimi\/aktivitete rekreative<\/li>\n<\/ul>\n<p>Burimi: Monitor<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];<\/p>\n<p>\t\tfunction gtag() {\n\t\t\tdataLayer.push(arguments);\n\t\t}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId: '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml: true,\n\t\t\t\tversion: 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id) {\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {\n\t\t\t\treturn;\n\t\t\t}\n\t\t\tjs = d.createElement(s);\n\t\t\tjs.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t<\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/05\/01\/sa-kushton-nje-femije\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Shum\u00eb prej nesh \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb familje nj\u00eb dit\u00eb, me marrjen n\u00eb krah\u00eb t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dhuratat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb jet\u00ebs. Dhe nd\u00ebrsa sigurisht q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrgatiteni p\u00ebr dashurin\u00eb e pafund q\u00eb do t\u00eb ndjeni, mund ta b\u00ebni k\u00ebt\u00eb p\u00ebr faktor\u00ebt m\u00eb praktik\u00eb q\u00eb lidhen me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":45800,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[1842,17716,17715,12427,1841],"class_list":["post-46268","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-channel","tag-femije","tag-kushton","tag-nje","tag-top"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=46268"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/46268\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/45800"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=46268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=46268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=46268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}