{"id":8413,"date":"2021-12-11T13:01:52","date_gmt":"2021-12-11T13:01:52","guid":{"rendered":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/basha-ne-aktivitetin-e-pd-hijet-e-se-kaluares-nuk-duhet-tju-turbullojne\/"},"modified":"2021-12-11T13:01:52","modified_gmt":"2021-12-11T13:01:52","slug":"basha-ne-aktivitetin-e-pd-hijet-e-se-kaluares-nuk-duhet-tju-turbullojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/basha-ne-aktivitetin-e-pd-hijet-e-se-kaluares-nuk-duhet-tju-turbullojne\/","title":{"rendered":"Basha n\u00eb aktivitetin e PD: Hijet e s\u00eb kaluar\u00ebs nuk duhet t\u2019ju turbullojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p> [ad_1]<br \/>\n<\/p>\n<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>Kreu i PD-s\u00eb, Lulzim Basha u ka b\u00ebr\u00eb thirrje demokrat\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos turbullohen nga hijet e s\u00eb shkuiar\u00ebs, duke n\u00ebnkuptuar Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<\/div>\n<p>Sipas tij t\u00eb drejtat themelore t\u00eb demokrat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb paprekshme.<\/p>\n<p>Basha i \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga Enkelejd Abileaj, Orjola Pampuri, Arbri Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Dhurata \u00c7upi dhe t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 12:00 n\u00eb selin\u00eb blu u zhvillua nj\u00eb ceremoni, ku u inagurua nj\u00eb pllakat\u00eb p\u00ebr 31-vjetorin e themelimit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb stadiumin \u201cAir Albania\u201d po zhvillohet Kuvendi Komb\u00ebtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u201cDemokrat\u00ebt\u201d kan\u00eb vendosur shkarkimin e kreut t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha me argumentin se ka thyer statutin duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb interesat e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Delegat\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjigjen pro ose kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij, pasi n\u00eb flet\u00ebn e votimit do t\u00eb jet\u00eb pyetja: A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bash\u00ebs si kryetar i PD-s\u00eb? Po\/Jo.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb nuk pengon djem dhe vajza burra dhe gra t\u00eb liris\u00eb p\u00ebr tu bashkuar sot n\u00eb rithemelimin PD-s\u00eb dhe pluralizmit t\u00eb demokracis\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Kjo ishte deklarata e ish-kryeministrit dhe liderit historik t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha sapo u nis n\u00eb ambientet e stadiumit \u201cAir Albania\u201d ku po mbahet Kuvendi Komb\u00ebtar i thirrur prej tij.<\/p>\n<p><strong>FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE T\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb, LULZIM BASHA,\u00a0 N\u00cb CEREMONIN\u00cb E 31-VJETORIT T\u00cb PD<\/strong><\/p>\n<p>Zonja dhe zot\u00ebrinj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, demokrate dhe demokrat\u00eb,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuara zonja deputete dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zonja dhe zot\u00ebrinj an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kryesis\u00eb, t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, kryetare dhe kryetar\u00eb t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb grupseksioneve, t\u00eb sekseioneve, demokrate dhe demokrat\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb dashur miq dhe t\u00eb ftuar,<\/p>\n<p>Mblidhemi n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr \u00e7do demokrate dhe \u00e7do demokrat\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb kuptimplote p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00eb zem\u00ebr vlerat e liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe me k\u00ebto vlera jan\u00eb nisur plot\u00eb 31 vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim. N\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim