{"id":50817,"date":"2022-05-18T18:43:56","date_gmt":"2022-05-18T18:43:56","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/denoncimi-i-fiks-fare-duhet-me-pas-b-me-e-mbush-vendin-lagunes-se-kune-vain-it-i-del-pronari\/"},"modified":"2022-05-18T18:43:56","modified_gmt":"2022-05-18T18:43:56","slug":"denoncimi-i-fiks-fare-duhet-me-pas-b-me-e-mbush-vendin-lagunes-se-kune-vain-it-i-del-pronari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/denoncimi-i-fiks-fare-duhet-me-pas-b-me-e-mbush-vendin-lagunes-se-kune-vain-it-i-del-pronari\/","title":{"rendered":"Denoncimi i Fiks Fare\/ \u201cDuhet me pas b\u2026 me e mbush vendin\u201d, Lagun\u00ebs s\u00eb Kune Vain-it i del pronari!"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Parku natyror Kune Vain n\u00eb Lezh\u00eb, nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur, po \u201ckafshohet\u201d dita dit\u00ebs nga individ\u00eb privat\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p>Automjete t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb park, duke hedhur inerte dhe mbushur kanalet q\u00eb furnizojn\u00eb me uj\u00eb Lagun\u00ebn. Madje, punimet b\u00ebhen dit\u00ebs, teksa makinat dhe ekskavator\u00eb sheshojn\u00eb zona t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Park, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb emisionin investigativ \u201cFiks Fare\u201d mb\u00ebrrit\u00ebn disa informacione, t\u00eb shoq\u00ebruara me foto dhe video, ku dukeshin tonelata t\u00eb t\u00ebra me inerte t\u00eb hedhura n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Parkut, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb bregdetit. Madje, mij\u00ebra metra katror\u00eb zon\u00eb e gjelb\u00ebr ishte sheshur dhe mbushur me inerte dhe dhe\u2019, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kantier gjigand nd\u00ebrtimi. Por, pavar\u00ebsisht se punimet b\u00ebheshin dit\u00eb me diell, asnj\u00eb nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse AKZM-ja, IKMT-ja apo Policia e Shtetit nuk kishte informacion. Pra, Parku Natyror, e cila ka qen\u00eb zona e par\u00eb t\u00eb mbrojtur n\u00eb Shqip\u00ebri, e shpallur q\u00eb n\u00eb vitin 1940 si nj\u00eb rezervat gjuetie, nd\u00ebrsa si rezerva natyror \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2010, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kantier t\u00eb madh nd\u00ebrtimi, duke d\u00ebmtuar ekosisteme.<\/p>\n<p><strong>Tulla, lla\u00e7, beton dhe zhavorr brenda Parkut Natyror<\/strong><\/p>\n<p>Grupi i xhirimit i emisionit \u201cFiks Fare\u201d shkoi n\u00eb Parkun Natyror Kune Vain n\u00eb Lezh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn, pas informacioneve se \u201cpo hidhen inerte dhe po punohet me mjete t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb pa asnj\u00eb leje\u201d. Madje, asnj\u00eb nga institucionet nuk kishte nd\u00ebrhyr\u00eb. Kamera e Fiks Fare konstatoi nj\u00eb grumbull t\u00eb madh me inerte, ku fillimisht ishin tulla, lla\u00e7 dhe mbetje betoni pran\u00eb nj\u00ebrit prej kanaleve, atij natyralit, q\u00eb mbush lagun\u00ebn me uj\u00eb. Sipas informacioneve q\u00eb disponin Fiks Fare, individ\u00eb apo firma t\u00eb ndryshme private po tentojn\u00eb q\u00eb t\u00eb devijojn\u00eb kanalet q\u00eb furnizojn\u00eb me uj\u00eb lagun\u00ebn, duke \u201cp\u00ebrfituar\u201d tok\u00eb.<\/p>\n<p>Fiks Fare disponon disa harta t\u00eb vjetra se kanali q\u00eb po tentohet t\u00eb mbyllet \u00ebsht\u00eb kanali natyral q\u00eb furnizon me uj\u00eb lagun\u00ebn. Madje, n\u00eb hartat e para viteve \u201990 duke qart\u00eb se kanali q\u00eb po mbushet ka qen\u00eb i vetmi dhe ai natyrali. Koh\u00ebt e fundit jan\u00eb hapur dy kanale t\u00eb reja, por nj\u00ebri prej tyre nuk ka funksionuar. Aktualisht, funksionon vet\u00ebm nj\u00eb i till\u00eb, i hapur n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb atij natyralit, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb, pasi ka p\u00ebrplasje rrymash midis uj\u00ebrave t\u00eb Lagun\u00ebs dhe Detit Adriatik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kamera e Fiksit filmoi automjete t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb hidhnin dhera dhe mbetje t\u00eb tjera brenda parkut. Madje, gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs. Automjetet qarkullonin lirisht buz\u00eb detit dhe shkojn\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lagun\u00ebs.