{"id":8260,"date":"2021-12-10T20:51:09","date_gmt":"2021-12-10T20:51:09","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/kuvendi-i-republikes-serpska-miraton-konkluzione-qe-kane-si-synim-te-permbysin-bosnje-hercegovinen\/"},"modified":"2021-12-10T20:51:09","modified_gmt":"2021-12-10T20:51:09","slug":"kuvendi-i-republikes-serpska-miraton-konkluzione-qe-kane-si-synim-te-permbysin-bosnje-hercegovinen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/kuvendi-i-republikes-serpska-miraton-konkluzione-qe-kane-si-synim-te-permbysin-bosnje-hercegovinen\/","title":{"rendered":"Kuvendi i Republik\u00ebs Serpska miraton konkluzione q\u00eb kan\u00eb si synim t\u00eb p\u00ebrmbysin Bosnje-Hercegovin\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Asambleja Popullore e Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS) t\u00eb premten (10 dhjetor) ka miratuar nj\u00eb seri hapash q\u00eb fuqizon nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb transferuar disa kompentenca nga institucionet shtet\u00ebrore, megjith\u00eb paralajm\u00ebrimet nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<\/div>\n<p>Deputet\u00ebt e k\u00ebsaj asambleje, votuan me 49 vota p\u00ebr dhe 3 kund\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb entiteti me shumic\u00eb serbe brenda Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs t\u00eb t\u00ebrhiqet nga ushtria boshnjake, sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb, sistemi i taksave dhe sistemi juridik.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs u larguan nga mbledhja para votimit.<\/p>\n<p>Bosnja ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb st\u00ebrzgjatur politike lidhur me l\u00ebvizjet ndar\u00ebse nga Republika Srpska, duke ringjallur frik\u00ebn se marr\u00ebveshja e paqes q\u00eb i dha fund nj\u00eb lufte t\u00eb viteve 1992-95 mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhet dhe t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb stabilitetin rajonal.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb lexoni zhvillimet gjat\u00eb dit\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje:<\/p>\n<p>Asambleja Popullore e Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS), organ ky legjislativ, ombrell\u00eb e k\u00ebtij entiteti n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, sot (10 dhjetor) ka diskutuar \u201ctransferimin e kompetencave nga Bosnj\u00eb e Hercegovina n\u00eb nivelin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska\u201d, n\u00eb fush\u00ebn e taksave indirekte, drejt\u00ebsis\u00eb, mbrojtjes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs ishte edhe Deklarata mbi parimet kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, e cila udh\u00ebzon institucionet e k\u00ebtij entiteti q\u00eb t\u00eb hartojn\u00eb nj\u00eb kushtetut\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs Banja Lluka do t\u00eb ishte kryeqyteti i entitetit, nd\u00ebrkaq Palle, q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo shum\u00eb larg kryeqytetit, Sarajev\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb kryeqyteti historik.<\/p>\n<p>Deklarata sakt\u00ebson se \u201ct\u00eb gjitha ligjet e vendosura nga P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb, jan\u00eb antikushtetuese\u201d. Pas dokumenteve t\u00eb propozuara q\u00ebndrojn\u00eb presidenti i Republik\u00ebs S\u00ebrpska, kryeministri i k\u00ebtij entiteti, an\u00ebtari serb i Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe shumica parlamentare e kryesuar nga Aleanca e Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Pavarur (SNSD) e Millorad Dodikut.<\/p>\n<p>N\u00eb Seanc\u00ebn e Asambles\u00eb, Dodik tha se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb debatit, populli do t\u00eb vendos\u00eb me referendum p\u00ebr Kushtetut\u00ebn e re t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>\u201cBosnj\u00eb e Hercegovina po l\u00ebviz n\u00eb nj\u00eb drejtim, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kemi r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit. Ne kemi nj\u00eb ndjenj\u00eb se Bosnj\u00eb e Hercegovina po shkon n\u00eb drejtim t\u00eb gabuar. Nj\u00eb nga nj\u00eb, kompetencat po ndryshojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, pa u penduar askush p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Dodik.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ushtris\u00eb, an\u00ebtari i Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, Millorad Dodik, theksoi se Republika S\u00ebrpska d\u00ebshiron q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb p\u00eblqimin p\u00ebr Forcat e Armatosura t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se serb\u00ebt duhet t\u00eb largohen menj\u00ebher\u00eb nga to, por ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb negociojm\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm\u201d, tha Dodik.