TV

DY VJET ME TV SHENJËN/ EKIPI I SHENJËS: TË GATSHËM T’I OFROJMË SHIKUESVE INFORMACIONE TË SAKTA

0

Televizioni Shenja shënon sot dy vjetorin e fillimit të transmetimit në eterin e Maqedonisë. Si sot dy vite më parë, në orën 18:55, me edicionin qendror të lajmeve filloi bashkëudhëtimi ynë me secilin prej juve të nderuar shikues, në misionin për informim të drejtë, objektiv dhe të shpejtë. Shërbimi ndaj jush dhe së vërtetës, do të vazhdojë edhe më tej. Në vazhdim përmes kësaj kronike do ju sjellim edhe pak nga prapaskenat e një dite të zakonshme këtu në televizionin Shenja.

T’i përjetosh 2 vite sfida, dy vite punë, përkushtim ndonjëherë edhe stres  por edhe gëzim dhe në fund të shohësh produktin final, të ngjall emocion dhe satisfaksion në të njëjtën kohë. Edhe pse me këto përjetime përballet çdo ditë ekipi, ngelet kontributi i çdo njërit që e jep për shoqërinë.

Ajo që shfaqet para ekraneve televizive, kuptohet që është një produkt i punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm nga një ekip i madh, i cili përbëhet nga prezentues, gazetarë, redaktorë, kameramanë, realizatorë si dhe stafi tjetër teknik. Natyrisht ky ekip udhëhiqet dhe menaxhohet nga drejtoria të cilët nga modestia nuk janë pjesë e këtij materiali.

Një ditë normale e këtij ekipi ngjan si në vijim

Regjia është poashtu faktor kyç të cilët çdo herë janë në dispozicion për të ndihmuar në çfarëdo lloj mënyre. Janë edhe dy epiket tjera të cilët punojnë në orare të ndryshme por që japin të njejtin kontribut.

Të flasësh për 2 vite të plota koha është aq e paktë saqë nuk mjafton, por është një moto që flet më shumë se çdo varg tjetër, shenja godet në shenjë.  Qoftë ky vetëm fillimi i një suksesi.

Medina Ajeti /SHENJA/

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in TV