plot\u00eb me sprova, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ushqyer nga \u00ebndrrat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb student\u00ebve t\u00eb dhjetorit, kryengritjen e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrkujtuam vet\u00ebm 3 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nga aspirata e tyre p\u00ebr liri politike, q\u00eb lindi n\u00eb nj\u00eb hark kohor t\u00eb pandash\u00ebm or\u00ebsh, edhe pluralizmin politik\u00eb, edhe Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb feston sot 31-vjetorin.<br \/>S\u00eb pari dhe ndryshe nga her\u00eb t\u00eb tjera, Partia Demokratike e kujton k\u00ebt\u00eb dit\u00eb duke p\u00ebrjet\u00ebsuar n\u00eb ambientet e saj dokumentin themeltar\u00eb t\u00eb firm\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb emrave t\u00eb atyre q\u00eb sot nuk jan\u00eb mes nesh, por jan\u00eb t\u00eb paharruar n\u00eb kujtimin e zemrave t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb atyre q\u00eb ndodhen jasht\u00eb atdheut dhe t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb rikthyer p\u00ebr t\u00eb festuar me ne nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e Kanadaja, nga Britania, Italia e Greqia, nga Gjermania e kudo tjet\u00ebr.<br \/>Sot, k\u00ebt\u00eb instalacion do ta zbulojn\u00eb dy vajza an\u00ebtare t\u00eb Forumit rinor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, me respektin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, me siguri at\u00ebher\u00eb f\u00ebmij\u00eb, ose ndoshta nuk kishin lindur, kur kjo parti kishte lindur por si simbol i vazhdimit t\u00eb misionit ton\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr rinin\u00eb, me rinin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<br \/>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra sprovat tona n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb 31-vje\u00e7are kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta. Disa prej tyre i kemi mbartur brenda vetes q\u00eb n\u00eb momentet tona t\u00eb para t\u00eb lindjes, si forca e par\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb regjimi barbar dhe diktatorial. Q\u00eb kompromentoi gjith\u00e7ka, q\u00eb u mundua t\u00eb pushtonte pas \u00e7do hap\u00ebsire edhe mendjen, shpirtin dhe karakterin njer\u00ebzor dhe ta shkat\u00ebrronte at\u00eb. Q\u00eb ktheu v\u00ebllain kund\u00ebr v\u00ebllait, f\u00ebmij\u00ebt kund\u00ebr prind\u00ebrve, q\u00eb shkat\u00ebrroi objektet e kultit dhe u mundua t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb besimin tek Zoti, me besimin tek kulti i individit. Q\u00eb shkat\u00ebrroi pron\u00ebn e lir\u00eb dhe lirin\u00eb e pron\u00ebs, q\u00eb izoloi Shqip\u00ebrin\u00eb si asnj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs dhe si pak vende n\u00eb planet. Q\u00eb varf\u00ebroi n\u00eb maksimum nd\u00ebrgjegjen e kombit duke ndaluar let\u00ebrsin\u00eb, muzik\u00ebn, artin q\u00eb nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me anti-vlerat e diktatur\u00ebs. T\u2019i mbijetosh k\u00ebsaj \u00e7mendurie nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb fat, por \u00ebsht\u00eb tregues i guximit dhe instiktit t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij Kombi fisnik, t\u00eb \u00e7do shqiptari, e \u00e7do shqiptareje. T\u2019i prish daljes nga kjo gremin\u00eb, t\u2019i prijm\u00eb daljes nga ky tranzicion i st\u00ebrzgjatur, ishte dhe mbetet misioni i shenjt\u00eb i demokrat\u00ebve, misioni i shenjt\u00eb i Partis\u00eb Demokratike.