TV

Studimi, qytetarët e Maqedonisë më së shumti shikojnë lajme dhe seriale

0

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele në Maqedoni sot në hapësirat e Agjencisë mbajti mbledhje publike, në të cilën, përveç aktiviteteteve të realizuara të Agjencisë për tremujorëshin e kaluar, u prezantua edhe Analiza e tregut të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele për vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas rezultateve të hulumtimit që në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar u zbatua me kërkesë të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale, qytetarët e Maqedonisë nuk shfrytëzojnë vetëm një burim të informacioneve, por në të shumtën e rasteve informohen përmes televizionit dhe internetit.

“Hulumtimi tregon se televizioni është medium më i rëndësishëm përmes së cilit informohen qytetarët, pothuajse 75 përqind e të anketuarve deklaruan se ngjarjet vendore dhe të jashtme për çdo ditë informohen përmes televizionit. Burimi i dytë më i shpeshtë është interneti, ku 66 përqind e të anketuarve u përgjigjën se asnjëherë nuk informohen nga radiot, ndërsa 57 përqind se asnjëherë nuk informohen nga mediat e shtypit. Në të shumtën e rasteve qytetarët e Maqedonisë shikojnë lajme, më pas seriale, të cilat, siç deklaruan, janë shumë të përfaqësuara në media. Të anketuarit u prononcuan se ka mungesë të programit edukativ dhe kulturor, programe për fëmijë dhe filma vizatimor, emisione dokumentare dhe filma artistik”, qëndron në njoftimin e Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale.

Hulumtimi që u zbatua nga fundi i vitit 2015, në të cilin u përfshinë 1.200 të anketuar të moshës mbi 16 vjeç, tregon se 7.5 përqind e qytetarëve kanë shfrytëzuar antenë të zakonshme, ndërsa 84.3 përqind kanë shfrytëzuar shërbimet e operatorëve të rrjeteve elektronike komunikuese publike.

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in TV