<\/p>\n<p>Ato hedhin dhera pran\u00eb disa pishave, teksa e gjith\u00eb zona ku shkarkojn\u00eb kamion\u00ebt po mbushet.<\/p>\n<p><strong>\u201cDuhet me pas b\u2026 p\u00ebr me mbush vendin:\u201d, Lagun\u00ebs s\u00eb Kune Vain-it i dalin pronar\u00ebt!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura shkruhet se sip\u00ebrfaqja e Kune Vain \u00ebsht\u00eb 2.300 ha. \u201cLaguna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem ligatinash, ku p\u00ebrfshihen laguna e k\u00ebneta, uj\u00ebra detare dhe bregdet, toka n\u00ebn nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujq\u00ebsore e kullota\u201d thot\u00eb AKZM, teksa e cil\u00ebson si nj\u00eb park q\u00eb e menaxhon vet\u00eb. Por, k\u00ebto m\u00eb sip\u00ebr ishin vet\u00ebm n\u00eb letra. Po n\u00eb terren?! Individ\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm pohojn\u00eb se jan\u00eb \u201cpronar\u00eb t\u00eb Lagun\u00ebs\u201d. Madje, t\u00eb asaj zone t\u00eb mbrojtur q\u00eb cil\u00ebson shteti!<\/p>\n<p>Pas konstatimit t\u00eb automjeteve t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, grupi i \u201cFiks Fare\u201d tentoi q\u00eb t\u00eb shkonte te vendi q\u00eb po sheshohej, q\u00eb ishte pran\u00eb kanalit natyral q\u00eb furnizon lagun\u00ebn. Por, n\u00eb momentin q\u00eb po filmohej zona, nj\u00eb person i afrohet gazetar\u00ebve dhe u thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb pron\u00eb private\u201d. Ai k\u00ebrkon shpjegime se \u00e7far\u00eb po filmoin. Personi thot\u00eb se vendi ku po depozitohen dherat \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private dhe se ai e ka marr\u00eb diku. Madje, pohon se edhe gjysma e kanalit q\u00eb mbush lagun\u00ebn me uj\u00eb \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private!<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb me dije se zona \u00ebsht\u00eb e mbrojtur, nj\u00eb rezervat natyror q\u00eb menaxhohet, nd\u00ebrsa ai sakt\u00ebson se \u201cun\u00eb e kam pron\u00eb dhe dua q\u00eb t\u00eb mbjell pem\u00eb\u201d. Por, pyetjes n\u00ebse ka marr\u00eb apo jo leje p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto punime, ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga personat q\u00eb ka pretendime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tok\u00eb. M\u00eb pas, personi tenton q\u00eb t\u00eb kap\u00eb kamer\u00ebn e Fiks Fare, duke i hequr fishat. Dhe, pas k\u00ebtij veprimi, ai largohet me nj\u00eb automjet luksoz.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, grupi i Fiks Fare interesohet pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Parkut Kune Vain, n\u00eb IKMT dhe n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Pas disa minutash, te vendi i grupit t\u00eb xhirimit t\u00eb Fiks Fare vjen personi q\u00eb tentoi t\u00eb kapte kamer\u00ebn i shoq\u00ebruar nga dy persona t\u00eb tjer\u00eb. Ai q\u00eb kapi kamer\u00ebn thot\u00eb se hiqe s\u00ebrish kamer\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb pas largohet dhe nj\u00eb tjet\u00ebr person q\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtor, q\u00eb identifikohet vet\u00ebm me emrin Gjergji. Ky person thot\u00eb se zona ku po hidhen inerte \u00ebsht\u00eb private.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se inertet me tulla, lla\u00e7 e beton nuk i kan\u00eb hedhur ata dhe ta gjej\u00eb prokuroria se kush i ka hedhur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e pyesim n\u00ebse kan\u00eb apo jo leje dhe kush \u00ebsht\u00eb pronari i tok\u00ebs, Lagun\u00ebs. Na thot\u00eb se nuk ndodhet k\u00ebtu, por disponon dokumente. Nd\u00ebrsa na tregon se n\u00eb at\u00eb zon\u00eb vet\u00ebm sa po b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rehabilitim. E pyesim n\u00ebse ka apo jo leje nga institucionet, na tregon se plani \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb vendosen disa sht\u00ebpi druri.