Ne kuadër te Klubit te Filmit KinoTirana mbeshtetur nga Bashkia Tirane dhe mundesuar nga Ambasada Amerikane si edhe me suportin mediatik të InfoMedia Albania filmi që do të shfaqet këtë javë në Qendrën TEN është pikërisht “Mr.Smith Goes To Washington.
Mr.Smith Goes To Washington është një komedi-dramë Amerikane e1939 drejtuar nga Frank Capra, me aktorët Jean Arthur dhe James Stewart. Filmi ka të bëjë me një senator të sapo-emëruar të Shteteve të Bashkuara, i cili lufton kundër një sistemi politik të korruptuar. Sidoqoftë, një vepër me qëllim të mirë krijon një zinxhir dramatik të ngjarjeve, një seri ngjarjesh që do ta shohin atë në kundërshtim me kolegët e tij, me agjentët e fshehtë dhe me gjithë Senatin. Filmi ishte i diskutueshëm kur u shfaq për herë të parë, por ishte gjithashtu i suksesshëm në kinematë dhe e bëri Stewart një yll të madh filmi.
https://www.youtube.com/watch?v=sm9qaEJ3MBc
Ju ftojmë të Enjten më 8 Dhjetor ora 19.00 në Qendrën TEN aty ku KinoTirana ju mirëpret të gjithëve!