<br \/>Me barr\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs mbi supe, me gjyle dhe vargonj n\u00ebn k\u00ebmb\u00eb, me mina t\u00eb\u00a0 plasura e t\u00eb paplasura n\u00eb terrenin kemi ecur p\u00ebrpara, kemi ecur p\u00ebrpara sprov\u00eb pas prove, kemi njohur momentet tona t\u00eb d\u00ebshtimit, kemi njohur momentet tona t\u00eb d\u00ebshtimit dhe pesh\u00ebn e gabimeve q\u00eb r\u00ebndoi mbi sup\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Por, sot jam n\u00eb krahun e demokrat\u00ebve dhe prij\u00ebsve t\u00eb tyre kudo n\u00eb Shqip\u00ebri si kryetar i nj\u00eb familje politike q\u00eb di edhe kur gabon ta pranoj\u00eb gabimin, t\u00eb pranoj\u00eb pendes\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb falje, t\u00eb korrigjohet dhe t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara drejt t\u00eb ardhmes. Por, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra askush dhe asgj\u00eb nuk mund t\u2019ua heq\u00eb demokrat\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve krenarin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e tyre p\u00ebr gj\u00ebrat e m\u00ebdha q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb nga rr\u00ebzimi i diktatur\u00ebs, tek futja n\u00eb NATO, q\u00eb nga q\u00ebndrimi i pal\u00ebkundur p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb drejtat dhe e v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave tan\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, q\u00eb nga shk\u00ebputja nga prapambetja afrikane n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ca vendin diktatura komuniste dhe t\u00eb kujtojm\u00eb sot se t\u00eb gjitha k\u00ebto arritje mbajn\u00eb vul\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike dhe demokrat\u00ebve\u00a0 sakrificave t\u00eb burrave dhe grave t\u00eb k\u00ebsaj familje\u00a0 politike q\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb para t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrulemi sot me nderim. Por t\u00eb kujtojm\u00eb po k\u00ebshtu t\u00eb ndersh\u00ebm e t\u00eb sinqert\u00eb e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb si kjo kur e dim\u00eb q\u00eb mentalitete t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs po mundohen t\u00eb rishkruajn\u00eb historin\u00eb se asnj\u00eb nga k\u00ebto arritje nuk do t\u00eb ishin kthyer n\u00eb fryte t\u00eb prekshme p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e Per\u00ebndimit, pa mb\u00ebshtetjen e aleatit ton\u00eb strategjik Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pa mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Europian, pa mb\u00ebshtetjen e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian, miqve tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebve edhe sot dua t\u2019u shpreh mir\u00ebnjohjen q\u00eb na kan\u00eb q\u00ebndruar paran\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim mahnit\u00ebs, 31-vje\u00e7ar plot me sprova.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Me sprova p\u00ebr demokracin\u00eb, sprova prej m\u00ebsimeve t\u00eb para ku natyrisht kishte edhe gabime t\u00eb cilat i kemi paguar shtrenjt\u00eb si familje politike, por edhe si shoq\u00ebri , me sprova p\u00ebr ekonomin\u00eb, me gabime q\u00eb vazhdojn\u00eb dhe q\u00eb ky regjim po mundohet t\u2019i p\u00ebrjet\u00ebsoj\u00eb duke p\u00ebrjet\u00ebsuar grabitjen e pronave t\u00eb pronar\u00ebve gj\u00eb q\u00eb\u00a0 kjo parti politike, Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb\u00a0 nuk mund ta lejoj\u00eb kurr\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ndjes\u00ebs ton\u00eb, e ndjes\u00ebs time t\u00eb thell\u00eb e t\u00eb sinqert\u00eb para pronar\u00ebve gabimi i nisur 31 vjet m\u00eb par\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb zotimi yn\u00eb p\u00ebr ta zhb\u00ebr\u00eb at\u00eb. Sikund\u00ebr nuk mund t\u00eb harrojm\u00eb se borxhi moral ndaj palc\u00ebs s\u00eb familjes ton\u00eb komuniste, ndaj ashtit komunist t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe demokrat\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb, t\u00eb burgosurve politik\u00eb, t\u00eb vrar\u00ebve dhe t\u00eb ekzekutuarve politik\u00eb, me dhe pa gjyqet e diktatur\u00ebs familjar\u00ebve t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga borxhet akoma t\u00eb pashlyera. \u00cbsht\u00eb i pashlyer