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, personi me emrin Gjergji pyet se kush e ka b\u00ebr\u00eb denoncimin, por pas mosmarrjes s\u00eb k\u00ebtij informacioni, ai shan dhe k\u00ebrc\u00ebnon ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb denoncimin. \u201c<em>Duhet me pas b\u2026 me mbush vendin me dhe\u2019<\/em>\u201d thot\u00eb pun\u00ebtori, nd\u00ebrsa largohet me t\u00eb nj\u00ebjtin automjet luksoz q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>AKZM: Punimet jan\u00eb t\u00eb paligjshme, Kune Vain \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>Pas pretendimeve t\u00eb k\u00ebtyre personave, gazetar\u00ebt e Fiks Fare lajm\u00ebrojn\u00eb Agjencin\u00eb e Zonave t\u00eb Mbrojtura, drejtorin e Zon\u00ebs s\u00eb Mbrojtur Kune Vain. Gjithashtu lajm\u00ebrojm\u00eb IKMT-n\u00eb dhe Policin\u00eb e Shtetit. Gazetar\u00ebt bisedojn\u00eb me drejtorin e Parkut, Pjet\u00ebr Toni, i cili na thot\u00eb se do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb grup atje pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb tjet\u00ebr. Pas disa minutash, n\u00eb at\u00eb zon\u00eb vjen grupi i AKZM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Armando Lleshaj, specialist i AKZM-s\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb thot\u00eb se zona \u00ebsht\u00eb e gjitha e mbrojtur. \u201cAKZM nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb leje p\u00ebr punime, p\u00ebr nd\u00ebrtime apo edhe p\u00ebr sheshime\u201d thot\u00eb Lleshaj, teksa pohon se deri m\u00eb tani, askush nuk i ka shkuar p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb leje, p\u00ebr t\u2019i pyetur p\u00ebr k\u00ebto punime. Pohojn\u00eb se jan\u00eb punime t\u00eb paligjshme dhe se do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me institucione t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e Fiks Fare shkojn\u00eb edhe te vendi ku po kryheshin k\u00ebto punime bashk\u00eb me inspektor\u00ebt e AKZM-s\u00eb, teksa s\u00ebrish ata thon\u00eb se e gjith\u00eb zona \u00ebsht\u00eb e mbrojtur dhe s\u2019kan\u00eb dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb certifikat\u00eb pron\u00ebsie. \u201cS\u2019kemi informacion p\u00ebr certifikat\u00eb pron\u00ebsie. Edhe ky kanali \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebror\u201d thot\u00eb Armando Lleshaj. Sipas tij, asnj\u00eb mjet nuk duhet t\u00eb shkonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, dhe pas k\u00ebtij konstatimi, do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb referimet e tyre n\u00eb organet shtet\u00ebrore. Pas AKZM-s\u00eb, n\u00eb zon\u00eb shkojn\u00eb edhe inspektor\u00ebt e IKMT-s\u00eb dhe t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Fiks Fare kontaktoi me drejtues t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt than\u00eb se kan\u00eb referuar edhe dy raste t\u00eb tjera n\u00eb prokurori p\u00ebr nd\u00ebrtime apo hedhje inertesh n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Bised\u00eb me nj\u00eb person q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb \u201cpronari\u201d i nj\u00eb pjese t\u00eb Lagun\u00ebs s\u00eb Kune Vain-it, n\u00eb Lezh\u00eb<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Nga vini?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Nga Top-i, Top Channel! Juve kush jeni?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Kush ju ka d\u00ebrguar?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kush ju ka d\u00ebrguar?! Top Channel-i.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po shkoni andej matan\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po pse k\u00ebtu \u00e7far\u00eb ka?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo s\u2019ka asnj\u00eb gj\u00eb!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Juve kush jeni? Sokol quhem un\u00eb, Sokol \u00c7obo.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 E shoh, e shoh.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Juve kush jeni?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi. Sepse jeni n\u00eb nj\u00eb vend privat\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb privat?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb privat kjo k\u00ebtu, kjo zona k\u00ebtu?!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ok, n\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb privat!