{"id":49598,"date":"2022-05-14T06:51:09","date_gmt":"2022-05-14T06:51:09","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/abazovic-sundimi-i-ligjit-dhe-zhvillimi-ekonomik-dy-prioritetet-e-qeverise\/"},"modified":"2022-05-14T06:51:09","modified_gmt":"2022-05-14T06:51:09","slug":"abazovic-sundimi-i-ligjit-dhe-zhvillimi-ekonomik-dy-prioritetet-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/abazovic-sundimi-i-ligjit-dhe-zhvillimi-ekonomik-dy-prioritetet-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Abazovi\u00e7: Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik dy prioritetet e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u00e7 n\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr DW, thekson, se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar ndikimin negativ, jo vet\u00ebm nga Rusia, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi sa m\u00eb i shpejt\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<\/div>\n<p>DW: Z.Kryeminist\u00ebr, agresioni rus ndaj Ukrain\u00ebs ka alarmuar mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00c7far\u00eb m\u00ebsimesh keni nxjerr\u00eb nga ky agresion dhe nga kjo luft\u00eb?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb shum\u00eb e madhe bot\u00ebrore dhe Mali i Zi ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb: ne mb\u00ebshtesim 100% standardet demokratike dhe promovimin e vlerave universale, n\u00eb ve\u00e7anti promovimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ne jemi thell\u00ebsisht t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga Rusia n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe i japim t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen sovranitetit t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Ne do t\u00eb japim t\u00eb gjith\u00eb kontributin ton\u00eb, nj\u00ebsoj si\u00e7 po e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha shtetet evropiane. Politika jon\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb 100% n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me politik\u00ebn e jashtme evropiane. Ne i kemi vendosur sanksione Rusis\u00eb dhe do t\u00eb vijojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsoj si vendet e tjera evropiane, deri n\u00eb fund, kur shpresojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb paqe. Pozicioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr dialog dhe gjith\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore, sepse lufta dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kjo lloj lufte n\u00eb shekullin e 21-t\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e papranueshme.<\/p>\n<p>DW: Le t\u00eb rikthehemi tek Rusia, sepse ndikimi rus n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i duksh\u00ebm, n\u00eb shum\u00eb dimensione. Gjithashtu edhe n\u00eb vendin tuaj, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrsa i p\u00ebrket nj\u00eb lufte hibride. \u00c7far\u00eb masash do t\u00eb nd\u00ebrmerrni p\u00ebr t\u00eb luftuar ndikimin rus, sidomos kund\u00ebr dizinformimit?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar ndikimin negativ, jo vet\u00ebm nga Rusia por edhe nga shtete apo grupe t\u00eb tjera politike, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi sa m\u00eb i shpejt\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e duhur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione, p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb institucionet tona m\u00eb t\u00eb forta dhe m\u00eb profesionale, m\u00eb t\u00eb depolitizuara. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si mund ta luftojm\u00eb. Mendoj se kjo q\u00eb ndodhi n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal shum\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr ne, p\u00ebr rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe nj\u00eb sinjal p\u00ebr administrat\u00ebn e Brukselit dhe jam m\u00eb shum\u00eb se i sigurt se tani do t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb mir\u00ebkuptim prej tyre p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebrpara procesin e integrimit jo vet\u00ebm p\u00ebr Malin e Zi por edhe p\u00ebr vendet e tjera.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse s\u2019duam t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb si nj\u00eb \u201cgrop\u00eb e zez\u00eb\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi sa m\u00eb shpejt n\u00eb BE dhe kjo \u00ebsht\u00eb ambicia e k\u00ebsaj qeverie. Ne duhet t\u00eb zgjidhim ca probleme t\u00eb brendshme, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por edhe besoj se Komisioni Evropian do ta njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe do t\u00eb hap\u00eb dyert p\u00ebr shtetet si Mali i Zi, duke e rigjall\u00ebruar dhe nj\u00ebher\u00eb procesin e zgjerimit, me an\u00eb t\u00eb disa sinjaleve shum\u00eb pozitive. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si ne mund ta luftojm\u00eb ndikimin negativ q\u00eb vjen nga ana tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>DW: Keni deklaruar gjithashtu se do t\u00eb mb\u00ebshtesni \u201cOpen Balkan\u201d, n\u00eb ndryshim nga presidenti i vendit tuaj. P\u00ebrse?