<\/p>\n<p>Ai ve\u00e7oi tri opsione \u2013 reduktimin e ushtris\u00eb s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, miratimin e nj\u00eb ligji mbi ushtrin\u00eb e Republik\u00ebs S\u00ebrpska ose nj\u00eb ligj p\u00ebr \u00e7militarizimin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>\u201cNe duam ta l\u00ebm\u00eb afatin prej gjasht\u00eb muajsh dhe t\u00eb negociojm\u00eb p\u00ebr forcat e armatosura dhe se nuk do t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb forca myslimane, si dhe q\u00eb gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb komponentin serb, por edhe at\u00eb kroat\u201d, deklaroi Dodik.<\/p>\n<p>\u201cPo vijm\u00eb n\u00eb pozicionin q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb kemi nj\u00eb ushtri myslimane n\u00ebn komand\u00ebn e strukturave myslimane n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. Ne duhet t\u00eb refuzojm\u00eb dhe t\u00eb rishikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, theksoi Dodik.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska ka nisur rishikimi i transferimit t\u00eb kompetencave n\u00eb nivelin e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shihet se a mundet \u201ct\u00eb justifikohet numri i institucioneve t\u00eb shtrenjta t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe rritja e vazhdueshme e shpenzimeve t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb nivelin e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Serbe n\u00eb opozit\u00eb, Mirko Sharoviq, n\u00eb fjalimin e tij para deputet\u00ebve t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska ka th\u00ebn\u00eb se rruga q\u00eb po zgjidhet nga partit\u00eb n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb katastrofale.<\/p>\n<p>\u201cA do t\u00eb jetojn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb paqe si m\u00eb par\u00eb, a mund t\u00eb riformohet Ushtria e Republik\u00ebs S\u00ebrpska pa luft\u00eb dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb NATO-s?\u201d, pyeti Sharoviq.<\/p>\n<p>Ai theksoi se kompetencat, p\u00ebr t\u00eb cilat po diskutohet, nuk mund t\u00eb kthehen n\u00eb nivelin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska pa luft\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo \u00ebsht\u00eb futje e Republik\u00ebs S\u00ebrpska n\u00eb nj\u00eb spirale t\u00eb rrezikshme konflikti me mund\u00ebsin\u00eb e shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb dua t\u2019ia p\u00ebrcjell an\u00ebtarit t\u00eb Presidenc\u00ebs, Dodikut\u201d, tha Sharoviq, i cili i ka porositur deputet\u00ebt q\u00eb t\u2019u thon\u00eb \u201cJo\u201d vendimeve q\u00eb mund ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje paqen, sigurin\u00eb dhe Marr\u00ebveshjen e Dejtonit.<\/p>\n<p>Presidentja e Republik\u00ebs Serbe, Zhelka Cvijanoviq, duke folur n\u00eb Asamblen\u00eb e Republik\u00ebs S\u00ebrpska, akuzoi opozit\u00ebn se mbante nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e unitetit dhe se opozita po pret zgjidhje t\u00eb gatshme.<\/p>\n<p>Ajo tha se nuk ishin t\u00eb sakta vler\u00ebsimet se shteti po shtyhej buz\u00eb gremin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb lufte? Askush nga ne nuk tha se do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb. Ju jeni radhitur n\u00eb an\u00ebn e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Federat\u00ebn e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs q\u00eb flasin p\u00ebr luft\u00ebn\u201d, tha Cvijanoviq.<\/p>\n<p>Edhe Milorad Dodik, an\u00ebtar i Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, akuzoi partit\u00eb opozitare se \u201cfshihen\u201d dhe jan\u00eb \u201cfrikacak\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pas kritikave dhe akuzave nga presidentja e Republik\u00ebs Srpska, Cvijanoviq, dhe an\u00ebtari i Presidenc\u00ebs s\u00eb BeH, Milorad Dodik, ligjv\u00ebn\u00ebsit e opozit\u00ebs n\u00eb Asamblen\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska e kan\u00eb braktisur seanc\u00ebn ku po diskutohej transferimi i kompetencave nga Bosnj\u00eb e Hercegovina tek entiteti Republika S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>\u201cNe d\u00ebgjuam propozuesit dhe p\u00ebrfundimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u2019i mb\u00ebshtesim ata n\u00eb q\u00ebllimin e tyre, sepse ne besojm\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fars\u00eb politike dhe p\u00ebrgatitje p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2022\u201d, u tha gazetar\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn e Asambles\u00eb, kryetari i Partis\u00eb opozitare Demokratike Serbe, Mirko Sharoviq.<\/p>\n<p>Bartjen e disa prej p\u00ebrgjegj\u00ebsive, t\u00eb cilat sipas Kushtetut\u00ebs dhe Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit i takojn\u00eb Bosnj\u00ebs ndaj Republik\u00ebs S\u00ebrpska, koh\u00ebve t\u00eb fundit e kishte paralajm\u00ebruar Dodiku, pasi q\u00eb n\u00eb Bosnje me ligj u ndalua mohimi i gjenocidit.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt nga Republika S\u00ebrpska e kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb ligj, t\u00eb cilin e kishte vendosur ish-P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb p\u00ebr Bosnje e Hercegovin\u00eb, Valentin Inzko, dhe filluan bllokad\u00ebn e pun\u00ebs n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u00c7ka parashohin konkluzionet q\u00eb pritet t\u00eb votohen?<\/p>\n<p>Disa prej konkluzioneve q\u00eb jan\u00eb propozuar t\u00eb votohen nga deputet\u00ebt e Asambles\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, parapan\u00eb t\u00ebrheqjen e pajtimin p\u00ebr konkluzionet e Asambles\u00eb Popullore t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska t\u00eb vitit 2004, t\u00eb cilat e kishin autorizuar Qeverin\u00eb e k\u00ebtij entiteti p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr transferimin e disa p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb subjekteve p\u00ebrmes krijimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Asambleja udh\u00ebzon Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs S\u00ebrpska t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb Ligjin p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial t\u00eb RS-s\u00eb n\u00eb Asamble p\u00ebr shqyrtim dhe miratim brenda gjasht\u00eb muajve.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs nuk do t\u00eb zbatohet n\u00eb territorin e RS-s\u00eb nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb Ligjit p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>Konkluzionet n\u00eb lidhje me informacionin p\u00ebr transferimin e kompetencave nga Republika S\u00ebrpska n\u00eb nivelin e BeH n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb, than\u00eb q\u00eb Asambleja e Republik\u00ebs S\u00ebrpska e udh\u00ebzon Qeverin\u00eb e Republi\u00ebs S\u00ebrpska t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb p\u00eblqimin e saj, t\u00eb vitit 2005, p\u00ebr marr\u00ebveshjen p\u00ebr transferimin e kompetencave n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes tek institucionet e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, t\u00eb n\u00ebnshkruar me Qeverin\u00eb e Federat\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, thuhet q\u00eb n\u00eb afat prej gjasht\u00eb muajsh duhet t\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr shqyrtim dhe miratim n\u00eb Asamblen\u00eb Popullore t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska ligjet e fush\u00ebs s\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLigji p\u00ebr mbrojtjen e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, Ligji p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, Ligji p\u00ebr Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs dhe Siguris\u00eb s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe Ligji p\u00ebr Agjencin\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Hetimit dhe Mbrojtjes s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs nuk do t\u00eb zbatohen n\u00eb territorin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska, ligjet e mbrojtjes dhe siguris\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>Asambleja Popullore e Republik\u00ebs S\u00ebrpska e udh\u00ebzon Qeverin\u00eb e k\u00ebtij entiteti q\u00eb brenda gjasht\u00eb muajve t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr shqyrtim dhe miratim n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend ligjet dhe rregulloret e tjera q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb funksionimin e qet\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>\u201cLigjet dhe rregulloret e tjera q\u00eb transferojn\u00eb kompetencat nga Republika S\u00ebrpska tek institucionet e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs nuk do t\u00eb zbatohen n\u00eb territorin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska nga dita e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjeve dhe rregulloreve t\u00eb tjera\u201d, thuhet n\u00eb konkluzion.