n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ton\u00eb. E kam th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris dhe dua ta p\u00ebrs\u00ebris n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eblindje t\u00eb thyer edhe n\u00eb pik\u00ebpamjet tona mbi k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb identitetit ton\u00eb, mbi pronar\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit se t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe pronar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb t\u00eb shpresojn\u00eb tek kund\u00ebrshtari politik, tek ai q\u00eb i terrorizoi, i burgosi, u mori pronat, ju shkuli me rr\u00ebnj\u00eb ekzistenc\u00ebn e tyre dhe i mundoi t\u2019i shfaroste n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb ndryshme, por kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e zotit t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb zgjidhje nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs se\u00a0 tyre tek Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe kjo as nuk fshihet, as nuk zbehet dhe as nuk cop\u00ebtohet nga\u00a0 kalimi i koh\u00ebs dhe shtimi i brezave t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb dhe pronar\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebrkundrazi vet\u00ebm e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb madh, t\u00eb pashmangsh\u00ebm detyrimin e\u00a0 Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb ball\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i zgjidhur detyrimet tona ndaj k\u00ebtyre shtresave.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra e gjitha kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb kontekst 31 vjet m\u00eb von\u00eb kur 31 vje\u00e7 jan\u00eb ata q\u00eb lind\u00ebn n\u00eb dhjetorin e 90-\u00ebs akoma m\u00eb t\u00eb rinj jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur gjat\u00eb administrat\u00ebs ton\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb mosh\u00eb votimi jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb lindur apo do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn e votimit ata q\u00eb kan\u00eb lindur kur ne e nis\u00ebm administrimin ton\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, qeverisjen ton\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat demokrat\u00eb q\u00eb i prin\u00eb betej\u00ebs s\u00eb 25 prillit p\u00ebr largimin e regjimit, t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat e kombit ton\u00eb, ata jan\u00eb arsyeja pse beteja jon\u00eb nuk resht dhe nuk ka\u00a0 p\u00ebr t\u00eb reshtur deri n\u00eb fitore. Sepse ndryshe nga regjimi q\u00eb po i p\u00ebrz\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe largon nga familjet e tyre sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb 31 vjetor ne\u00a0 nuk harrojm\u00eb se lind\u00ebm si partia e rinis\u00eb shqiptare, jemi dhe mbetemi partia e t\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave shqiptar\u00eb. Le t\u00eb shohim tek rinia shpres\u00ebn, le t\u00eb shohim tek rinia\u00a0 t\u00eb ardhmen, t\u00eb ardhmen q\u00eb duhej t\u00eb kishte ardhur, por q\u00eb u ndal prej regjimit dhe prej mang\u00ebsive e gabimeve tona. Tek rinia dhe duarve t\u00eb saj t\u00eb afta, shpirti i saj i past\u00ebr, vizioni i saj per\u00ebndimor, ne Partis\u00eb Demokratike do t\u00eb vendosim fatin e Shqip\u00ebris\u00eb europiane. Por ne nuk mund t\u00eb injorojm\u00eb, se p\u00ebrndryshe prap\u00eb do t\u00eb gabojm\u00eb, at\u00eb \u00e7ka po ndodh aktualisht me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb familjes ton\u00eb, ndaj dua t\u2019i drejtohem demokrat\u00ebve t\u00eb zhg\u00ebnjyer, demokrat\u00ebve t\u00eb m\u00ebrzitur e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar e t\u2019ju them e njoh dhe e kam prekur d\u00ebshp\u00ebrimin tuaj, nga Tropoja n\u00eb Sarand\u00eb, nga Mal\u00ebsia e Madhe, n\u00eb Dib\u00ebr, Ersek\u00eb, Kolonj\u00eb e Gjirokast\u00ebr\u00a0 jemi takuar dhe m\u00eb keni vot\u00ebbesuar jo nj\u00eb karrige, as nj\u00eb mandat t\u00eb tret\u00eb por prirjen n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e shteti dhe nj\u00eb qeverie q\u00eb nuk ka lidhje me demokracin\u00eb dhe vot\u00ebn e lir\u00eb.