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: P\u00ebr mua edhe kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe s\u2019duhet dramatizuar. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb mjet p\u00ebr integrimin e shpejt\u00eb n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e mir\u00eb. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb shihet si z\u00ebvend\u00ebsim i integrimit evropian, ne nuk jemi t\u00eb interesuar. Pra, gjith\u00e7ka q\u00eb na ndihmon q\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb m\u00eb shpejt n\u00eb BE, si rajon apo si shtet, p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb ok.<\/p>\n<p>DW: A nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr konceptit t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: Jo! K\u00ebto jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Problemi \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebrpiqen t\u00eb dramatizojn\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje. Procesi i Berlinit, CEFTA, \u201cBallkani i hapur\u201d apo \u00e7do nism\u00eb tjet\u00ebr kan\u00eb si mesazh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bashk\u00ebpunimin rajonal. Emri \u00ebsht\u00eb i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Po \u00e7far\u00eb na nevojitet ne? Na duhet m\u00eb shum\u00eb besim, komunikim m\u00eb i mir\u00eb, projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebpunim mes vendeve dhe qeverive. K\u00ebto na nevojiten. Dhe nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im, gjith\u00e7ka shkon n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur. Na duhen m\u00eb pak tensione, depolarizim i rajonit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb na duhet t\u2019i besojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe jo ta shohim \u00e7do propozim q\u00eb vjen nga p\u00ebrtej kufirit si di\u00e7ka armiq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ne nuk i shohim fqinj\u00ebt tan\u00eb si armiq. I shohim si fqinj\u00ebt tan\u00eb, si miqt\u00eb tan\u00eb, me shum\u00eb respekt dhe po p\u00ebrpiqemi t\u00eb sjellim energji t\u00eb reja dhe politik\u00eb t\u00eb re n\u00eb rajon. Mbase teza ime nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb, por un\u00eb besoj fuqimisht tek ajo: q\u00eb nacionalizmi \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht i lidhur me korrupsionin. Dhe elitat politike q\u00eb duan t\u00eb promovojn\u00eb nacionalizmin, nuk e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr patriotiz\u00ebm, po p\u00ebr t\u00eb mbajtur status quo-n\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb moslejuar nd\u00ebrtimin e institucioneve. Sepse kur nd\u00ebrtojm\u00eb institucione, dhe k\u00ebtu nuk i referohem vet\u00ebm Malit t\u00eb Zi por edhe rajonit, kur nd\u00ebrtojm\u00eb institucione t\u00eb forta at\u00ebher\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb shteti apo grupi fetar q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Pra, shoh nj\u00eb lidhje mes tyre.<\/p>\n<p>DW: Si e komentoni propozimin m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Emmanuel Macron p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb bashkim politik, q\u00eb n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb komentuar si z\u00ebvend\u00ebsim i nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi t\u00eb shpejt\u00eb, pra nj\u00eb propozim q\u00eb ngadal\u00ebson ecurin\u00eb e procesit nga ana e Brukselit? Merrni di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebmbim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuadrin e k\u00ebtij bashkimi politik?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: M\u00eb duhet t\u00eb respektoj \u00e7do lloj opinioni. Por opinioni im \u00ebsht\u00eb se duhet pasur nj\u00eb p\u00ebrshpejtim t\u00eb k\u00ebtij procesi p\u00ebr t\u2019i pranuar k\u00ebto shtete n\u00eb BE dhe jo t\u00eb krijosh nj\u00eb \u201ckategori t\u00eb dyt\u00eb\u201d por t\u2019i pranosh k\u00ebto vende n\u00eb \u201ckategorin\u00eb e par\u00eb\u201d t\u00eb Bashkimit Evropian. E kuptoj se mbase presidenti Macron mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb tijin se si mund t\u00eb funksionoj\u00eb kjo, por Ukraina dhe kriza e tanishme na tregojn\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse jemi shum\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse. P\u00ebrs\u00ebris se duhet t\u00eb l\u00ebvizim m\u00eb shpejt drejt BE-s\u00eb, pa alternativa t\u00eb tjera. Dhe un\u00eb vler\u00ebsoj \u00e7do zgjidhje apo opinion se si mund t\u2019ia arrijm\u00eb k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>DW: Si e shihni rolin e Gjermanis\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe cilat jan\u00eb p\u00ebrshtypjet dhe reagimet p\u00ebr qeverin\u00eb e re gjermane?