<\/p>\n<p>Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb BeH: T\u00eb gjith\u00eb do t\u2019i ndiejn\u00eb pasojat e cenimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit e SHBA-s\u00eb<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA) nuk do t\u00eb mb\u00ebshtesin aktivitetet e nj\u00ebanshme q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb rendit kushtetues t\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs dhe q\u00eb minojn\u00eb funksionalitetin n\u00eb nivel shtet\u00ebror. K\u00ebshtu thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, lidhur me at\u00eb se \u00e7far\u00eb mekanizmash ka SHBA-ja kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kusht\u00ebzimin e mb\u00ebshtetjes financiare, n\u00eb rast t\u00eb shkeljes s\u00eb Marr\u00ebveshjes korniz\u00eb t\u00eb paqes.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrc\u00ebnimet ndaj aktiviteteve t\u00eb tilla tashm\u00eb po d\u00ebmtojn\u00eb klim\u00ebn e investimeve dhe n\u00ebse zbatohen, do t\u00eb komplikojn\u00eb m\u00eb tej sektorin tashm\u00eb kompleks t\u00eb biznesit, duke e larguar m\u00eb tej Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn nga kat\u00ebr lirit\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, q\u00eb jan\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr prosperitetin e saj t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, Christian Schmidt, m\u00eb 8 dhjetor, pas nj\u00eb sesioni dyditor t\u00eb Bordit Drejtues t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Zbatimin e Paqes (PIC) n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij bordi ishin \u201ct\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj t\u00eb gjitha masave t\u00eb nevojshme\u201d.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Kanadaja, Japonia, Mbret\u00ebria e Bashkuar, an\u00ebtar\u00ebt e Bashkimit Evropian dhe Organizata e Konferenc\u00ebs Islamike, e udh\u00ebhequr nga Turqia, njoftuan kusht\u00ebzimin e mundsh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare, si dhe sanksionet.<\/p>\n<p>Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb tha se ky vend, si an\u00ebtar i K\u00ebshillit p\u00ebr zbatimin e paqes, v\u00eb n\u00eb dukje komunikat\u00ebn e K\u00ebshillit p\u00ebr Zbatimin e Paqes t\u00eb dat\u00ebs 8 dhjetor, duke p\u00ebrfshir\u00eb mesazhin se \u201cBosnj\u00eb e Hercegovina rrezikon t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr buxhetet e qeverive, qasjen n\u00eb fonde dhe projekteve p\u00ebr ndihma t\u00eb huaja, p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb destabilizuese politike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb do t\u2019i ndiejn\u00eb pasojat e veprimeve t\u00eb cil\u00ebsdo pal\u00eb q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb minojn\u00eb Marr\u00ebveshjen e paqes s\u00eb Dejtonit. SHBA-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb konsultohet me an\u00ebtar\u00ebt e bordit t\u00eb tyre n\u00eb institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb i mb\u00ebshtesim, q\u00eb t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb ndihma dhe financimi t\u00eb mb\u00ebshtesin zhvillimin dhe t\u00eb mos e minojn\u00eb Marr\u00ebveshjen e paqes s\u00eb Dejtonit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe se jan\u00eb \u201ck\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb pangarkuar me korrupsion dhe ndarje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it politik dhe munges\u00ebs s\u00eb standardeve t\u00eb p\u00ebrshtatshme, Bosnj\u00eb e Hercegovina po d\u00ebshton t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb potencialin e madh ekonomik t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrpjekjeve q\u00eb t\u00eb kthejn\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb qeverisjes dhe t\u00eb zbatojn\u00eb reforma kuptimplota q\u00eb do t\u2019u japin shpres\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb \u00eb p\u00ebrgjigjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb: Asambleja e Republik\u00ebs S\u00ebrpska hapur nuk e respekton Dejtonin<\/p>\n<p>Veprimi i Asambles\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, p\u00ebr t\u00eb mos i lejuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Zyr\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb (OHR) t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb sesionin e s\u00eb premtes, m\u00eb 10 dhjetor, \u00ebsht\u00eb \u201cmosp\u00ebrfillje e hapur p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e paqes s\u00eb Dejtonit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb p\u00ebr Radio Evropa e Lir\u00eb .