\u00a0 N\u00eb beteje frontale t\u00eb gjer\u00eb sa vet\u00eb kauza e shqiptar\u00ebve p\u00ebr ndryshim, t\u00eb nj\u00eb beteje ku demokrat\u00ebt do t\u00eb prijn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb me vlera, me prime, me vizion mbi t\u00eb gjitha me motivin e vet\u00ebm me t\u00eb cil\u00ebn lind\u00ebm 31 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Interesat e tyre, interesat e demokrat\u00ebve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shenjta se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr dhe se \u00e7dokush tjet\u00ebr. Ndaj hijet e t\u00eb kaluar\u00ebs nuk duhet t\u2019ju turbullojn\u00eb. Kulti i individit q\u00eb t\u00ebrhoqi zvarr\u00eb me 20 shkurt nuk mund dhe\u00a0 nuk mund t\u00eb ringrihet m\u00eb n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Jam n\u00eb mesin tuaj si\u00e7 kam qen\u00eb gjithmon\u00eb, jo si nj\u00eb njeri q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shtoj\u00eb radh\u00ebt e ndjek\u00ebsve t\u00eb tij, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkufizimi bolshevik i udh\u00ebheq\u00ebsit. Detyra ime\u00a0 sa i takon partis\u00eb ton\u00eb, familjes ton\u00eb politike, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, jo q\u00eb p\u00ebrmes manipulimit, skemave, intrigave\u00a0 apo akoma m\u00eb keq mend\u00ebsis\u00eb\u00a0 s\u00eb shkuar q\u00eb mban peng akoma vendin, politik\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb, ekonomin\u00eb, por p\u00ebrmes parimeve q\u00eb kan\u00eb form\u00ebsuar shoq\u00ebrit\u00eb e lira t\u00eb Europ\u00ebs dhe Amerik\u00ebs ku shkojn\u00eb shqiptar\u00ebt. T\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb po tentojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sot aktor\u00ebt 30-vje\u00e7ar\u00eb t\u00eb tranzicionit sepse po e b\u00ebra dhe un\u00eb at\u00ebher\u00eb kam v\u00ebn\u00eb\u00a0 nj\u00eb tjet\u00ebr\u00a0 tull\u00eb n\u00eb murin e tranzicionit q\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga \u00ebndrrat dhe aspiratat e 31-viteve m\u00eb par\u00eb nga Shqip\u00ebria si gjith\u00eb Europa. Jo, nuk jam n\u00eb mesin tuaj p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar njer\u00ebz q\u00eb ndjekin verb\u00ebrisht, nuk jam nuk duhet t\u00eb jem as un\u00eb dhe askush prej nesh nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon ndjek\u00ebs, por jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb zemrat tona, udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb frym\u00ebzojm\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebs\u00a0 q\u00eb \u00e7do shqiptar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lider i vet\u00ebs s\u00eb tij, i nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, i familjes s\u00eb tij\u00a0 q\u00eb \u00e7do shqiptar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar\u00a0 i vlerave dhe parimeve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria, jo p\u00ebr nj\u00eb kult t\u00eb ri individi. P\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheqje dhe nj\u00eb drejtim q\u00eb lind apo \u00e7liron brenda zemr\u00ebs dhe shpirtit t\u00eb \u00e7do shqiptari liderin q\u00eb ndodhet brenda tij, lideren q\u00eb ndodhet brenda saj p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara si europiane. Ndaj, kjo dit\u00eblindje e 31-t\u00eb na gjen zem\u00ebrthyer sepse pamenduesh\u00ebm duhet t\u00eb kalonim edhe nj\u00eb sprov\u00eb pas kaq shum\u00eb sprovave, por e till\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga drejt vlerave, e till\u00eb ka qen\u00eb rruga drejt virtytit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb demokracis\u00eb dhe mir\u00ebqenies n\u00eb vendet e\u00a0 per\u00ebndimit. E nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe as rruga jon\u00eb. Ne do ta kalojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sprov\u00eb sepse ne jemi bashk\u00eb dhe jemi t\u00eb bashkuar. Ne jemi t\u00eb bashkuar me vlerat me t\u00eb cilat lind\u00ebm, vlerat e liris\u00eb dhe demokracis\u00eb, vlerat e per\u00ebndimit. Ne jemi Partia Demokratike Shqip\u00ebris\u00eb, pro amerikane, pro europiane komb\u00ebtare, parti e vlerave t\u00eb per\u00ebndimit.<br \/>Ndaj \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb na ndalur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na t\u00ebrhequr anash nga p\u00ebrballja frontale me rrezikun e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb paraqet regjimi grabitqar\u00eb i lindur nga masakra e 25 prillit, \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb e shkuara. Sot, ne jemi k\u00ebtu dhe un\u00eb jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb konfirmuar n\u00eb emrin tuaj dhe t\u00eb mij\u00ebra demokrat\u00ebve anemban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se e shkuara nuk mund dhe nuk do t\u00eb na pengoj\u00eb n\u00eb misionin ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Se duke nisur q\u00eb nga ky moment, e deri n\u00eb realizimin e objektivit ton\u00eb par\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u2019i \u00e7elur rrug\u00ebn europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i regjimit anti-per\u00ebndimor\u00eb, anti-demokratik, anti-drejt\u00ebsi, t\u00eb Edi Ram\u00ebs, ne t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb do t\u00eb vazhdojm\u00eb p\u00ebrpara dhe vet\u00ebm p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Kjo ftes\u00eb i drejtohet edhe atyre q\u00eb gabuesh\u00ebm kan\u00eb menduar se kjo parti e kan\u00eb humbur rrug\u00ebn e vet dhe mund t\u00eb tentoj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pashkelura nga partit\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb demokracis\u00eb apo se mund t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb thyej ADN-n\u00eb ton\u00eb ku nd\u00ebrthuren nj\u00ebra me tjetr\u00ebn liria, demokracia, orientimi pro per\u00ebndimor dhe interesi komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve. K\u00ebto 3 vlera themelore t\u00eb demokrat\u00ebve, k\u00ebto 3 vlera themelore me t\u00eb cil\u00ebt lind\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb paprekshme, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm mendimi i lir\u00eb, mendimi ndryshe, i cili do t\u00eb derdhet n\u00eb dialogun komb\u00ebtar t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb demokrat\u00ebve t\u00eb shtun\u00ebn, 18 dhjetor n\u00eb Pallatin e Kongreseve k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb.<br \/>Pra, le mos t\u2019i lejojm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, dit\u00ebn e lindjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dit\u00ebn e lindjes s\u00eb forc\u00ebs q\u00eb mish\u00ebron idealin e demokracis\u00eb, q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e demokracis\u00eb, q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe dishepujt e demokracis\u00eb, q\u00eb oligarkia dhe krimi i organizuar q\u00eb kan\u00eb sunduar e sundojn\u00eb me ndihm\u00ebn e tyre dhe p\u00ebr shkak t\u00eb tyre t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb duke menduar se demokrat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>Jo!