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: Roli i Gjermanis\u00eb, n\u00eb krahasim me at\u00eb \u00e7ka p\u00ebrfaq\u00ebson roli i Gjermanis\u00eb prej dekadash n\u00eb Malin e Zi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitiv. \u00cbsht\u00eb ekstremisht pozitiv. Gjermania i ka dh\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb t\u00eb madhe vendeve t\u00eb rajonit dhe ve\u00e7an\u00ebrisht Malit t\u00eb Zi dhe un\u00eb jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se tani n\u00eb Gjermani ka nj\u00eb qeveri t\u00eb re dhe un\u00eb jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur, sepse nj\u00eb nga prioritetet ky\u00e7e t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme gjermane \u00ebsht\u00eb integrimi i shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Jam i g\u00ebzuar q\u00eb T\u00eb Gjelbrit drejtojn\u00eb tashm\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme. T\u00eb Gjelbrit jan\u00eb pro procesit t\u00eb zgjerimit dhe mendoj se do kjo do ta ndihmoj\u00eb Malin e Zi dhe shtetet e tjera dhe shpresoj q\u00eb qeveria e re gjermane do t\u00eb vijoj\u00eb ta mbaj\u00eb t\u00eb gjall\u00eb procesin e zgjerimit dhe t\u00eb ket\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mir\u00ebkuptimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr shtetet si Mali i Zi q\u00eb jan\u00eb larg n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe duan t\u00eb jen\u00eb me t\u00eb drejta t\u00eb plota n\u00eb BE.<\/p>\n<p>DW: Kur fol\u00ebm p\u00ebr zgjerimin e BE-s\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit tuaj, Ju p\u00ebrmend\u00ebt dimensionin ekonomik, si dhe luft\u00ebn ndaj korrupsionit e drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb prioritetet tuaja. Po p\u00ebrsa i p\u00ebrket energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin tuaj? Ka ende shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet tona. Dhe ne do t\u00eb promovojm\u00eb Malin e Zi \u201ct\u00eb gjelb\u00ebr\u201d dhe ekologjin\u00eb, n\u00eb \u00e7do aspekt. Para s\u00eb gjithash, duam t\u00eb promovojm\u00eb nj\u00eb projekt madhor n\u00eb sektorin energjetik, q\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb energji t\u00eb rinovueshme. Tashm\u00eb jemi n\u00eb bisedime me disa kompani gjermane p\u00ebr impiante t\u00eb energjis\u00eb diellore dhe parqet eolike. S\u00eb dyti, ne kemi ende disa vende problematike t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhen zgjidhur, por padyshim jemi shum\u00eb pro energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme. Mbase \u00ebsht\u00eb pak arrogante ta them por un\u00eb jam kryeministri i par\u00eb i gjelb\u00ebr. Mbase jam kryeministri i par\u00eb i t\u00eb Gjelb\u00ebrve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Partia ime i p\u00ebrket familjes s\u00eb madhe s\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebrve europian\u00eb. Pra ne kemi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb promovuar realisht filozofin\u00eb e gjelb\u00ebr dhe idet\u00eb e gjelbra n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. Sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr vende si Mali i Zi, sepse ne nuk kemi fuqi ekonomike si vendet e tjera, por ne kemi d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb dhe mendoj se n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shtetet e tjera t\u00eb promovojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj politike n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>DW: M\u00eb her\u00ebt fol\u00ebm p\u00ebr perspektiv\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe tani do doja t\u00eb ndalesha tek perspektiva e brendshme, n\u00eb lidhje me zgjerimin dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit tuaj n\u00eb Bashkimin Evropian. Ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vendi dhe qeveria juaj. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Malin e Zi, shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb ekstremisht e ndar\u00eb. Cili \u00ebsht\u00eb koncepti juaj p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr kombin?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: Mendoj se procesi i nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe shum\u00eb i gjat\u00eb, por ne duhet t\u2019ia nisim pun\u00ebs. Njer\u00ebzit e Malit t\u00eb Zi duan drejt\u00ebsi. Dhe n\u00ebse ne e provomojm\u00eb dhe e ofrojm\u00eb k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb tensionet do t\u00eb zbuten. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja kryesore p\u00ebr ne. Dy jan\u00eb prioritetet e k\u00ebsaj qeverie: i pari \u00ebsht\u00eb sundimi i ligjit dhe i dyti, zhvillimi ekonomik. Mendoj se t\u00eb dy k\u00ebto prioritete jan\u00eb t\u00eb lidhur me nj\u00ebri-tjetrin, sepse s\u2019mund t\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb kemi zhvillim ekonomik n\u00ebse nuk kemi sundim t\u00eb ligjit. Asnj\u00eb investitor s\u2019do t\u00eb ndihej i sigurt n\u00eb vend pa sundimin e ligjit dhe n\u00ebse s\u2019do t\u00eb kishte nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb parashikueshme biznesi. Pra, k\u00ebto gjera jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket sundimit t\u00eb ligjit, ne kemi tashm\u00eb disa rezultate. Nga pik\u00ebpamja ime, jan\u00eb rezultate historike. Kemi pas hekurave Kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Kemi pas hekurave Presidentin e Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb. Dhe s\u00eb shpejti do t\u00eb nis\u00eb gjykimi p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb dhe shpresojm\u00eb t\u00eb kemi edhe politikan\u00eb ose njer\u00ebz t\u00eb niveleve t\u00eb larta nga qeverisja e kaluar. Pra ky sundim i ligjit ka nisur t\u00eb funksionoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka ende shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. por gj\u00ebrat kan\u00eb nisur t\u00eb l\u00ebvizin.