<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha pal\u00ebt kan\u00eb detyrimin t\u00eb respektojn\u00eb plot\u00ebsisht Marr\u00ebveshjen korniz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr paqen. Zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb Asambleja Republik\u00ebs S\u00ebrpska t\u00eb respektoj\u00eb mandatin e OHR-s\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb PIC-it iu bashkua Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (FMN), p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i t\u00eb cilit theksoi se \u201ct\u00ebrheqja e entitetit t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, Republik\u00ebs S\u00ebrpska nga Autoriteti i taksave indirekte t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, do t\u00eb shkaktonte pasoja t\u00eb m\u00ebdha ekonomike\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor 2021, Parlamenti i RS-s\u00eb miratoi ligjin p\u00ebr ila\u00e7et dhe mjetet medicinale q\u00eb parasheh themelimin e agjencis\u00eb s\u00eb entitetit p\u00ebr ila\u00e7e, e cila q\u00eb nga viti 2009 vepron n\u00eb nivel shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Themelimi i agjencis\u00eb s\u00eb k\u00ebtill\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e BeH-s\u00eb, pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit nga viti 1995, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb definuar q\u00eb entitetet nuk mund t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shtetit ose p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00eb t\u00eb bartura n\u00eb nivel t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Zhelka Cvijanoviq, presidente e RS-s\u00eb, n\u00eb tetor solli vendimin sipas t\u00eb cilit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb entitet nuk vlejn\u00eb ndryshimet e Kodit Penal t\u00eb BeH-s\u00eb, me t\u00eb cilin d\u00ebnohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, Dodik paralajm\u00ebroi edhe bartjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Forcat e Armatosura t\u00eb BeH-s\u00eb, Gjykat\u00ebs Supreme dhe K\u00ebshillin Prokurorial si dhe Administrat\u00ebn p\u00ebr Tatim t\u00eb BeH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Planet e Dodikut p\u00ebr \u201cligjin e ri p\u00ebr ushtrin\u00eb e RS-s\u00eb\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb 7 dhjetor, Dodik paralajm\u00ebroi se tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar edhe \u201cligji i ri p\u00ebr ushtrin\u00eb e Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe ligji p\u00ebr demilitarizim\u201d n\u00ebse nuk do t\u00eb ket\u00eb gatishm\u00ebri q\u00eb t\u00eb pranohet propozimi p\u00ebr \u201cp\u00ebrgjysmimin e Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb BeH-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga Forcat e Armatosura t\u00eb BeH-s\u00eb nuk kemi asgj\u00eb, serb\u00ebt atje nuk shkojn\u00eb, mungojn\u00eb 40 p\u00ebr qind e kroat\u00ebve e mysliman\u00ebt duan q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kuotat. Buxheti i Bosnje e Hercegovin\u00ebs ndahet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr Forcat e Armatosura dhe \u00ebsht\u00eb rreth 1,879,378 euro (370 milion\u00eb marka konvertibile) e q\u00eb th\u00ebn\u00eb sinqerisht nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb ushtrie, por vet\u00ebm shpenzues i madh\u201d, tha Dodik gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Republika S\u00ebrpska dhe Federata e BeH nuk munden individualisht t\u00eb bartin p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb periudh\u00ebn e shkuar u bart\u00ebn ndaj shtetit.\/REL<\/p>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/10\/kuvendi-i-republikes-serpska-miraton-konkluzione-qe-kane-si-synim-te-permbysin-bosnje-hercegovinen\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Asambleja Popullore e Republik\u00ebs S\u00ebrpska (RS) t\u00eb premten (10 dhjetor) ka miratuar nj\u00eb seri hapash q\u00eb fuqizon nj\u00eb nism\u00eb p\u00ebr t\u00eb transferuar disa kompentenca nga institucionet shtet\u00ebrore, megjith\u00eb paralajm\u00ebrimet nga Per\u00ebndimi. Deputet\u00ebt e k\u00ebsaj asambleje, votuan me 49 vota p\u00ebr dhe 3 kund\u00ebr p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb procedur\u00eb q\u00eb entiteti me shumic\u00eb serbe brenda [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8261,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[6595,5796,6592,6588,6591,6594,3098,6589,6590,6593,1575],"class_list":["post-8260","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-bosnjehercegovinen","tag-kane","tag-konkluzione","tag-kuvendi","tag-miraton","tag-permbysin","tag-qe","tag-republikes","tag-serpska","tag-synim","tag-te"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8260","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8260"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8260\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8260"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8260"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8260"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}