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Privat, ka hipotek\u00eb, ka letra.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kjo zona k\u00ebtu?!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Fiks k\u00ebtu ku je. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu e k\u00ebtij \u00ebsht\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 E dija q\u00eb ishte pjes\u00eb e parkut e gjitha kjo.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo, jo. K\u00ebtu e k\u00ebtij \u00ebsht\u00eb shtet. K\u00ebtu e k\u00ebtej \u00ebsht\u00eb privat.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 K\u00ebtu ku jemi ne ku \u00ebsht\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Fiks k\u00ebtu ku je\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Dhe k\u00ebtej, \u00ebsht\u00eb privat\u2026<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 \u00cbsht\u00eb privat.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebtu?!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Edhe k\u00ebt\u00eb k\u00ebtu, ky lumi?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po, po. Deri n\u00eb gjysm\u00ebn \u00ebsht\u00eb privat, deri n\u00eb gjysm\u00ebn e k\u00ebtej \u00ebsht\u00eb shtet.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Edhe rrjedha e lumit \u00ebsht\u00eb private?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Tashti\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb me certifikat\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kan\u00eb hedhur inerte dhe po hedhin inerte k\u00ebtu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi ardhur.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo, jo. Inerte s\u2019ka k\u00ebtej.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po dhera, gj\u00ebra\u2026<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Dhe\u2019 \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, po inertet \u00ebsht\u00eb marr\u00eb leja q\u00eb do zhvendosen ato, do hiqen.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ne na kan\u00eb ardhur (denoncimi) p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto dherat q\u00eb po hidhen k\u00ebtu. Na kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb informacion, me video, me t\u00eb gjitha q\u00eb brenda nj\u00eb zone t\u00eb mbrojtur, po hedhin inerte, po hedhin dhera.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo s\u2019hidhet inert k\u00ebtu se inerti \u00ebsht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po hidhen dhera, po bllokohet kjo rrjedha e lagun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb hedhur, \u00ebsht\u00eb mbushur.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo, nuk \u00ebsht\u00eb mbushur fare ajo, ja sa e sheh.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ja \u00ebsht\u00eb mbushur!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00eb, e ka vet\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kush e ka vet\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 E ka vet\u00eb kjo Laguna<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 K\u00ebto k\u00ebtu, k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb hedhur?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo, s\u2019jan\u00eb t\u00eb hedhura ato.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb shtyr\u00eb k\u00ebtu?! Po ato atje, \u00e7far\u00eb jan\u00eb ato?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 K\u00ebshtu kan\u00eb qen\u00eb! \u00cbsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr atje, atje\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 K\u00ebto me dherat po mbushet, po mbushet si vend ky k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo, jo k\u00ebto mes pishave, p\u00ebr pem\u00ebt.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po rregullohet kjo zona k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 P\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb pishave. Thjesht\u00eb p\u00ebr qejfin tim\u00eb, meq\u00eb e kam tok\u00ebn time, dua ta mbjell pem\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb e vjet\u00ebr kjo, kur ka dal\u00eb certifikata e pron\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Ku di gj\u00eb un\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Kush familje e ka, apo e ke ti personalisht?