Miss Universe Albania ka pak minuta që ka kurorëzuar më të bukurën e këtij kompeticioni. Ajo quhet Lindita Idrizi, është 19 vjeç nga Elbasani dhe do të jetë përfaqësuesja e Shqiperisë në Miss Universe 2016.
Finalistja tjetër Endrra Kovaçi është shpallur Miss World Albania, e cila do të përfaqësojë Shqipërine në kompeticionin e bukurisë botërore.
Përveç dy fitueseve kryesore gjate mbrëmjes u shpërndanë edhe disa çmime te tjera. Kështu Miss Eleganca u shpall Arvenita Morina, Miss Buzeqeshja – Erlinda Deda dhe Miss Bikini – Adea Mehmetaj.