SERIAL

Sulltanesha Kosem nga 11 Prilli në TV21

0

Pasardhës i serialit “Sulejmani i Madhërishëm”,  me të njejtët producentë dhe staf, Muhtesem Yuzil: Sultan Kosem, i pershtatur ne shqip si Sulltanesha Kosem flet kësaj radhe për historinë e një drejtuese të Perandorisë Osmane, e vetmja e cila arriti që të hipi në fronin perandorak me origjinën e besimit të Krishterë. Seriali ashtu sic e informuam ekskluzivisht do te vij premiere per here te pare ne TV21M, kete te Hene 11 Prill, ku do te transmetohet dy here ne jave, te Henen dhe te Marten ora 20:00.

Sulltanesha ishte greke, e cila arriti të bëj për vete sulltanin dhe të lidhi jetën me të. Ajo do të përfaqsohet në këtë serial nga dy aktore, Anastasia Tsimpo dhe Beren Saat.

 

Anastasia është një vajzë 17 vjeçare greke, e cila arriti të bind producentët turk në përzgjedhjen e saj. Ajo është një aktore edhe në vendin e saj, ku është mjaft e mirënjohur edhe nga publiku helen, tashmë edhe në Turqi por edhe më gjerë pasi emri i saj po përflitet kudo.

Kush është vajza greke që do të intepretoj Sulltaneshën Kosem adoleshente

Anastasia do të luajë një pjesë të episodeve të serialit nën rolin e Sulltaneshës Kosem në adoleshencë, më pas ajo do të largohet nga roli duke ia lënë vendin Beren Saat. Beren do të ketë edhe peshën më të madhe në serial, ajo do të jetë protagonistja kryesore e serialit, përsëri nën rolin e Sulltaneshës Kosem e cila tashmë është rritur.

beren saat kosem sultan

Tims Production, kompania prodhuese e këtij seriali, ka publikuar edhe posterat kryesorë të tij si edhe trailerin me të cilin u prezantua një përmbledhje e serialit. I cili dha një përshtypje mjaft të mirë edhe tek publiku shqiptar. Komentet në portalin tonë kanë qenë mjaft pozitive të cilat vlersonin përveç cast-it edhe skenografinë dhe veshjet të cilat janë vërtetë mbreslënënëse dhe të goditura.

You may also like

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in SERIAL