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Jo mo, s\u2019e kam un\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Po m\u00eb the q\u00eb e kam un\u00eb m\u00eb par\u00eb?!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Po e kam un\u00eb, jam pretendent p\u00ebr me e marr\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 N\u00eb momentin q\u00eb mbushesh k\u00ebtu me dhera, duhet nj\u00eb leje, duhet nj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 O gjigant (i drejtohet kamer\u00ebs).<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Jo mo l\u00ebre at\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 (Tenton t\u00eb marr\u00eb kamer\u00ebn, i heq fishat).<\/p>\n<p><em>M\u00eb pas largohet me nj\u00eb automjet luksoz<\/em><\/p>\n<p>Pas 30 minutash, personi q\u00eb tentoi t\u00eb kapte kamer\u00ebn e Fiks Fare rikthehet, k\u00ebsaj her\u00eb me dy t\u00eb tjer\u00eb<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Si kaloni?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Si kalove?<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 A jeni lodh? A keni punu?<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 O gjigant hiqe at\u00eb (kamer\u00ebn)<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 L\u00ebr\u00eb at\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Dil atje matan\u00eb, jam dakort.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ajo \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Top Channel, b\u00ebr\u00eb gabim q\u00eb e preke. Nuk preket asnj\u00eb fije nga ajo!<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Mos m\u00eb filmo.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Un\u00eb po filmoja k\u00ebtu..<\/p>\n<p>Pronari i Lagun\u00ebs \u2013 Ky m\u00eb filmoi mua mo vlla.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Po l\u00ebre mo vlla. Italiani thot\u00eb \u201ccon calma\u201d (me qet\u00ebsi). Ngadal\u00eb, ngadal\u00eb. Tani, \u00e7far\u00eb ju shqet\u00ebson juve?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ne kemi ardhur pas nj\u00eb informacioni n\u00eb lidhje me hedhjen e inerteve n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Desha t\u00eb pyes njer\u00ebzit q\u00eb i hedhin kan\u00eb apo s\u2019kan\u00eb leje.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Tashti, kush jan\u00eb inertet?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Inertet jan\u00eb k\u00ebto, jan\u00eb dherat q\u00eb hidhen atje.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 K\u00ebto jan\u00eb tash 1 vit e ca n\u00eb prokurori, e din ai q\u00eb i ka hedh.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Juve kush jeni?<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 S\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi\u2026<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Un\u00eb jam Sokol \u00c7obo, gazetar nga emisioni \u201cFiks Fare\u201d, ju prezantova.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Un\u00eb jam pun\u00ebtor.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Si quhesh?<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 E kam emrin Gjergji. Nuk \u00ebsht\u00eb tu u b\u00eb puna nat\u00ebn, \u00ebsht\u00eb tu u b\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Jo mo, prandaj kam ardhur edhe un\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Institucionet jan\u00eb, taksat jan\u00eb pagu, me letra \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Aty po hidhen dhera, po mbushet e gjith\u00eb zona?<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Rehabilitim quhet!<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Rehabilitim?! \u00cbsht\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb leje, ndonj\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Po b\u00ebhet rehabilitim, ai burri i huaj q\u00eb e la bler\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb sht\u00ebpia druri. Din gj\u00eb q\u00eb blen nj\u00eb sht\u00ebpi, e blen me letra, ku q\u00ebndron problemi?