Më në fund dilema për prezantuesin e Big Brother Albania 8 ka marrë një përgjigje. Pasi publikuam lajmin për dy nga emrat më të perfolur si pretendente për këtë post Albana Osmani dhe Luana Vjollca, vetë produksioni i Big Brother ka reaguar në faqen zyrtare duke publikuar emrin e prezantuesit zyrtar të këtij edicioni. Moderatori i njohur Ledion Liço pas mbylli me sukses edicionin e katërt të The Voice do të drejtojë reality show-n më të ndjekur në Shqipëri Big Brother. Ledioni do të jetë gjithashtu prezantues i edicionit të 12-të të Top Fest që nis në date 9 Shkurt në ekranin e Top Channel.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj, në pritje të fëmijës së parë bashkë!
Lajme të gëzuara për çiftin e dashur të publikut, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët pritet të bëhen prindër...
shpresojme qe Arbana te rikthehet sa me shpejte se eshte nej pjese e rendesishme e Big Brother 🙁