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket ekonomis\u00eb, jam shum\u00eb optimist. Shum\u00eb shpejt do t\u00eb promovojm\u00eb kompani dhe investitor\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb Malin e Zi. Po, gjith\u00e7ka varet edhe nga aspekti gjeopolitik. Ju e dini q\u00eb ekonomia jon\u00eb varet thell\u00ebsisht nga turizmi. 25% e t\u00eb ardhurave t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto vijn\u00eb nga sektori i turizmit. Por gjithsesi un\u00eb mbetem optimist se brenda nj\u00eb periudhe jo t\u00eb larg\u00ebt, mbase brenda nj\u00eb viti, do t\u00eb kemi rezultate shum\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb k\u00ebtyre prioriteteve.<\/p>\n<p>DW: Do doja t\u2019i rikthehesha \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Me nj\u00eb qeveri pakice, sa larg mund t\u00eb shkoni p\u00ebr aq koh\u00eb sa vareni nga Partia Demokratike e Socialist\u00ebve (DPS), e cila \u00ebsht\u00eb akuzuar shpeshher\u00eb si mb\u00ebshtet\u00ebse e shum\u00eb strukturave t\u00eb korruptuara. Mendoni se do t\u00eb jeni n\u00eb gjendje t\u00eb vijoni me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dinamik\u00eb arrestimesh dhe sa larg mund t\u00eb shkoni?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: Nuk jam skeptik\u2026 Qeveria nuk b\u00ebn arrestime. Qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar ambientin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm ku \u00e7do institucion t\u00eb punoj\u00eb pa asnj\u00eb lloj kufizimi. Para s\u00eb gjithash i referohem institucionit t\u00eb prokuroris\u00eb dhe s\u00eb dyti shpresoj t\u00eb gjejm\u00eb konsensusin p\u00ebr zgjedhjen e njer\u00ebzve t\u00eb rinj n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. P\u00ebrsa i p\u00ebrket mb\u00ebshtetjes s\u00eb DPS-s\u00eb, un\u00eb kam d\u00ebgjuar shpesh mbi k\u00ebto dilema, por mbi gjith\u00e7ka q\u00ebndron rezultati. Rezultatet dhe veprimet konkrete. Tani s\u2019ka m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shpjegime. Tani njer\u00ebzit e shohin me syt\u00eb e tyre. Mund t\u00eb shohin dhe mund t\u00eb lexojn\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodh. Askush nuk po e bllokon k\u00ebt\u00eb. Kjo qeveri ka n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb prioriteteve luft\u00ebn ndaj korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar dhe ky do t\u00eb mbetet prioriteti kryesor. Ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje, q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime\u2026 Por nuk jam aspak skeptik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u00c7do gj\u00eb q\u00eb deri tani ka qen\u00eb nj\u00eb vizion, ka nisur t\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n<p>DW: Duke pasur parasysh q\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ambicioze e ju keni shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime nga mafia e kryesisht ajo e trafikut t\u00eb drog\u00ebs, do doja t\u2019iu b\u00ebja nj\u00eb pyetje personale: si \u00ebsht\u00eb t\u00eb bashk\u00ebjetosh me k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb vazhdueshme dhe si i p\u00ebrballoni ato?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: N\u00eb qeverin\u00eb e m\u00ebparshme detyra dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime ishte q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrja disa aksione t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe un\u00eb jam shum\u00eb krenar p\u00ebr to. Ky ishte nj\u00eb sukses i ekipit dhe njer\u00ebzve t\u00eb mi. Ne shkat\u00ebrruam dy grupe shum\u00eb t\u00eb fuqishme e t\u00eb rrezikshme kriminale q\u00eb vepronin prej shum\u00eb vitesh k\u00ebtu dhe q\u00eb iu sekuestruan sasit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs t\u00eb trafikuara ndonj\u00ebher\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por edhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.