<\/p>\n<p>11 dhjetori i sot\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eblindje e thyer p\u00ebr shkak t\u00eb shkelmimit t\u00eb nj\u00eb vlere, vendosjes s\u00eb interesit personal mbi interesin e demokrat\u00ebve, mbi interesin e Shqip\u00ebris\u00eb, mbi interesin komb\u00ebtar. Por e dim\u00eb q\u00eb dit\u00eblindje, jo \u00e7do dit\u00eblindje shkon ashtu si\u00e7 e duam, por ne m\u00ebsojm\u00eb dhe ecim p\u00ebrpara. Me zemr\u00ebn e hapur, p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb ka gabuar por q\u00eb ka motive t\u00eb pastra, me vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb kujtdo jasht\u00eb radh\u00ebve tona politike, jasht\u00eb familjes ton\u00eb politike apo q\u00eb instrumentalizohet brenda familjes ton\u00eb politike nga ata q\u00eb e duan Partin\u00eb Demokratike t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, nuk do t\u2019ia dilni, ne jemi t\u00eb bashkuar e do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb bashkuar deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e misionit ton\u00eb: Fitoren e Partis\u00eb Demokratike, fitoren e demokracis\u00eb, fitoren e Shqip\u00ebris\u00eb si Gjith\u00eb Europa. Ju uroj t\u00eb gjith\u00eb demokrat\u00ebve kudo ku jan\u00eb, g\u00ebzuar 11 dhjetorin, dit\u00ebn e lindjes s\u00eb Partis\u00eb Demokratike!<\/p>\n<p>Zoti i bekoft\u00eb demokratet dhe demokrat\u00ebt!<\/p>\n<p>Zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<div class=\"bigGalleryBox\" id=\"g\">\n<div class=\"col-xs-12 col-md-12 col-sm-12 col-lg-12 bgbC noPadding\">\n<div class=\"imageHolder\">\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/top-channel.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/a3-14.jpg\" class=\"img-responsive fullWidthImage\"\/><a rel=\"nofollow\" href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/11\/basha-ne-aktivitetin-e-pd-hijet-e-se-kaluares-nuk-duhet-tju-turbullojne333\/?foto=2#g\" class=\"galleryNav galleryRight\"><i class=\"fa fa-angle-double-right\" aria-hidden=\"true\"\/><\/a>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p class=\"last\">\n<strong><br \/>\nTop Channel<br \/>\n<\/strong>\n<\/p>\n<\/div>\n<p><script>\n\t\tvar ajaxurl = \"https:\/\/top-channel.tv\/wp-admin\/admin-ajax.php\";<\/p>\n<p>\t\t\/\/Google Analytics\n\t\twindow.dataLayer = window.dataLayer || [];\n\t\tfunction gtag(){dataLayer.push(arguments);}\n\t\tgtag('js', new Date());<\/p>\n<p>\t\tgtag('config', 'UA-7855069-1');<\/p>\n<p>\t\t\/\/Facebook\n\t\twindow.fbAsyncInit = function() {\n\t\t\tFB.init({\n\t\t\t\tappId      : '1715618661991455',\n\t\t\t\txfbml      : true,\n\t\t\t\tversion    : 'v2.10'\n\t\t\t});\n\t\t\tFB.AppEvents.logPageView();\n\t\t};<\/p>\n<p>\t\t(function(d, s, id){\n\t\t\tvar js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];\n\t\t\tif (d.getElementById(id)) {return;}\n\t\t\tjs = d.createElement(s); js.id = id;\n\t\t\tjs.src = \"https:\/\/connect.facebook.net\/en_US\/sdk.js\";\n\t\t\tfjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);\n\t\t}(document, 'script', 'facebook-jssdk'));\n\t   <\/script><br \/>\n<br \/>[ad_2]<br \/>\n<br \/><a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2021\/12\/11\/basha-ne-aktivitetin-e-pd-hijet-e-se-kaluares-nuk-duhet-tju-turbullojne333\/\">Source link <\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ad_1] Kreu i PD-s\u00eb, Lulzim Basha u ka b\u00ebr\u00eb thirrje demokrat\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos turbullohen nga hijet e s\u00eb shkuiar\u00ebs, duke n\u00ebnkuptuar Sali Berish\u00ebn. Sipas tij t\u00eb drejtat themelore t\u00eb demokrat\u00ebve jan\u00eb t\u00eb paprekshme. Basha i \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur nga Enkelejd Abileaj, Orjola Pampuri, Arbri Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Dhurata \u00c7upi dhe t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 12:00 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8393,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[359],"tags":[6680,2142,6685,6681,6683,1581,6684,6682,6686,6687],"class_list":["post-8413","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-attualita","tag-aktivitetin","tag-basha","tag-duhet","tag-hijet","tag-kaluares","tag-ne","tag-nuk","tag-se","tag-tju","tag-turbullojne"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8413"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8413\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.imalbania.com\/kosova\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}