Kjo mund të jetë spektakli që të gjithë “të fiksuarit” pas çokollatave do të gjenin veten. Por edhe do të “shijonin” me sy nga ekrani.
Në Hollandë, kanali RTL 4 ka lancuar audicionet e një spektakli i cili është quajtur si “talent show më i ëmbël në vend”.
RTL4 është në kërkim të çokollatorëve të talentuar të cilët duan të tregojnë aftësitë e tyre në artin e çokollatës.
Miljuschka Witzenhausen do të jetë prezantuese e spektaklit dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë, mund të drejtohen në faqen at rtl.nl/chocolade
/IMA/