Ndërsa u vendosën dy javët e fundit të Shkurtit për të filluar, më në fund Televizioni Klan ka caktuar datën finale për fillimin e sezonit të tretë të “Lufta e Nuseve”.
IMAlbania.com ka zbuluar se reality show me nuse, do të rikthehet duke filluar nga e diela e 5 Marsit.
Edhe këtë vit emisioni do të jetë nën drejtimin e Ami Toskës dhe nën përkujdesjen e veçantë të AMI EVENT.
Çmimi ashtu si edicionin e kaluar, do të ofrohet nga Sava Tours./www.imalbania.com/