\u00a0 Pra p\u00ebr nj\u00eb vit ne sekuestruam sasin\u00eb m\u00eb t\u00eb\u00a0madhe q\u00eb\u00a0ishte kapur gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit t\u00eb marra s\u00eb bashku. Mendoj se duhet t\u00eb vijojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Nuk shqet\u00ebsohem shum\u00eb nga ky presion dikush duhet t\u2019i marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb. N\u00ebse dikush mund t\u00eb luftoj\u00eb mafian pa pasur k\u00ebrc\u00ebnime por me tr\u00ebndafil\u00eb t\u00eb kuq\u2026 Kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb! Prandaj un\u00eb jam shum\u00eb krenar p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb ekipin tim, sepse Mali i Zi tregoi se ka ca njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb gati t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr disa p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe t\u00eb pastrojn\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Pastrimi i sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb proces i leht\u00eb por mendoj se n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb brezat e rinj n\u00eb Mal t\u00eb Zi t\u00eb din\u00eb se do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb mjedis m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>DW: Le t\u00eb flasim pak p\u00ebr Kish\u00ebn Ortodokse. S\u00eb fundi keni patur nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe dhe pyetja q\u00eb kam p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb: a do t\u00eb jeni ju kryeministri q\u00eb do t\u00eb firmos\u00eb marr\u00ebveshjen me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe dhe nga ana tjet\u00ebr a do t\u00eb jeni ju i pari q\u00eb do t\u00eb firmosni me Kish\u00ebn Ortodokse t\u00eb Malit t\u00eb Zi?<\/p>\n<p>Dritan Abazovi\u00e7: Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Ballkan mund t\u00eb vihet n\u00eb kontekst politik: nj\u00eb kontrat\u00eb bazike me nj\u00eb organizat\u00eb fetare, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se cil\u00ebs fe i p\u00ebrket, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb e zakonshme n\u00eb \u00e7do shtet t\u00eb bot\u00ebs. Dhe ky kryeminist\u00ebr nuk ka asnj\u00eb lloj problemi p\u00ebr t\u00eb firmosur me k\u00ebdo organizat\u00eb fetare e cila \u00ebsht\u00eb e regjistruar sipas ligjit n\u00eb vendin ton\u00eb. Territori nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ligjit p\u00ebr lirin\u00eb fetare. Problemet me pron\u00ebn p\u00ebr organizatat fetare ose p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, ose p\u00ebr t\u00eb tjera organizata, ose pronat publike\u2026 gjith\u00e7ka varet nga procesi gjyq\u00ebsor si p\u00ebr qytetar\u00ebt, ashtu edhe p\u00ebr organizat\u00ebn. Tema p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim \u00ebsht\u00eb: t\u00eb krijosh problem aty ku problemi nuk ekziston. Kontrata e p\u00ebrgjithshme apo kjo kontrat\u00eb bazike, nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbi ligjin e liris\u00eb fetare. Ligji s\u2019mund t\u00eb dal\u00eb mbi Kushtetut\u00ebn! Pra kur kemi kontrat\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn, at\u00ebher\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb problem p\u00ebr ta firmosur. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb \u00ebsht\u00eb laik, nuk na intereson n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb vog\u00ebl apo t\u00eb madhe fetare, n\u00ebse ka shum\u00eb apo pak besimtar\u00eb. Ne duam t\u00eb promovojm\u00eb kontekstin liberal t\u00eb liris\u00eb s\u00eb besimit, ku secili besimtar t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta. Asgj\u00eb tjet\u00ebr! Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb! Dhe n\u00ebse flasim se a do ta firmos marr\u00ebveshjen me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe? Po! Jam i gatsh\u00ebm ta n\u00ebnshkruaj at\u00eb pa asnj\u00eb lloj problemi.\/DW<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];<\/p>\n<p>\t\tfunction gtag() {\n\t\t\tdataLayer.push(arguments);\n\t\t}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId: '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml: true,\n\t\t\t\tversion: 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id) {\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {\n\t\t\t\treturn;\n\t\t\t}\n\t\t\tjs = d.createElement(s);\n\t\t\tjs.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t<\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/05\/14\/abazovic-sundimi-i-ligjit-dhe-zhvillimi-ekonomik-dy-prioritetet-e-qeverise\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Dritan Abazovi\u00e7 n\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr DW, thekson, se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar ndikimin negativ, jo vet\u00ebm nga Rusia, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi sa m\u00eb i shpejt\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. DW: Z.Kryeminist\u00ebr, agresioni rus ndaj Ukrain\u00ebs ka alarmuar mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00c7far\u00eb m\u00ebsimesh keni nxjerr\u00eb nga ky agresion dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49599,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[11451,6090,18255,18253,18256,9030,18252,18254],"class_list":["post-49598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-abazovic","tag-dhe","tag-ekonomik","tag-ligjit","tag-prioritetet","tag-qeverise","tag-sundimi","tag-zhvillimi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49598\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}