<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Edhe un\u00eb desha t\u2019ju pyes p\u00ebr pun\u00ebn e asaj, n\u00eb momentin q\u00eb hidhet nj\u00eb dhe\u2019, rehabilitim, duhet t\u00eb kishte. Un\u00eb e dija q\u00eb ishte zon\u00eb e mbrojtur. Ti po m\u00eb thua q\u00eb \u00ebsht\u00eb zon\u00eb private, dakort\u2026<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 N\u00eb qoft\u00eb se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb e mbrojtur nuk lejohet shit-blerja.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 IKMT-ja \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr zonat e mbrojtura, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr d\u00ebmtimin e mjedisit. \u00cbsht\u00eb edhe p\u00ebr d\u00ebmtimin e rrjedh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij kanali.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Ku \u00ebsht\u00eb rrjedha, rrjedha \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 \u00cbsht\u00eb edhe kjo rrjedha!<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Tashti, un\u00eb kam ble k\u00ebtu. Q\u00eb prej Hidrovori, e deri k\u00ebtu, 10 her\u00eb deti e ndryshon vet\u00eb rrjedh\u00ebn. Tani e mbyll\u00ebm ne apo e mbylli Zoti. I \u00e7on erozioni k\u00ebto o shoku.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Ne thjesht na ka ardhur ky informacion vet\u00ebm p\u00ebr ta verifikuar.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtori \u2013 Po l\u00ebr\u00eb informacionin, \u00e7ohen. m\u00eb d\u00ebgjo mua, invalid\u00ebt e luft\u00ebs video k\u00ebtu, video atje, andej\u2026 Po puno i t\u00eb q\u2026 d\u2026 n\u00ebn\u00ebn n\u00eb \u2026 Ej, m\u00eb d\u00ebgjo mua. Duhet me pas byth\u00eb me e mbush vendin. Ai q\u00eb t\u00eb ka prur\u00eb k\u00ebtu, ai q\u00eb t\u00eb ka \u00e7ur video ty, ai \u00ebsht\u00eb invalid lufte, ai \u00ebsht\u00eb sh\u2026, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb b\u2026, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb injorant.<\/p>\n<p>Gazetari \u2013 Tani, t\u00eb lutem! T\u00eb lutem, si e ke emrin? Me k\u00ebto fjal\u00eb\u2026<\/p>\n<div class=\"bigGalleryBox\" id=\"g\">\n<div class=\"col-xs-12 col-md-12 col-sm-12 col-lg-12 bgbC noPadding\">\n<div class=\"imageHolder\">\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/top-channel.tv\/wp-content\/uploads\/2022\/05\/Still0518_00033.jpg\" class=\"img-responsive fullWidthImage\"\/><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/05\/18\/denoncimi-i-fiks-fare-duhet-me-pas-b-me-e-mbush-vendin-lagunes-se-kune-vain-it-i-del-pronari\/?foto=2#g\" class=\"galleryNav galleryRight\"><i class=\"fa fa-angle-double-right\" aria-hidden=\"true\"\/><\/a>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];<\/p>\n<p>\t\tfunction gtag() {\n\t\t\tdataLayer.push(arguments);\n\t\t}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId: '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml: true,\n\t\t\t\tversion: 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id) {\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {\n\t\t\t\treturn;\n\t\t\t}\n\t\t\tjs = d.createElement(s);\n\t\t\tjs.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t<\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/05\/18\/denoncimi-i-fiks-fare-duhet-me-pas-b-me-e-mbush-vendin-lagunes-se-kune-vain-it-i-del-pronari\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Parku natyror Kune Vain n\u00eb Lezh\u00eb, nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur, po \u201ckafshohet\u201d dita dit\u00ebs nga individ\u00eb privat\u00eb. Automjete t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb park, duke hedhur inerte dhe mbushur kanalet q\u00eb furnizojn\u00eb me uj\u00eb Lagun\u00ebn. Madje, punimet b\u00ebhen dit\u00ebs, teksa makinat dhe ekskavator\u00eb sheshojn\u00eb zona t\u00eb t\u00ebra n\u00eb Park, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50818,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[11841,18431,6685,2520,2519,12896,18433,18432,4955,18435,6682,18434,15727],"class_list":["post-50817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-del","tag-denoncimi","tag-duhet","tag-fare","tag-fiks","tag-kune","tag-lagunes","tag-mbush","tag-pas","tag-pronari","tag-se","tag-vainit","tag-vendin"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50817\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}