Lojërat Olimpike “Rio2016” falas në rrjetin e RTSH

Lojërat Olimpike në të cilën marrin pjesë vende nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, të cilat këtë herë vijnë nën emrin Rio2016, që do të zhvillohen në Brazil do të transmetohen pa asnjë pagesë edhe në rrjetin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Duke filluar nga 5-21 Gusht, programacioni i kanaleve të RTSH do të pushtohet nga eventet sportive të llojeve të ndryshme ku shumica e takimeve do të përcillen drejtpërdrejt për shikuesit.

Përveç transmetimit pa pagesë, këtë event mjaft të rëndësishëm për arenën sportive do ta transmetojë edhe SuperSport, i cili ka arritur të fitojë të drejtat për kategorinë PayTV.

Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim